Tre “bura” porositin tre “bira”

LeVoyageur

Once upon a time...
bura-696x450.jpg


E ulur te “Tree House Lounge”, duke pritur të më vinte gota e verës, më kapin veshët pranë meje tre burra, relativisht të rinj në moshë, që po jepnin porosinë…

Na sill tre “bira”! – dëgjova… Obobo, o Perëndi! Prapë! Më bënë veshët apo ata thanë “bira”?. Tre “bura” sapo porositën tre “bira”…

O njerëz, diçka po ndodh! Meshkujt kanë filluar të flasin në shumicë kështu. Edhe të imagjinosh… Ne të gjithë presim pikërisht nga ta që të na drejtojnë, qeverisin, të na japin mend, të na japin dru, të na martojnë, dhe më kryesorja: të na pallojnë! Po ky “buri që kërkon një birë”, a ka bythë t’i bëjë të gjitha këto? Se kjo shkronja “rr” nuk po rrëzohet më kot. Kësaj rr-së që bart kaq shumë virilitet e forcë i janë dashur shekuj të krijohet e të zërë vend në një institucion kaq madhështor e jetëgjatë, siç është gjuha. Fakti që pak burra të dhjetëvjeçarit të fundit po mundohen ta anashkalojnë, tregon, në radhë të parë, frikë…Por mund të pyesë dikush: frikë nga çfarë…?! Nga një shkronjë? Mund edhe të qeshë… Por ju siguroj se një shkronjë është po kaq e rëndësishme sa një kromozom.

ثshtë një kod kaq i thellë nënkuptimi dhe mirëkuptimi saqë, me heqjen e rr-së, prishet një lloj ekuilibri socio-psiko-seksual… Planeti ka filluar të ketë një mungesë të theksuar testosteroni. Mos ndoshta fenomeni i bjerrjes së rr-së është një lloj shenje e degradimit të burrërisë? Por me këtë s’dua të theksoj vetëm pakësimin e virilitetit dhe seksualitetit mashkullor, jo! Dua, ndërkohë, të theksoj pakësimin e cilësive dalluese të burrit! Burra pa fjalë,pa besë,pa qëndrueshmëri apo mençuri. Burra që s’e kanë më problem të flasin sikur të kenë frikë nga fuqia e theksit që ajo bart. Zhdukja e shkronjës “rr”- që është një shkronjë tejetej mashkullore në perceptimin tim- nuk po ndodh rastësisht, po ndodh për të gjitha këto arsye. Meshkujt, gjithmonë e më tepër po bien pre e një realiteti që i ballafaqon me përgjegjësi të mëdha,përgjegjësi këto që ata s’i duan më si përpara…

Liria e të dyja gjinive po vërteton çdo ditë e më shumë, që ka prishur më tepër ekuilibrat e gjinisë mashkullore! Mos na zhgënjeni, o burra! Të paktën luftojeni me dinjitet “përpjekjen” që po bëjnë një pjesë e mirë e grave për t’ju lënë pa “rr”. Mos e tregoni hapur që jeni dorëzuar…/Konica.al
 
Ne trazire dynjaja
Burrat porosisin bira e grate porosisin burra :druprapanice:

Ne halle dhe ne burrat se tamam zbutemi graria na do te forte. Ec e qendro :vriveten:
 
Back
Top