Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

  • Hapësi i temës Hapësi i temës 3R1
  • Start date Start date

3R1

rremujaxhije:P
Pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Barberino del Mugello, pranë Firences, drejtësia italiane ka zbardhur disa detaje të ngjarjes, ndërsa në fshatin Vrakë të Shkodrës ka pllakosur morti. Mediat italiane kanë publikuar dje pjesë të dëshmisë së pronarit të pallatit ku jetonin me qira Gëzim Gjonaj, gruaja e tij Angjelina dhe fëmijët Dorian dhe Dorina, 13 dhe 14 vjeç. Italiani tregonte se gruaja shqiptare i kishte thënë se ndiente erën e gazit, por në moment, kishte ndodhur shpërthimi dhe gjithçka përfundoi tragjikisht për gruan shkodrane dhe fëmijët e saj. Dera e Gjonajve në Vrakë ishte hapur dje për një mort të pazakontë dhe priste edhe njerëz që nuk kishin hyrë aty kurrë më parë.


gjyshja e fëmijëve, edhe pse në një gjendje të rëndë shpirtërore, arrin të gjejë forcë për të treguar:

“Lajmin e morëm vesh të dielën në mesditë, kur po hanim drekë. Djali, Gëzimi, ishte kthyer atë ditë nga Italia dhe kishte lënë atje të shoqen, Angjelinën me dy fëmijët. Djali ishte kthyer, sepse sapo kishte nisur të ndërtonte një shtëpi të re, por tani po i duhet të ndërtojë tre varret e familjes. Po hanim drekë, kur erdhi daja i Gëzimit dhe i tha: Duhet të ikim për në Itali, sepse vajza është djegur. Gëzimit ia ndjeu zemra dhe i tha dajës të tregonte të vërtetën dhe aty ai i tregoi të gjitha se çfarë kishte ndodhur”. Më tej, gjyshja e dy fëmijëve që humbën jetën thotë: “Një ditë para gjëmës, fola me dy fëmijët dhe nusen. Më thanë se këtë verë do të vinin në Shqipëri, por po vijnë të vdekur. Ky është halli më i madh që mund të përjetojë njeriu. Kemi jetuar me halle dhe vuajtje. Angjelina shkoi te bashkëshorti në Itali para tetë vitesh me gomone. Më pas gjithçka shkoi mirë. Ata krijuan familjen e tyre. Djali, Gëzimi, kohët e fundit kishte filluar të vinte më shpesh, pasi nisi të ndërtojë shtëpinë e re. Por jeta qenka e çuditshme…”.
Vjen një moment kur fjalët mbarojNë e duket se njerëzit flasin vetëm me shikime të përlotura.........

MORA SHKAS TA POSTOJ,PASI KJO HISTORI ME KA PIKELLUAR...NJE VDEKJE E PAPRITUR E NJE NENE DHE 2 ENGJEJVE TE SAJ....

Prokuroria e Firences pritet të ngrejë akuzën “vrasje e shumëfishtë” për ngjarjen tragjike ku humbën jetën Angjelina Gjonaj dhe dy fëmijët e saj..

Për Prokurorinë në Firence, duhet të rindërtohet dinamika e saktë e ngjarjeve.

FLM..
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

e degjova kete lajm shume per te ardhur keq:(
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Dhe une e degjova e sinqerisht me erdhi keq.
Ngushellime te afermve te tyre.
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

e degjova kete lajm shume per te ardhur keq:(

:( e ver8...
edhe pse jam mesuar me te tilla lajme ketu ne it,e nga me te ndryshmet,kjo me beri sh xshtypje e me erdhi sh keq.....mbase sepse i kisha atdhetare :lexim:
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

se mora vesht une, nga doli gazi qe shpertheu ?

ketu qendron misteri...as ata te policise nuk e dine,dhe po indagojne x kete :)
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

nuk i dihet,cdo gje eshte e mundur:boss:
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Po hanim drekë, kur erdhi daja i Gëzimit dhe i tha: Duhet të ikim për në Itali, sepse vajza është djegur. Gëzimit ia ndjeu zemra dhe i tha dajës të tregonte të vërtetën dhe aty ai i tregoi të gjitha se çfarë kishte ndodhur”.

