Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

Lauri

Anunnak
“Thirrjet e Vatikanit për negociata paqësore dhe shmangie të përdorimit të dhunës, duke u arsyetuar se intervenimi “mund të sjellë luftën e tretë botërore”, me duken jo vetëm jo-politike por edhe pesimiste e ogurzezë”

Siria vazhdon të mbetet lajm kryesor në pothuajse mbarë mediat botërore. Tashmë jo vetëm masakrat makabre, të pushtetit ndaj popullatës, por edhe mënyra dhe qasjet se si duhet trajtuar dhe zgjidhur ky problem po zënë ballinat e faqeve të para të gazetave gjithandej globit. Në tavolinë është edhe opsioni i ndërhyrjes ushtarake, i cili, me gjithë konfuzionin për formën dhe mënyrën, është parë si një hap frenues për dhunën e atij pushteti brutal. Ka mjaft kohë që kur u lëshua kushtrimi i parë për intervenim, në mënyrë që të parandalohej vrasja e qindra mijëra njerëzve dhe shkatërrimi i dhjetëra mijëra vendbanimeve, fshatrave, shtëpive, banesave, xhamive, etj. Nuk kanë munguar përpjekjet diplomatike për kinse zgjidhje të duhur, por në terren nuk janë parë rezultatet. Përkundrazi, çirrja nga larg pa ndonjë veprim konkret i dha kurajë pushtetit të tregohet sa i fuqishëm dhe i pamposhtshëm është, saqë përdori edhe armë kimike për të treguar brutalitetin. Tërë bota u tmerrua, vdiqën më shumë se njëmijë njerëz, shumica e të cilëve fëmijë. OKB dërgoi ekipet për të verifikuar nëse armët kimike ishin përdoruar me të vërtetë. Disa vende perëndimore, në krye me SHBA-të, kërcënuan për ndërhyrje ushtarake në rast të vërtetimit të përdorimit të këtyre armëve. Presidenti Obama ka marrë vendim. Ka mbetur edhe drita jeshile nga Kongresi e cila si duket po epet. Por prapë asgjë konkrete, intervenimi le që po zvarritet por si ai mund edhe të mos ndodhë!

Sido që të jetë, kur jemi të intervenimi jo të gjithë u pajtuan me SHBA-të për intervenim ushtarak. Nuk e kam fjalën për bllokim politik e as kërcenim për përdorim Vetoje nga Rusia apo Kina, ngase qëndrimet dhe interesat e tyre tashmë janë të njohura për opinionin, por për çudi kundër intervenimit u radhit edhe një shtet, jo i rëndësishëm politikisht, por mjaft i rëndësishëm moralisht pra Vatikani. Thirrjet e Vatikanit për negociata paqësore dhe shmangie të përdorimit të dhunës, duke u arsyetuar se intervenimi “mund të sjellë luftën e tretë botërore”, me duken jo vetëm jo-politike por edhe pesimiste e ogurzezë. Për çudi vrasja e mbi njëqindmijë njerëzve, madje edhe përdorimi i armeve kimike ndaj popullatës civile, nuk i mjaftuaka Vatikanit të bindet se duhet të ndërhyhet për të ndalë tragjedinë njerëzore në Siri.

A thua vallë, kush qenka më i rrezikshëm krimineli apo viktima, pra anën e kujt po e mban Vatikani?

اfarë po e frikëson në të vërtetë Vatikanin? A mos fakti se me rënien e kriminelit Asad, Siria do të udhëhiqet nga shumica muslimane?

Përse këto paragjykime dhe frikë e panevojshme nga Islami dhe sistemi i tij juridik/sheriati?

Përse gjaku i civilëve, ani pse myslimanë, nuk paska vlerë?

Ku na mbeten reflektimet e Jezusit (Isait) se gjaku është i shenjtë dhe se duhet të mbrohet, dhe se ‘të bekuar janë paçebërësit’, siç pohon Ungjilli.

