Transplanti i organeve, komisioni refuzon projektligjin

eGo0sTyle

System Engineer
Spital-Operacion-transplanti-2-300x229.jpg


A duhet të lejohet transplanti i organeve për personat jashtë familjes. Ky ishte diskutimi dje mes përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe deputetëve të mazhorancës në Komisionin Parlamentar të اështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Këta të fundit kanë hedhur poshtë propozimin e projektligjit për “Transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Shqipëri” sipas të cilëve dhurimi i organeve duhet të lejohet edhe jashtë trungut familjar. Ndërsa shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Nestor Thereska theksoi për gazetën se për diskutimin e projektligjit të transplanteve duheshin thirrur sepse është një ligj shumë delikat dhe është i domosdoshëm edhe mendimi i tyre.

“Nuk më duket normale që dhurues organesh të jenë jashtë trungut familjar. Pra një shok mund ti dhurojë shokut të tij veshkën. Kjo do sillte abuzime sepse ai mund ta shesë veshkën 20 mijë euro dhe kjo mund të sjellë ndonjë situatë si në Bangladesh”,- theksoi Tritan Shehu. Ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Vjollca Duro shpjegoi se Direktivat e BE-së e lejojnë edhe dhurimin e organeve jashtë trungut familjar dhe sipas saj për hartimin e këtij projektligji janë bazuar në këto direktiva. Megjithatë as nga ky argument nuk janë bindur deputetët të cilat kërkuan që të shpjegojnë se në cilat vende dhurohen organe jashtë trungut familjar. “Nuk mund të më thuash se lejoka në Rumani të dhurohen organe edhe jashtë trungut familjar. Duhet të dini se Italia dhe Franca e kanë të ndaluar në mënyrë kategorike dhurimin jashtë familjes”- thekson Tritan shehu. Ndërkohë deputeti i pozitës Flamur Noka theksoi se ky është një projektligj shumë delikat dhe si i tillë duhet diskutuar dhe rishikuar nga Ministria e Shëndetësisë në mënyrë që të mos lihen hapësira për abuzime.

Ndërsa sa i takon dhurimit të organeve nga njerëz të vdekur u theksua se duhet përcaktuar se në çfarë situate mund të quhet një person i vdekur. “Mendoj se i vdekur duhet të jetë kur personi ka vdekje cerebrale pra vdekje të trurit’,- theksoi Tritan Shehu.

Të ndodhur në këtë situatë deputetet e pozitës kanë kërkuar që projektligji të rishikohet dhe të diskutohet ditën e hënë.

Ndërkohë drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero ka shpjeguar se ky ligj ka për qëllim të garantojë respektimin e standarteve të sigurisë gjatë kryerjes së veprimtarisë së transplantimit të indeve, qelizave dhe organeve me origjinë njerëzore të realizuara në vendin tonë për ruajtjen e shëndetit publik. “Hartimi i këtij projektligji është shumë i nevojshëm për faktin se teknikat mjekësore në vendin tonë kanë përparuar dhe fusha e transplantimit është një fushë pothuajse e parregulluar. Gjithashtu hartimi i këtij projektligji është i domosdoshëm pasi ligji në fuqi për transplantimin e organeve është i vjetër dhe i paadaptuar me legjislacionin komunitar”, theksoi Pipero.

Megjithatë specialistët kërkojnë që ky projekt-ligj të trajtohet me korrektësi maksimale.

“Ligji duhet të jetë sa më strikt dhe të mos lihen hapësira për abuzime. Duhet të dini se njerëz të shtyrë nga varfëria ekstreme kërkojnë të shesin veshkën”. Kështu u shpreh profesor Nestor Thetreska i cili thekson se hartuesit e projektligjit duhej të përfshinin dhe të thërrisnin edhe vet mjekët për të dhënën mendimin e tyre sepse kemi të bëjmë me një ligj shumë delikat. “Edhe vende të zhvilluar kanë pasur probleme sa i takon transplantit të organeve dhe janë përfolur shumë situate aspak njerëzore që kanë lindur falë abuzimit me organet. E theksoi se është një ligj i rëndësishëm dhe shumë delikat ndaj dhe kërkon vëmëndje maksimale”, thekson Thereska. Ndërkohë ai theksoi se nga për dhurimin e organeve do të ishte dakort që të ishin vetëm nga trungu familjar dhe kushërinjtë e parë.