Kjo eshte e dyshimte. Pse ja ndjeu zemra atij ? Megjithate, nuk i dihet.
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Kjo eshte e dyshimte. Pse ja ndjeu zemra atij ? Megjithate, nuk i dihet.

Me te te thene qe behu gati se eshte djegur jot shoqe ne Itali e do shkojme te dy, sikur edhe budalla te jesh, e kupton qe situata eshte me e rende!:(

Une nuk besoj ta kete vrare ai gruan dhe femijet...

Megjithate, shpirti ju prefte ne paqe se qenka shume e dhimbshme...Mua do me ikte truri ne ndonje situate te tille larg qofte..:(:qaj:
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Mos ka gisht burri ketu ne kete mes? Cne ai ishte larg ne ate moment. Hmm.

Kjo nuk eshte e mundur????Kush eshte ai bashkshort qe deshiron vdekjen e femijeve,,,mire te gruas po dhe te femijeve?
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

me sa mora vesh une,shtepia e kishte gazin me probleme.Familja kishte kohe qe ndjente eren e gazit dhe kishin lajmeruar komunen,po asnje su kish kthyer pergjigje.Keshtu qe fajin e ka shteti italian.
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Kjo nuk eshte e mundur????Kush eshte ai bashkshort qe deshiron vdekjen e femijeve,,,mire te gruas po dhe te femijeve?

E mi mire , nje hipoteze shtrova une, meqe nuk dihej nga erdhi gazi. Fundja ne nje aksident te gjithe jane te dyshimte derisa kane provat tamam.

Pastaj c'a nuk ndodh sot. Mos te vij cudi ty.
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Kjo eshte e dyshimte. Pse ja ndjeu zemra atij ? Megjithate, nuk i dihet.

Keto jane pershtjellime te gazetarve qe lozin si te duan me ndjenjat e tjerve , dhe pastaj , normalisht qe daja nuk mund ti thoshte troc per nje tragjedi te tille , vetem nje njeri i pa zemer mund te thoshte troc nje gje te tille , ka shume menyra per te thene lajme te tilla , pastaj normal qe ta ndjen zemra , sepse shifhet edhe cehrja e personin qe te thote ne tragjedira te tilla , qe ne kete rast paska qene daja ,
Dhe per dyshime te tilla qe paska pas dore burri me duket dicka jashte cdo diskutimi , duke marre para qe ai paska qene ne Shqiperi , dhe plus sic u tha me siper , mire qe per gruan edhe mund te diskutohet , por per femijet eshte dicka skandaloze qe te cohet neper mendje .
Gjera te tilla jane shume te vecanta , qe mund te ndodhin nga njerez qe humbin fare ekujlibrin , njerez te droguar , njerez pa pikenisje dhe pa pikeperfundimi..

Ngushellime familjes ....
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

I lehte qofte dheu mbi ta :(
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Kjo nuk eshte e mundur????Kush eshte ai bashkshort qe deshiron vdekjen e femijeve,,,mire te gruas po dhe te femijeve?

eh ka plot te semure psiqik ida :(
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Kur ka ndodhur kjo tragjedi e tmerrshme , sot ?
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Shume gjynah....Pushofshin ne paqe qe te 3.
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Kjo eshte e dyshimte. Pse ja ndjeu zemra atij ? Megjithate, nuk i dihet.



me cme kane thene,kjo tragjedi ka ndodhur x faj te komshiut italian qe banonte nje kat me poshte familjes shqiptare...
kam degjuar qe ai po tentonte vetvrasje,po situata i ka dale nga duart dhe ka bere nje tragjedi...:qaj:


P.S: pushofshin ne paqe nene e femije!!!
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

Kur ka ndodhur kjo tragjedi e tmerrshme , sot ?



jo mirela ka pak qe ka ndodhur :(
 
Titulli: Tragjedia shqipetare ne itali,familja pret trupat e pajete...

me ka ardhur shume keq kur e degjova,ngushellimet familjes..
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top