Tragjike e komike, shqiptarët shqetësohen më shumë për filmat sesa për shëndetin

AnGeLiC

VIP
V.I.P
denisi-680x365_c.jpg

Debati i ditëve të fundit lidhur me heqjen nga qarkullimi të filmave të periudhës komuniste ka sjellë një sërë reagimesh edhe nga qytetarë të thjeshtë, të cilët janë ndarë në opinione për këtë çështje.

Për këtë situatë ka shprehur shqetësimin e tij gazetari Denis Dyrnjaja, i i cili thotë se shqiptarët shqetësohen më shumë për filmat se për cilësinë e ajrit, ujit apo ushqimeve.

REAGIMI I PLOTث I GAZETARIT:

Ziejnë rrjetet sociale nëse do hiqen nga qarkullimi apo jo filmat shqiptarë të prodhuar në kohën diktaturës. Një preokupim masiv i njerëzve për këtë çështje. ثshtë surprizuese, për të mos thënë befasuese kjo gjë, sepse nuk sheh të njëjtin preokupim, shqetësim apo impenjim kur vjen fjala p.sh. për cilësinë e ushqimit, ujit, ajrit apo ilaçeve që konsumojnë.

Pra njerëzit vazhdojnë të shqetësohen për kinkaleri dhe jo për brendi. Sikur të jetonte në këtë kohë Makbethi do të gjente material pa fund për t’i shtuar veprat e tij tragjike me realitete shqiptare, ku njerëzit e shohin shëndetin dhe jetën e tyre më të pavlerë edhe se një film.

Për të qeshur deri në qarje ky realitet tragjik dhe komik njëherësh! Politika e di, ndaj nuk na merr kurrë seriozisht, sepse ajo e ka mësuar se ky popull ka nevojë për fasadë dhe me të ngopet dhe kënaqet. E di se këta njerëz kanë më të shtrenjtë makinën se veten, filmin se jetën, dasmën se kuletën, televizorin se shëndetin. Ndaj gjithmonë slogani mbetet i njëjtë prej më shumë se 25 vjetësh “RIFILLOJMث Sث SHPEJTI”!blitz.al
 
Arti eshte Art o popull miserable...
Nuk e lexon robi nje lajm qe ka pak sens pfff
Si psh ti heqin nga pushteti keta komedianet komunista qe po tallin menderen me
Popullin cdo dite...
Ju doli pune me Colin e breshkave :p
 
Dua te besoj se edhe pse ne gjthe universin njeriu eshte e vetmja qenie me logjike qe mund te mendoj ,ne toke njerzit qe smund te kene as logjiken elementare nuk
jane te pafundshem ,keshtu qe ne fund shpresoj te fitoje logjika dhe arti te vleresohet si art.
 
Denis si e ke hallin vlla....edhe per ushqimin reagojme por ta kemi lene ty ne dore anen ushqimore meqe je gazetar e ke ze me shume se ne!
Dikujt tjeter i kemi lene nje funksion tjeter...e kshu shkon kjo bote njeri ne funksion te tjetrit.
Hajt me te mira dhe merre lehte vlla
 
Denis si e ke hallin vlla....edhe per ushqimin reagojme por ta kemi lene ty ne dore anen ushqimore meqe je gazetar e ke ze me shume se ne!
Dikujt tjeter i kemi lene nje funksion tjeter...e kshu shkon kjo bote njeri ne funksion te tjetrit.
Hajt me te mira dhe merre lehte vlla

I fole gazetarit? :/
 
Back
Top