Trafik droge Shqipëri-Itali, shkatërrohet banda në Napoli, ja shqiptarët e arrestuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Trafik droge Shqipëri-Itali, shkatërrohet banda në Napoli, ja shqiptarët e arrestuar

droge.jpg


Policia e Shtetit ka dhënë informacione lidhur me operacion policor ndërkombëtar antidrogë të ndërmarrë nga policia italiane në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Sipas policisë, ky operacion, i koduar “SMOKE SNAKE” ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale italo-shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i koduar “SMOKE SNAKE” është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në qershor të vitit 2016.

“Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka pasur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg marijuanë dhe 8 kilogramë heroinë; 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;
18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Shtetasi shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro”, sqaron policia.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.




(gazeta-Shqip.com)
 
gjera tvogla keto kundrejt gjith atij prodhimi te gjithanshem ne alb... ja hedhim pak hi syve denojm ato ne burg e per ca vite jan te qete te bejne detyren te lire per te vrare sa me shume adoleshet dhe njerez te dobet......
dikur njiheshim vetem per vjedhje e sherre tani me shume per gjona me te medhaja kemi hyre ne konkurencen "e barishteve" brv alb... ashtu vazhdo!!
 
Jana si do shpetohen klikat e medha te krimit qe ushqejne politikanet ? Duke "ekzekutuar" ndonje peshk te vogel e duke e bere lajm.Eh
 
Back
Top