26 marsi i vitit 2009 shënoi realizimin e transplantit të parë në vendin tonë në spitalin publik QSUT

1982, në një spital të Berlinit, në Gjermani është realizuar për herë të parë mbi një shqiptar transplanti i veshkës

10 transplante të veshkës në vit kërkohen afërsisht në vendin tonë, sipas mjekëve të QSUT-së

180 pacientë të sëmurë me veshka trajtohen aktualisht në dializë në spitalin “Nënë Tereza”

15 mijë euro në vit është kostoja e një pacienti I cili trajtohet në dializë dhe ka nevojë për transplant





“Doktor jam i varfër, më ndihmo të shes veshkën”

“Doktor, më ndihmo të shes veshkën. Jam i varfër dhe nuk kam asnjë mundësi tjetër për të mbajtur familjen”… Vetë shefi i Nefrologjisë, në QSUT Nestor Thereska na pohon se është ndeshur me rast të tillë. “ثshtë e trishtueshme por fatkeqësisht ndodh. Ka njerëz të varfër që duan ta shesin veshkën dhe kur këmbëngul që duhet të ketë një ligj strikt për këtë punë, kam parasysh pikërisht mbrojtjen e tyre Pikërisht mbi këta mund të fillojnë abuzimet”, theksoi Thereska. Rasti i një ushtaraku, i ka mbetur në mendje. “Të lutem shumë, unë jam nga Kruja dhe dua të shes veshkën. Di gjë sa është çmimi, sepse kam shumë nevojë për para”. Profesor Thereska theksoi se u tromaks nga kjo kërkesë dhe se përgjigja ndaj burrit të varfër kishte qenë e prerë, një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë. “Më kanë kapur edhe të tjerë, duke më thënë se kishin dëgjuar në media që diku në Indi a në Pakistan, të varfrit e shesin veshkën kundrejt çmimeve qesharake. Unë nuk dua që kjo të ndodhë edhe këtu. Kam dëgjuar edhe në Indi dhe Pakistan, që, moshat e vogla i detyrojnë prindërit me çmime qesharake fare, për të shitur veshkën”- thekson Thereska.



Doktor kam tre veshka, a mundem ta dhuroj njërën

“Doktor, jam me tre veshka. A mund të dhuroj njërën prej tyre e të ngelem pastaj me dy veshka si gjithë të tjerët…” Një pyetje e tillë i është drejtuar profesor Alketa Koroshit, doktor në shërbimin e Nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i cili ka bërë ekzaminimin e pacientit me tre veshka. Sipas Alketa Koroshit këto janë anomali shumë të rralla, por ndodhin. Të parët që habiten janë vetë personat që e mësojnë për herë të parë faktin. “Bëhet fjalë për një pacient me pamje të shëndetshme rreth të dyzetave. Mjaftoi një eko e thjeshtë dhe të vërtetohet se ai në dukje ka tre veshka. Duhet të dini se njëra nga veshkat nuk është funksionale por ajo gjendet afër dy të tjerave me pamje dhe përmasa të njëjta. Kjo është thjesht një keqformim i traktit urinar kongenitale {anomali e lindur} e cila jo gjithmonë sjell probleme shëndetësore tek pacientët”, pohon Alketa Koroshi. Ky fakt nuk e ka mërzitur aspak pacientin por e ka parë atë më optimizëm pasi njërën ka kërkuar ta dhurojë. “Mu desh ta shpjegoja se njëra prej veshkave nuk është funksionale, ndaj nuk bëhet fjalë aspak për dhurimin e saj pasi nuk do ti bënte punë askujt”, pohon Koroshi.


Shekulli.
 
Back
Top