Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Screenshot_2016-03-25-11-31-27-1.jpg
Tre tutorëve, të cilët u arrestuan ditën e djeshme, në kuadër të një operacioni kundër prostitucionit.

Në pranga ranë 7 persona, mes tyre edhe dy vajza, që shfrytëzoheshin për prostitucion.*Tre prej të arrestuarve kishin rolin e tutorëve, dy të tjerë janë klientë.

Oficerët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme kishin nisur një procedim rreth 9 muaj më parë dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë së jashtëligjshme.

Burime zyrtare të Policisë thanë se rrjeti drejtohej nga shtetasit Nik Gjonikaj, 48 vjeç, i dënuar më parë për prodhim të lëndëve narkotike, Besnik Manka, 35 vjeç, dhe Bledian Nurja, 32 vjeç.

Forcat e Policisë ndërhynë të mërkurën, rreth orës 21:00, në një prej moteleve në afërsi të Vaqarrit, duke arrestuar në flagrancë dy vajzat që po ushtronin prostitucion, Aureta B., 27 vjeçe, e Domenika D., 23 vjeçe, si dhe dy klientët, Melsi M., 52 vjeç, e Hajredin S., 37 vjeç.

PROSTITUCIONI

Sipas hetimeve që ka kryer Policia e Tiranës, dyshohet se Nik Gjonikaj në bashkëpunim me Besnik Mankën dhe Bledian Nurjën, sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të moshave të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.

Besnik Manja

“Më datë 23 mars, në orën 21:00, u dokumentua që shtetasit e mësipërm kanë ndërmjetë- suar që shtetaset Domenika D. dhe Aureta B. të ushtronin prostitucion me shtetasit Melsi M. dhe Hajredin S.”, thuhet zyrtarisht nga Policia e kryeqytetit.

Burimet thanë se pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë me një klient. Kishte raste që një vajzë ushtronte prostitucion me 3 klientë të ndryshëm brenda natës.

Bledian Nurja

Ndërsa paratë ndaheshin me tutorët e tyre. Dy vajzat e arrestuara dje për ushtrim prostitucioni jetonin bashkë në një apartament të marrë me qira në Tiranë.

Njëra rezulton të jetë jetime dhe nuk ka as vëllezër e motra. Ndërsa vajza tjetër është nga një fshat i Elbasanit. Atje jetojnë edhe prindërit dhe dy motrat e saj, ndërsa vetë e arrestuara kishte disa muaj që ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte në kryeqytet.

HOTELET

Deri tani Policia e Tiranës ka identifikuar disa hotele dhe motele që frekuentoheshin më shpesh nga dy vajzat e arrestuara për prostitucion.

Nik Gjonikaj

Këto vende siguroheshin nga tre tutorët nëpërmjet njohjeve që ata kishin. Zonat ku ndodhen këto hotele janë në periferi të Tiranës, si në Vaqarr dhe në Sauk, por në pjesën më të madhe të rasteve prostitucioni kryhej në hotele që ndodhen në zonën e ish-Bllokut.

Burime nga Policia thanë se ka nisur një procedim penal edhe ndaj pronarëve të këtyre hoteleve, me akuzën e vënies në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.

ETLEVA DELIA

*

Gazeta Panorama.
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

U lumte!
Shume mire qe kane filluar te arrestojne klane te tilla kriminale.
Ketu gazetari qenka me i pergjegjshem,dhe paska vendosur vetem emrin e gocave..:P
I lumte ,mesaduket komentet tona tek tema e djeshme u lexuan ,dhe nga gazetaria jone e kulluar..:P
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Publikimi i emrave te klienteve me duket i tepruar.

Kane halle njerezia. Pa lek nuk ju ec... dhe bojn zgjidhje alternative. :P
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Publikimi i emrave te klienteve me duket i tepruar.

