Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (Fotot)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një situatë e denjë për një film tipik mbi jetën e zonave të thella malore në Shqipëri, ku mushkat përdoren për gjithfarë punësh në shërbim të fshatarëve. Madje nëse Dhaskal Todri i përdori ato për të sjellë shkronjat shqip nga Alemanja, sot trafikantët e jugut i përdorin mushkat si një mundësi për të transportuar drogë...

Mushkat-me-droge.jpg


Një operacion antidrogë i koduar “Karvani” është finalizuar në Gjirokastër me sekuestrimin e 300 kg mariuanë, që po transportoheshin me një karvan me mushka dhe kishin destinacion final Italinë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar drogën dhe ka shpallur në kërkim pesë trafikantët e saj, të cilët u larguan në drejtim të malit të Sopotit të ndihmuar nga errësira.

Policia e Gjirokastrës bën me dije hallkat e këtij operacioni policor, i cili u finalizua gjatë orëve të natës së të hënës dhe orëve të para të mëngjesit të së martës.

Efektivët e antidrogës kishin mësuar mbrëmjen e të hënës se pesë shtetas nga Lazarati po transportonin me një karvan me mushka, një sasi të konsiderueshme droge nga fshati Lazarat në drejtim të antenave të malit Sopot, më pas në rrugën Delvinë-Sarandë, me destinacion përfundimtar Italinë.

Mushkat-me-droge-1.jpg


Droga-me-mushka.jpg


Mushkat-me-droge-2.jpg


Në vijim të aksionit policor, rreth orës 01.30, specialistët dhe agjentët e antidrogës në Gjirokastër kanë zënë pritë në malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat në bashkëpunim me Policinë e Delvinës, dhe u janë afruar ndjeshëm trafikantëve.

Rreth orës 02.00, pesë trafikantët, që po transportonin lëndën narkotike me katër kafshë dore, në bazë të informacioneve edhe të armatosur me armë zjarri, po i afroheshin rrugës automobilistike, që të çon tek antenat e kompanive celulare.

Pas thirrjes së policisë që të ndalonin, pesë shtetasit kanë braktisur mushkat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të shpatit të malit Sopot duke përfituar nga errësira dhe shiu i rrëmbyeshëm që po binte gjatë gjithë natës.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tetë çanta të mëdha shpine të mbushura me plot 183 pako me drogë, që peshonin gjithsej 300 kg hashash.

Të pestë shtetasit që transportonin drogën ishin nga Delvina dhe janë shpallur në kërkim.

Policia e Gjirokastrës po vijon ende hetimet për identifikimin dhe kapjen e pesë trafikantëve të drogës, që janë nën akuzë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

mit/noa.al
 
Titulli: Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (

Te kishim me shum lidhje toksore me vende qe e deshirojn "barin" shqiptar,do u benim <<SUPERFUQI BARI>>,edhe Greqin qe kemi po shkon me keq se ne.
 
Titulli: Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (

Tani duhet thene vertete ku i qon mushka keto :P

Une mendova mos kishin filluar te benin trafik mushkave sepse jane bere robt mishngrenes gomari LOL
 
Pe: Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (Fotot

E...spo lejne menyre per kete te shkret droge
 
Titulli: Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (

tani njeri ishte dhaskali tjetri tungji edhe prifti tre dmth edhe kameramani me ate zerit pese :P:P tani te gjenje tungjin se i kapin te tjeret LOLLOLLOL........ kesaj i thone rruga e lazaratit
 
Titulli: Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (

Një operacion antidrogë i koduar “Karvani” është finalizuar në Gjirokastër me sekuestrimin e 300 kg mariuanë, që po transportoheshin me një karvan me mushka dhe kishin destinacion final Italinë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

ahahahhahaha Destinacioni i mushkave not per itali o sa gazetar bedall :P
 
Back
Top