Transformohet ne tjeter njeri për 36 orë

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë i mundur operacioni total i fytyrës së njeriut, i cili mund të cilësohet si rekordi i ri në fushën e mjekësisë.

Universisteti i i Maryland në Baltimore të SHBA ka arritur të transplatojë indet e fytyrës, dhëmbët, gjuhën dhe nofullën e 37-vjecarit Richard Lee Norris.

37-vjecari mbeti i gjymtuar pas një përleshjeje me armë në vitin 1997. Pacienti si pasojë kishte humbur buzët, hundën dhe funksionalitetit e gojës. Richard gjatë15 viteve të fundit ka qenë subjekt i ndërhyrjeve të ndryshme, por pa rezultat.

“Operacioni i cili zgjati 36 orë dhe në të cilën morën pjesë 150 infermierë nuk kishte si qëllim vetëm rindërtimin e fytyrës së dëmtuar, por edhe aspektin estetik, për të krijuar një pamje tërheqëse”,-tha në një deklaratë për mediat Eduardo D. Rodriguez, kreu i ekipit të mjekëve, të cilët kryen tranplantin më 19 dhe 20 mars./bw/
face-300x225.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top