Kane halle njerezia. Pa lek nuk ju ec... dhe bojn zgjidhje alternative. :P

Kesaj rradhe kanee publikuar djemt :P

kush do i martoje tani keta?! :P
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Kesaj rradhe kanee publikuar djemt :P

kush do i martoje tani keta?! :P

Gjynah, mbeten n'shpi te babes. Lol

Serio. Ju meshojne ketyre policia, dhe nuk merren prostitucionin elitar qe ne Tirane ekziston me te madhe. Aty dalin peshq te medhenj dhe kush te guxonte. ;)
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Gjynah, mbeten n'shpi te babes. Lol

Serio. Ju meshojne ketyre policia, dhe nuk merren prostitucionin elitar qe ne Tirane ekziston me te madhe. Aty dalin peshq te medhenj dhe kush te guxonte. ;)

Te medhenjeve su meshojne dot Aver,sepse ju ushqejne karriget me leke ,per te qendruar aty sa me gjate.
Fushatat eelktorale kush i sponsorizon?!
Pastaj keta nga ana e tyre,u mundesojne rrjetet lundruese te krinimalistikes dhe jo vetem.
E policia per te treguar qe lufton krimin,shkon tek Lana kap ndonje mjerane me tanga neper kembe..pffff
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Te medhenjeve su meshojne dot Aver,sepse ju ushqejne karriget me leke ,per te qendruar aty sa me gjate.
Fushatat eelktorale kush i sponsorizon?!
Pastaj keta nga ana e tyre,u mundesojne rrjetet lundruese te krinimalistikes dhe jo vetem.
E policia per te treguar qe lufton krimin,shkon tek Lana kap ndonje mjerane me tanga neper kembe..pffff

Fiks.

Rreshti i fundit ishte perle. :D
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Hallall ua beft zoti kto po qe jan akiosne per lavderim..Ju lumt dhe gazetaris qe sot kan qen me te pergjegjshem sesa dije .... Sic tha dhe nevi komentet tona kte her skan ren ne vesh te shurdher :P
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Emrat e tutoreve duhej vetem dhe kjo me vendim nga gjykata.Imagjinoni dy vajzat njera jetime tjetra nga nje fshat i Elbasanit qe askush se di rrjedhen e tyre si perfunduan aty gjithsesi nga e mira jo...dhe tani duke i publikuar emrat ne vend qe ti ndihmojne i shkaterrojne me shume ato..Ncncnc
 
Ke te drejt por do te shtoja mir sesht qe te publikohen emrat e plot por nje gje esht e sigurt kur mer vendimin per te ber dicka duhet ti mendosh mir dhe pasojat qe mund te ndodhin me von ose duhet te jesh i/e vetdijshm/e per cfa do ndodh...
 
Nese kishin vendosur ato te benin kete jete sdo te kishin as tutore,shumica detyrohen ose i kercenojne nje kjo dhe e dyta cna hyn ne ne pune se cilat jane dhe se cbejne,duhen kapur tutoret qe meren me shfrytezimin e femrave qe te goditet e keqja nga rrenjet,ato prap do te shfrytezohen kur te dalin qe aty.
 
Dakort spo gjykon njeri pse ben dhe si e ben ..Thjesht thash qe kur ben dicka duhet ti dish dhe pasojat pastaj se si esht e verteta kte smund ta dim as une as ti besoj.. Normale qe duhe te kapeshin tutoret kte skishin pse ti nxirrnin ne faqe te par te gazetes por mund dhe te jet bashkpunim me deshiren e tyre dhe tutori gjen klientet nga kjo lidhje qe kan ber policet i kan publikuar..
 
Pasojat eshte denimi pra pasi po bejne dicka te pa lejueshme perderisa prostitucioni nuk eshte legalizuar perndryshe nuk ka arsye te publikohen emrat e tyre,hajde se te gjithe e dime te verteten e tyre se si perfundojne aty,Per shqiperine flasim jo per ne europe ku prostitucioni eshte nje profesion si gjithe te tjerat...!
 
Titulli: Tre tutoret e prostitutave te bllokut,te kapur dje.

Si te iken keshtu biznesi nga duart paf paf.

Sot je neser sje ehhh.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top