Lauri
Anunnak
Sipas doktor Robert White, kirurg në Universitetin e njohur Case Western në Cleveland të Ohio-s në SHBA, mjekësia ka arritur në atë shkallë që të mund të kryejë transplantimin e një koke njeriu.
Nëpërmjet transplantimit të kokës kryhet njëkohësisht edhe ai i mendimeve dhe shpirtit. Sipas tij truri është edhe selia e shpirtit. Ndërsa trupi, sado i bukur të jetë, nuk është gjë tjetër veç se një lloj baterie që kujdeset që truri të vazhdojë të jetojë dhe të funksionojë.
White don të transplantojë kokën e atyre që kanë sëmundje të pashërueshme trupi në trupa që kanë trurin të vdekur apo ndryshe si ç?e quan ai Transplantim Trupi. Për këtë njerëzit e quajnë Frankenstein dhe përbindësh. Ndërsa për kolegët ai është njeri i etur për famë dhe utopist.
Në vitin 1970 ai arriti të transplantojë një kokë majmuni.
Robert White thotë se nga përvoja ka nxjerrë që truri nuk duhet të shkëputet nga koka por të mbesë aty brenda. Sepse kështu lëmshet nervore të dëgjimit, parjes, shijes dhe nuhatjes që janë përgjegjës edhe për ndjerjen në zonën e fytyrës - mbesin funksionale.
I pyetur se a është etike apo morale të kryhet një transplantacion i tillë ai përgjigjet: "Nëse më vjen dikush dhe më thotë se ai është i ditur dhe njeri i punës por organet e tij nuk funksjonojnë më as trupi dhe se së shpejti do të vdesë dhe do të më kërkojë ti transplantoja kokën në një trup të shëndoshë ateherë nëse unë nuk do të pranoja të kryeja këtë operacion ai do të vdiste. Pranimi që do t?i bëja unë kërkesës së tij do t?i jipte atij mundësinë për të vazhduar së jetuari.".
Deri tani në transplantimet e bëra mjekët nuk kanë arritur të lidhin dot shtyllën kurrizore të kokës me atë të trupit të ri por kjo gjë mund të arrihet të bëhet së shpejti me ndihmën e teknollogjive të reja. As reaksioni që ndodh pas ngjitjes së kokës nuk përbën ndonjë problem të pazgjidhshëm.
Robert Weil me trupën e tij kanë gjetur një sistem me anë të të cilit nëpërmjet gjakut që qarkullon në kokën e shkëputur mundësohet ftohja e trurit me 10 gradë. Në këtë gjendje truri mund ti mbijetojë për një kohë të gjatë shkëputjes nga trupi.
Transplantimi i një koke njeriu do të kryhet vetëm pas shumë eksperimentesh të tilla të suksesshme me majmunë.
Robert White mbush së shpejti 74 vjeç dhe vazhdon të ëndërrojë të jetë kirurgu i parë që do të bëjë të mundur transplantimin e një koke njeriu.
Nuk është e sigurtë që ai do të arrijë të bëjë një gjë të tillë pasi mendohet se vetëm të paktën pas 20 vjetësh do të bëhet e mundur p.sh. përputhja e shtyllës kurrizore në trupin e ri.
Pyetjes se nëse trupi i tij do të ishte venitur dhe do ti ofrohej mundësia për të transplatuar kokën e tij në një trup të shëndoshë Robert White nuk i jep përgjigje.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu Mbështetur në materialin e emisionit Archimedes të kanalit televiziv europian Arte