Tre gjermanë në pranga, agjenturat dyshohen për shpërthimin

TruLLajKaa

Shqiptare
Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas gjermanë të dyshuar për shpërthimin tek ICO-ja. Kamerat na shpëtojnë me "fytyrë të bardhë". Gjermanët janë pjesë e shërbimeve inteligjente sipas burimeve tona. Dyshimi çon kah UDB-ja

Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas gjermanë të dyshuar për hedhjen e mjetit shpërthyes në selinë e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë, ditë më parë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, sipas të cilit mjeti shpërthyes i hedhur në Zyrën Civile Ndërkombëtare është TNT, që përdoret për shpërthim të shkëmbinjve me mundësi të shpërthimit nga 2 deri në 8 minuta.
"Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, shtetas gjermanë, të dyshuar për sulmin ndaj selisë së ICO-së. Policia është duke hetuar intensivisht këtë rast", tha ai. Sipas Elshanit, shtetasit gjermanë nuk kanë imunitet diplomatik dhe nuk janë pjesë e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.
Ndonëse sipas versionit zyrtar të policisë të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën rreth orës 16.00, burime të gazetës sqarojnë se njëri nga ta është arrestuar natën e shpërthimit tek ICO-ja, më 14 nëntor.
Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë kanë shpjeguar për "Kosova Sot" se deri te zbulimi i identitetit të të dyshuarve kanë ndihmuar kamerat, që janë të vendosura te ndërtesa e Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Sipas të njëjtave burime, njëri nga të arrestuarit tashmë është konfirmuar që të jetë pjesëtar i Shërbimit inteligjent gjerman, BND.
"Organet e hetuesisë kanë bazë të mjaftueshme që të dyshojnë se tre sulmuesit kanë lidhje edhe me Shërbimin inteligjent serb, UDB", i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i afërt me hetimet.
Policia e Kosovës ka vërtetuar edhe datën e hyrjes së tre shtetasve gjermanë në Kosovë, ndërkaq që gjatë qëndrimit të tyre këtu kanë performuar si turistë.
Zyrtarë të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), nuk kanë dashur që të komentojnë arrestimet lidhur me shpërthimin.
Ata e kanë bërë edhe më herët të qartë se i besojnë Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë në vend, andaj nuk do të përzihen në asnjë moment të hetimeve. Arsye shtesë se pse zyrtarët e ICO-së nuk duan që të përzihen në këtë çështje është koha dhe qëllimi i shpërthimit. Mjeti i cili qe montuar në oborrin e kësaj zyre ka shpërthyer rreth orës 17.00 dhe tritoli nuk ka qenë fragmentues, gjë që sipas zyrtarëve të ICO-së argumenton se vënia e eksplozivit nuk është bërë me qëllim të vrasjes së ndonjë pjesëtari të kësaj zyre.
Nga mjeti shpërthyes, i hedhur më 14 të këtij muaji para selisë së ICO-së në Prishtinë, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm disa xhama të thyer në hyrje të këtij objekti.
Sulm ndodhi në kohën kur bashkësia ndërkombëtare bënte presion ndaj liderëve kosovarë për të pranuar një plan të OKB-së, për shtrirje të misionit të EULEX-it në Kosovë, i cili pranonte kushtëzimet e Beogradit për shtrirje të këtij misioni.
Institucionet e Kosovës e patën dënuar ashpër aktin duke kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e tij.
Në një konferencë të menjëhershme pas shpërthimit, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e patën vlerësuar aktin si vepër e armiqve të Kosovës.
Përderisa ka qenë e pamundur të bëhet me gisht publikisht, institucionet e vendit dhe përfaqësues institucionalë nuk e kanë mohuar asnjëherë operimin në Kosovë të shumë shërbimeve inteligjente të shteteve të ndryshme./Kosova Sot/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top