Përse nuk thërret ‘ndërgjegjja’ e krishterë se krimineli duhet të ndëshkohet?

Përse Vatikani nuk ndjek një vijë më racionale?

A është i vetëdijshëm Vatikani zyrtar se në mesin e të vrarëve ka edhe shumë të krishterë dhe se regjimi i Asadit vret secilin që e kundërshton pavarësisht nga feja, prejardhja, konfesioni apo besimi?

Ta themi të vërtetën. Askush nuk e pyet Vatikanin se çfarë duhet bërë. Por ironia qëndron pikërisht në faktin se pse ‘Selia e Shenjtë’ nuk e shfrytëzon rastin për të fituar, së paku, simpatinë e njerëzve e të mbaj qëndrim pak më human ndaj këtij problemi, që po shndërrohet në katastrofë njerëzore, e jo të dalë me deklarata dhe qëndrime që në këtë kohë duken mjaftë qesharake?

Përse Vatikani bën thirrje për lutje në kohën kur duhet intervenim për ta ndalë diktaturën, dhunën dhe shkatërrimin masiv? A thua a u lut Vatikani dhe suita e tij për intervenimet e Francës në Mali. A thua a kanë vend lutjet e ‘thata’, në heshtje, ndaj një kaosi që po shkaktojnë disa njerëz dhe mund ta ndalin disa të tjerë.

Për keqardhje është dhe qëndrimi i Kishës Katolike në Shqipëri. Edhe ata kanë mbështetur qëndrimin e Vatikanit, me gjithë që Shteti Shqiptar ka qëndrim tjetër. Kryeministri në largim, Sali Berisha, disa herë ka bërë thirrje për intervenim ushtarak të bashkësisë ndërkombëtare në Siri. Qëndrimi i këtillë i Kishës konsideroj se ka fyer rëndë ndjenjat e komunitetit shumicë atje. Besoj se bota është e rrumbullakët dhe se drejtësia do ta mund padrejtësinë herët a vonë, por komunitetet kanë nevojë për njëra tjetrën, ndaj a thua vallë a do të ketë arsye për ta arsyetuar mbështetjen e së padrejtës.

Thirrjes për intervenim iu kanë bashkëngjitur edhe krerët tanë politikë, për çka meritojnë mbështetje, admirim dhe mirënjohje.

Ditët në vijim na mbajnë me shqetësim se si do të veprohet. اdo vonim i intervenimit është përfitim në kohë dhe shtim i krimeve ndaj njerëzve të pafajshëm. Kriminelet sigurisht se do të nxjerrën para drejtësisë një ditë, qoftë edhe me vonesë. Por ata që mbështetën krimin, edhe pse mund të mos nxirren para drejtësisë, a thua vallë si do të përgjigjen para Zotit.

Lutemi që Zoti të na gëzojë të gjithëve me lajmin e përfundimit të dhunës në atë vend dhe kthimit të normalitetit të jetës njerëzore. Zoti është i të gjithëve dhe të gjithë do të japin llogari para Tij!

Deri në javën tjetër, Selamu alejkum./Bota sot
 
Titulli: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

E tha, po kujt ja tha !?



Kuptohet se nje intervenim ushtarak, s'do t'ishte ndryshe nga intervenimet tjera qe i ka bere, pra aspak humanizem por biznis hesapi. Siria eshte me shume e rendesishme ngase eshte pike strategjike ne aspektin gjeo-politik. Kjo eshte nje lufte per te siguruar rezervat e naftes dhe gazit ne Lindjen e Mesme, me qellim qe ta mbroje edhe dollarin amerikan si monedhe rezerve e botes.
SHBA, se bashku me Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kane bere nje plan te perbashket per te ndertuar nje tubacion, i cili do t'ua mundesonte pastaj transportin e gazit permes Sirise (per eksport ne Europe), nje plan i atille, i cili Rusine e linte anash, jashte ketij tregu me fjale tjera. Nje treg, ku ata (SHBA, KATARI & Emiratet e Bashkuara Arabe), do t'jene dominant dhe furnizuer te gazit natyral.
Mirepo, qeveria Siriane i kishte thene JO ketij plani. Dhe dihet rezultati kur dikush i thote JO atyre, pason lufta humanitare !

