Tragjike në Gramsh/ Mbytet babai me dy djemtë dhe nipin, palombarët e RENEA-s nisen drejt vendngjarjes, gjenden sendet e tyre personale.

[^_^]

If you understand me, you can overwhelm me.
1690008211059.png



Tragjike në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës.
Gazetari Shkëlzen Henkoja tha për “BalkanWeb” se familjarët kanë bërë denoncimin. Palombarët dhe RENA janë nisur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar dhe gjetur trupat e personave që rezultojnë të humbur.
Mësohet se të afërmit e tyre kanë deklaruar se dy automjete dhe rrobat e gjetura pranë liqenit të Banjës janë të personave në fjalë.
Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy motoçikleta, rroba dhe 3 celularë. Policia e Gramshit dhe zjarrfikës po kontrollojnë aktualisht buzë liqenit.
1690008248651.png
1690008264545.png
1690008282787.png


BW
 

Tragjedia me katër viktima në Gramsh, palombarët e RENEA-s mbërrijnë në vendngjarje, nis puna për gjetjen e trupave,​


1690008336488.png

Palombarët e RENEA-s janë kanë mbërritur në liqenin e Banjës në fshatin Drizë të Gramshit dhe janë duke punuar për nxjerrjen e katër trupave që dyshohet se janë mbytur. Nga pamjet nga vendi i ngjarjes shihen forca të shumta të policisë si dhe palombarët e RENEA-s të cilët po bëhet gati që të futen për të nxjerrë nga uji trupat e 4 viktimave.

1690008361034.png
1690008373704.png
1690008386423.png

Katër shtetasit janë identifikuar si: Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/kbnQAlHtXEQ



Njoftimi i policisë:

lg.php


Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.


Në drejtimin e Prokurorisë, grupi
hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


BW
 

Tragjedia në Liqenin e Banjës në Gramsh, pas 90 minutash kërkimesh, nxirren katër trupat e pajetë.​



1690008473498.png

Palombarët e RENEA-s pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës
Katër viktimat janë identifikuar si Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/3WWWPurdzco


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/mCwnVmcG8pg


Njoftimi i policisë:

Liqeni i Hidrocentralit të Banjës.

Angazhimi maksimal e profesional i Polumbarëve të Reneas bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të katër shtetasve të mbytur në liqen, mbasditen e sotme.

Polumbarët e Reneas pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z).

BW
 

Ngjarja tragjike me 4 viktima në Gramsh, babai i të riut që u mbyt në liqen: Kur s’mu përgjigj në telefon erdha këtu dhe pashë…​



1690008581132.png

Tragjik rezultoi fati i 4 personave dje në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi i tij, të cilët hynë për t’u larë në liqen dhe nuk dolën më nga hidrocentrali i Banjës. Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve.


Mes dhimbjes dhe ankthit para se trupi I të birit të gjendej, babai i 20-vjeçarit Melsi Zogu tregoi më shumë mbi ngjarjen. Ai tha për mediat se të 4 viktimat kishin shkuar në liqen për t’u larë, por pasi ata nuk iu ishin përgjigjur telefonit, babai ishte nisur drejt vendngjarjes.

“U detyrova që të merrja një makinë dhe erdha me vrap. U futa deri diku, por nuk gjeta gjë. Djalin kam. Ata ikën për t’u larë. Babai me dy fëmijët e tjerë janë kushërinjtë tanë. I kanë me motor e telefona këtu. U nisën në orën 3 dhe i morëm në orën 17:00 në telefon. Kanë ardhur këtu janë larë. Nuk dimë më gjë më tej.”, tha babai i 20-vjeçarit.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/62H8TIKwRU4



BW
 

“Në liqen ka gropa të mëdha”, dëshmia tronditëse e shefit të zjarrfikëses në Gramsh: 4 viktimat s’dinin not, kanë mbytur njëri-tjetrin.​



1690008636720.png

Shefi i Zjarrfikëses në Gramsh ka treguar detaje tragjike nga mbytja e 4 personave dje në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.


Ai tha për mediat se pasi personi i parë ka hyrë për t’u larë dhe nuk rrezikuar të mbytej, kanë shkuar të gjithë me radhë dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Ilir Llapushi tha se në liqen ka gropa që janë hapur në kohën kur u ndërtua HEC-i, ndërsa për ata që nuk dinë not është shumë e vështirë për të dalë.

“Ngjarja është e rëndë. Babai me dy djemtë e vetë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari dhe kanë shkuar me radhë të shpëtojnë njëri-tjetrin, dhe djali i ri. Asnjë prej tyre nuk ka ditur not. Ka pasur disa gropa që janë bërë gjatë kohës kur u bë Hec-i i Banjës. Ato gropa kur futesh menjëherë të zhysin dhe ata kur janë larë, kanë përfunduar në këto gropa dhe duke mos ditur not kanë mbytur njëri-tjetrin. Liqeni është i thellë i gjithë. Dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që dinë not. Ne si shërbim zjarrfikëse kemi qenë këtu dhe dje. Sot nuk erdhëm, qëlloi shumë keq që nuk ishim. Nuk ka nevojë për roje, këtu nuk lahet njeri tjetër. Këtu janë larë, por nuk lahet njeri. Një njeri që nuk di not, nuk duhet të futet për t’u larë, absolutisht jo.”, tha ai.

Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/5oQZTsYrNz0


BW
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top