WxP
Staf në FV.AL
Trajneri serb i klubit të njohur të futbollit Vardar në Maqedoni, Ratko Dostaniç sot dha dorëheqje nga posti i trajnerit për shkak të njohjes së Kosovës nga Shkupi zyrtar.
“Arsyetimi është për shkak të presioneve që kam pasur nga vendi im pas njohjes së Kosovës nga Qeveria e Maqedonisë.”, deklaroi trajneri Dostaniç.
Ai sot ishte kontaktuar nga drejtuesit e klubit të Shkupit dhe ka njoftuar se tërhiqet nga detyra e trajnerit. Dostaniç në krye të KF Vardarit erdhi gjatë muajit qershor të këtij viti.
(INA)