Trashëgimia kulturore, shumë fjalë, zero vepra

Love

βeℓℓe â๓e
  • * Ministri i kulturës,Aldo Bumçi diskutoi dje për çështjet e trashëgimisë kulturore
    * U pohua deri në 40 për qind rikompozimi i pikturave murale të Onufrit, por dhe survejim me kamera sigurie për 51 kisha të rëndësishme
onufriii.jpg


Nga: Valeria Dedaj

-Aldo Bumçi, ministër i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, iu përgjigj përreth 2 orë pyetjeve të drejtuara nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mbi trashëgiminë kulturore. Kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj fillimisht kërkoi prej Bumçit një raport për situatën konkrete të trashëgimisë kulturore, duke filluar nga afresket e Voskopojës, ndërtimet që po ndodhin në qytetin e Krujës, në kalanë e Tepelenës, alarmi që është dhënë nga UNESCO për trashëgiminë kulturore në Berat dhe Gjirokastër të rrezikuara për shkak të ndërtimeve pa leje etj. Për masat e marra nga MTKRS për dëmtimin e afreskut të Onufrit në Kishën e Shën e Premtes në Valsh, Elbasan, Bumçi, u përgjigj se projekti i restaurimit është hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe deri në rreth 40 për qind e afreskut mund të rikompozohet, sikurse paralelisht është hartuar dhe një projekt i pajisjes me sisteme alarmi dhe kamera si dhe përforcim të dyerve dhe dritareve në 51 Kishat më të rëndësishme në Shqipëri. Këtë projekt e ka prezantuar rreth dy muaj më parë për “Shekullin” drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe. MTKRS po bashkëpunon me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për të harmonizuar ndërhyrjet në këto objekte, me qëllim mbrojtjen më të mirë të tyre. Por nuk u tha asgjë konkrete se kur janë gjasat që projekti të zbatohet konkretisht. Nuk është ky as projekti i parë, as i fundit që mund të ngelet stok dhe i pazbatuar për vite me radhë, derisa të sigurohet një donator “zemërmirë”.

Ashtu siç po ndodh aktualisht me projektin për restaurimin e Mozaikut Shqipëria, i cili as nuk përmendet se ekziston. Por dhe dje Bumçi, foli për bashkëpunimin me autorët e mozaikut, të cilët pranojnë se ky mozaik është ndërtuar keq dhe se restaurimi i tij, nuk shton përjetësimin e saj. Gjithsesi kostoja e restaurimit të këtij projekti ishte parashikuar se shkon rreth 4 milion lekë të reja. Lidhur më çështjet e ngritura për dëmtimet në territorin e ish- Burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë, Aldo Bumçi tha se “është parë më e arsyeshme që të përfundonte procesi i investimit për krijimin e Muzeut të Genocidit në Shkodër, jo vetëm sepse ky restaurim ka vlerë më të madhe, por sepse në radhë të parë është në qendër të qytetit në një zonë më të frekuentuar nga vizitorët. Kurse në ish-Burgun e Spaçit nuk mund të shkosh ta vizitosh nga afër nëse nuk shkon enkas për të. Megjithatë MTKRS për ndërhyrjen për muzealizimin e ish- Burgut të Spaçit, po bashkëpunon me organizatën Suedeze CHWB (Trashëgimia Kulturore pa Kufi) me qëllim dorëzimin e një aplikimi pranë Europa Nostra, i cili do finalizohet brenda 15 marsit të këtij viti. Organizata kërkon ta përfshijë ish-Burgun e Spaçit në 7 sitet në rrezik të kujtesës evropiane. MTKRS për ruajtjen e kujtesës kombëtare ka ndihmuar dhe në fushën e kinematografisë. Bumçi thotë se ka mbështetur realizmin e dokumentarëve nëpërmjet Qendrës Kinematografike, që i dedikohen sistemit komunist si “Martirët”, “Kur vriteshin poetët”, “Dritë në Humnerë”, “Zhdukja e inteligjencës shqiptare” etj. Për sa i përket interesit të Komisionit për ndërtimin pranë hyrjes së Kalasë së Krujës, Ministri Aldo Bumçi shtoi se MTKRS brenda hapësirave që i ngarkon ligji ka kryer sondazhin arkeologjik në një territor i cili nuk është i përfshirë brenda qendrës historike të qytetit. “Nuk ka asnjë ndërtim pa leje në qytetin e Krujës në zonat me mbrojtje të veçantë arkeologjike. Gërmimet arkeologjike nuk kanë zbuluar asgjë aty ku është ndërtuar”, tha Bumçi. Deputetja Paulina Hoxha, shtroi dy pyetje për ministrin e Kulturës. Se si do të shkojë fati i rindërtimit të shtëpisë së Luigj Gurakuqit? Dhe çfarë po bëhet me Fototekën Marubi? Bumçi shpjegoi se për Marubin është blerë një godinë e re në rrugën “Pedonale”, e cilësuar si monument kulture me vlerë 55 milionë lekë. Kurse për shtëpinë e Luigj Gurakuqit, e shembur para 15 vitesh, tha se rindërtimi i saj nga e para do të humbiste vlerat monumentale të ndërtesës.

