Tragjedi në Suhodoll – 3 fëmijë të vdekur

lord

Anëtar i ri
f_080814.jpg
Tre fëmijë - nga mosha 7 deri 14 vjeç - kanë vdekur, ndërsa shtatë persona të tjerë janë lënduar. Kjo ka ndodhur kur një kamion ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtëpinë e familjes Ahmeti, në Suhodoll të Mitrovicë, të shtunën.
Një tragjedi ka marrë jetën e tre fëmijëve në lagjen Suhodoll të Mitrovicës. Një shofer kamioni i kompanisë që ishte duke punuar në ndërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut, për shkak të një defekti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtëpi banimi. Me këtë rast kanë gjetur vdekjen e menjëhershme tre fëmijë, kurse janë lënduar gjashtë persona tjerë si dhe shoferi i kamionit.

Në atë moment, në shtëpinë të familjes Ahmeti kanë qenë rreth tetë persona. Nga goditja e fuqishme e kamionit pothuajse të gjithë anëtarët e kësaj familje kanë pësuar lëndime të rënda, derisa për Blerim Ahmeti, Faton dhe Rifat Aliu, prej moshës 7 deri 14 vjeç ajo ishte fatale.

Bajram Rexhepi, Kryetar i komunës së Mitrovicës, i pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur fëmijët. Me këtë rast, Rexhepi thotë se të hënën do të shpallet ditë zie në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti tha për Express se kjo tragjedi është shkaktuar si pasojë e defekteve teknike në kamion, që ka pamundësuar ngasësin të frenojë para një kthese të ashpër, ndërsa është futur në shtëpinë në të cilën gjendeshin së paku tetë anëtar të familjes.
 
Bashkohem me dhembjen e familjes. Ca vdekje vijne duke u rritur. E tille eshte kjo.:gjujpeshk:Ngushtllime familjareve.
 
Sa e dhimbshme eshte vdekja, ky eshte denimi njeriut -vdekja .

Ngushellime familjes.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top