Sa mire kishte thene njeri:

Literally, the only thing holding the U.S economy up at this point is the arms industry, and the fact that the rest of the world has to trade their goods and natural resources in the U.S dollar. And traditionally whenever another country decides that they want to trade their oil in another currency other than the dollar then we see the U.S use their arms and defense industry to make sure that this doesn't happen,usually this comes in the form of some need for a "humanitarian" intervention..but what a lot of people are not informed about is what has gone on behind the scenes to make these humanitarian crisis' in the first place? Most people would be surprised to find out that these crisis' usually have U.S covert operations fingerprints all over them..
 
Titulli: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

Fillove te hyshe ne boten reale. Miresevjen!! Lufte per qellime gjeo-politike, Amerikane, e the mire. Me ata o miq o armiq. Nuk ju intereson fare pikepamja religjoze, dhe as nuk duan t'ja dine. Nuk duan t'ja dine as per 110'000 te vdekur nga armet konvecionale ne Siri. Amerika nuk leviz pa interes, dhe interesi eshte aty ku ka energji. Dhe aty vendos thundren.....edhe me force!! Seç me shkon mendja qe ato arme kimike i ka shitur Amerika vete rebeleve, apo ndonejrit ne rradhet e ushtrise siriane, vetem per tu kapur diku me baza per ta sulmuar ate.
Per temen, ku koncentrohet zotria i artikullit duke i dhene drejtim anti-Vatikan, po mundohet te shfrytezoje rastin per qellime jasht relitetit. Vatikani ate pune ka: te therrase paqe dhe dialog ne probleme, dhe jo bomba.
 
Titulli: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

Gati per lufte: Ja sesi jane pozicionuar anijet amerikane dhe ruse per luften ne Siri!

 
Titulli: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

Sa e vertete do jete kjo vetem ata te blogspot mund ta dine.
Me kujtohet nje artikull qe fliste per nje akord qe nga renja e P Osmane, mos gaboj, mes Turqise Europes-Greqise qe: per kalimin e anijeve luftarake ruse ne ngushticen e Dardaneleve nuk duhej te kalonte me teper se nje ne dite. E pronotuar shume kohe me pare ne Turqi, dhe qe do kalonte ne Detin Mesdhe pa u ndalur fare. Qe keta te ankorohen neper ishujt e Greqise, dhe ne pozicion lufte, me duket ne kundershtim te asje qe paskem lexuar une.
 
Titulli: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

Nuk e di sa mund t'jete e vertete e sa jo, thjesht e postova si foto qe qarkullonte neper internet shume, dhe kete e kisha ruajtur.
Ndoshta ruset kane bere pazar me Basharin qe t'ua jape amerikaneve armet kimike qe ai ka. Nese Siria heq armet kimike atehere ajo nuk ka me asnje mbrojtje taktike para Izraelit atomik. Bashari po ben gabimet qe beri Sadam Huseini dhe Gadafi. Ai po c'armatoset qe te bleje kohe....Nje gje jam i bindur dhe mendoj se cfaredo vendimi eshte mare, apo meret tani, ose do te ndermeret pak me vone nga kongresi amerikan, cifutet nuk do te lejojne qe luftanijet amerikane te largohen te qeta nga Mesdheu, pa e sulmuar Sirine. Ata do te bejne gjithcka te mundur qe kjo te ndodhe, edhe nese i duhet te vrasin siriane te tjere, apo edhe te sakrifikojne izraelite, amerikane, franceze e angleze. Per ta, rast me te mire se ky nuk ka.
 
Back
Top