Tragjedia e Greqise, babai kthehet ne atdhe

elbruna

Anëtar i Respektuar
Rrefehet per here te pare babai i dy femijeve te mbytur ne vaske nga e ema ne Greqi. I sapo kthyer ne fshatin Cangonje te Korces 41 vjecari Arti Dervishi tregon per Top Channel se nuk dinte se ishte perfshire ne nje tragjedi te dyfishte kur gruaja e tij, Bardha Dervishi ka tentuar vetevrasjen duke u hedhur para makines, pak minuta pasi kishte mbytur femijet e saj.

“E percolla ate ( Bardhen ) ne ambulance dhe i thashe policise kam dy femijet ne shtepi vetem. Erdhi kusheriri me mori me coi ne shtepi. Sa shkoj ne shtepi therrita femijet, kontrollova neper dhoma, shikoj ne banjo, te dy femijet ne vaske...”, deklaron i perlotur Arti Dervishi, babai i dy femijeve te mbytur nga e ema ne Selanik.

Ndonese i ndare fizikisht pasi gruaja eshte e izoluar ne burg, Arti Dervishi babai i dy femijeve eshte kthyer ne atdhe per te kerkuar divorcin legal me bashkeshorten se tij. Ai ka depozituar padine ne gjykate dhe shprehet se nuk mund te fale krimin e kryer prej saj edhe pse ne Greqi mund te denohet me pak vite pershkak te gjendjes se saj depresive.

“Nuk ka vuajtur me perpare nga depresioni dhe per femijet linte koken. Kjo ceshtje po ndiqet edhe ne Greqi. Policia me thote qe mund te denohet me 5 vjet”, shprehet Dervishi.

Tragjedia ndodhi me 9 gusht ne familje shqiptare e cila jetonte prej 12 vitesh ne Greqi.
TCH
 
gjynof, sa raste kan ndodh dhe ne itali me gra qe kan vujt nga trut, mos te ront ne der i gjo e till ncncncnc !
 
Eshte nje katastrofe per ate te shkretin qe e ka perjetuar kte ngjarje, dhe nje katastrofe per shoqerine jane persona te tille si gruaja ne fjale qe vetem nene nuk i thua dot,,,,
 
Eh, kte e degjova sot ne lajme. Shum e tmerrshme si ngjarje, nuk e di se si mund te reagoje nje baba ne ate gjendje qe po kalon! Qofte ai per ate qe eshte, i dhente zoti qetesi ne zemer, se ne te tille rast te shembet bota mbi koke.

Tmerr.
 
Pasiguria e punes dhe ekonomia e dobet ben qe nje pjese e emigranteve shqiptare ta perjetojne ore e cast stresin i cili me kalimin e kohes i con njerzit e shkrete ne depresion mendor.E pastaj vjen shkaterrimi i familjes.Ja keto jane pasojat e emigrimit te paorganizuar dhe pa perkujdesje nga shteti i shqiptareve neper bote.
 
Back
Top