KAVAJث- Do të fshijë nga kujtesa momentin më tragjik të jetës së saj. Nuk do të kujtojë asgjë nga aksidenti i kobshëm, nga çasti kur autobusi fluturoi në humnerë. Në kokë i kanë mbetur vetëm të bërtiturat, zërat e shoqeve të saj studente, disa prej të cilave tashmë nuk janë më. Adiola Muska ka “frikë” të mbajë hapin në auditoret e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Ajo thotë se nuk mund të kthehet më në atë universitet, pasi nuk do të takojë shoqet e saj që humbën jetën më 21 Maj. Në një intervistë dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, Muska pohoi se ndihet e demoralizuar nga ngjarja e tmerrshme. Ndërkohë, vajza që i mbijetoi tragjedisë tregon për shoqet e saj dhe në veçanti për Besjana Xhenetin, e cila humbi të fejuarin në aksident.
Kanë kaluar dhjetë ditë nga aksidenti tragjik i Himarës. اfarë mbani mend në çastin e rënies së autobusit ku ndodheshit ju dhe shoqet e tua studente?Mbaj mend vetëm të bërtiturat, por nuk dua ta kujtoj më atë moment të tmerrshëm. Mbaj mend ndihmën që na u dha në Himarë, momentin që erdha në Spitalin e Vlorës, por po i harroj pak nga pak të gjitha kujtimet e asaj tragjedie.
Tani që gjendja jote shëndetësore është përmirësuar, kur do të ktheheni në shkollë?
Dua të vazhdoj shkollën, por duhet dhe guxim për t’u kthyer dhe njëherë mbrapa. E kam shumë të vështirë të kthehem përsëri atje, dhe mos të shikoj më shoqet e mia. Për herë të fundit ishim bashkë në autobusin e vdekjes. Ndërsa, tani nuk janë më. Nuk besoj se do të rikthehem më në Universitetin e Elbasanit, e kam shumë të vështië.
Do t’a vazhdosh shkollën në qytet tjetër?
Nuk e di. E vetmja gjë që mendoj tani, është të shërohem dhe ajo që i mbijetova aksidentit, ku fatkeqësisht shumë shoqe të miat nuk ia dolën dot. Jam shumë e demoralizuar nga ajo që ndodhi jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht.
Ke pasur vizita nga shokë dhe shoqe të shkollës këtu në Spitalin Rajonal të Vlorës?Po, kanë ardhur shumë shoqe e shokë dhe më kanë takuar. Së bashku me ta kanë ardhur edhe pedagogët e shkollës. I falenderoj të gjithë nga zemra që m’u gjendën pranë e që më dhanë forcë për të jetuar.
Ti je e vetmja e plagosur që vazhdon të kurohesh në këtë spital. Ke kontakte me vajzat e tjera që ishin shtruar në këtë dhomë dhe janë larguar?Me vajzat kam folur vazhdimisht, pasi interesohem për shëndetin e tyre dhe ato për shëndetin tim.
E vetmja që nuk kam arritur të flas, është Besjana, e cila humbi të fejuarin. Pikërisht te krevati ngjitur me tuajin ishte dhe Besjana Xheneti.
Si e mësoi ajo lajmin për humbjen e të fejuarit, Armandos?
I erdhën familjarët e të fejuarit. Vjehrri i tregoi Besjanës për vdekjen e Armandos. Ajo u trondit shumë dhe i ra të fikët. Pastaj ajo kujtoi se do ikte në varrimin e tij. E gënjyen prapë, duke i thënë se pasi atë ditë do të varrosnin Armandon. Në fakt i fejuari i saj ishte varrosur 5 ditë më parë. Unë e dija, por nuk reagoja sepse nuk doja që ta kuptonte. Ishte një moment shumë i dhimbshëm. Ishim të tronditur të gjithë; Unë, vajzat e tjera të plagosura si dhe stafi mjekësor.
Para se t’i vinin familjarët e të fejuarit, Besjana nuk kishte marrë asnjë lajm rreth fatit të Armandos?
Të gjithë mundoheshin që ajo të mos kuptonte gjë për fatin e djalit, të cilin e donte shumë. Thjesht i thonin se ishte në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Askush nuk guxonte t’i jepte lajmin e kobshëm, as dhe familjarët e saj. I ke telefonuar Besjanës pasi ajo doli nga spitali?E telefonova, por më doli tezja e saj, e cila më tha që ishte shumë keq. E telefonova përsëri në mbrëmje, por telefoni më doli i mbyllur /publialb.com/