Asgjë e tillë nuk u tha për rrënojat e Shtëpisë së Flamurit në Korçë. Madje nuk u përmend fare gjatë këtij diskutimi. Pavarësisht se nuk është konfirmuar publikisht nga MTKRS-ja, do të ngrihet një objekt i ri, i miratuar nga Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Para dy muajsh “Shekullit” iu konfirmua se miratimi ka hasur vetëm dy zëra kundër, të cilët e kanë quajtur “të jashtëligjshëm” ndërtimin e një objekti të ri mbi ish objektin e rëndësisë së veçantë. Tashmë këto dy zëra janë harruar. Vetë kjo çështje është harruar. Gjithçka ka ngelur në heshtje, që nga zbulimi i fajtorëve që e shkatërruan deri te projekti që po zbatohet. Neritan Ceka, anëtar i Komisionit ka konfirmuar për “Shekullin” se “mbas kësaj ndërtese do të ndërtohet një sfond arkitektonik që e lidh Shtëpinë e Flamurit me Godinën e Turizmit, vazhdim i ndërtesës në anën e poshtme të bulevardit”. Ndonëse objekti i ri do të jetë vetëm dy kate, aq sa dhe Shtëpia e Flamurit, sfondi arkitektonik që do të ndërtohet përreth tij, shkon katër kate. Por ky objekt nuk ka të bëjë me ndërtesën e mëparshme, sepse jo vetëm që ka dy kate plus, por ka dhe një arkitekturë moderne të viteve ’90”. Atëherë as në këtë projekt nuk ekziston më gjurmë e objektit historik? Për sa i përket hipotezës për roje. ministri Bumçi, ripërsëriti atë që kishte thënë me parë se “është e pamundur që të ruash monumentet me roje. Kur dhe në vitin 2007 ata që kanë ekzistuar, kanë qenë kujdestarët të cilët vështirë t’i vërtetoje nëse ishin ose jo në krye të detyrës”. Pra ai e konsideron shpenzim të kot. Asnjë premtim konkret nuk u deklarua dje nga Bumçi, përveçse projektit për kamerat e sigurisë në 51 kisha që ka rreth dy muaj që ka përfunduar. Por dhe ky ngelet thjesht në letër.

Auron Tare

Auron tare lexoi letrën që UNESCO i ka dërguar MTKRSsë. “Në letër,- tha Tare,- shkruhet se “shpreh shqetësimin e madh për shkak të mungesës së kontrollit mbi ndërtimet pa leje. Më vjen keq që nuk ka një kontroll që të ndërpres ndërtimet e vazhdueshme në dy qytetet te zgjedhura si trashëgimi botërore e UNESCOS”. Ndër të tjera, Tare rreshtoi dhe rastin e ndërtimeve pa leje Krujë, për objektin katër katesh. Ai shtroi dhe problematikën që ekziston në ish-Burgun e Spaçit, mosekzistenca e një roje. “Aty,- pohoi Tare,- monumenti po grabitet për skrap.”
Gjithashtu shqetësuese sipas tij ishin dhe ndërtimet pa leje që janë bërë në Kishën e Shën Gjergjit, e cila prej 5 vitesh qëndron e mbyllur dhe rrezikon rrëzimin e kupolës, fakt ky i konstatuar nga ekspertë që u është kërkuar një projekt restaurues nga MTKRS-ja.
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top