‘Tradhtia’ në martesë, kureshtare edhe për shqiptarët..

Love

βeℓℓe â๓e
Hulumtimet e bëra në mesin tonë, tregojnë se lidhja jashtëmartesore është bërë dukuri kureshtare.
Sot, në jetën me aq strese dhe nxitje për arritje të mëdha, është vështirë të gjendet personi, që së paku një herë nuk ka tentuar të tradhtojë bashkëshortin.


tradhetia-300x191.jpg


Hulumtimet e bëra nga Mr. sci. Enver اesko, psikolog, psikoterapist, tregojnë se lidhja jashtëmartesore është bërë dukuri kureshtare.
Bashkëshortët e sodit, në qëndrimet e tyre për besnikërinë bashkëshortore janë shumë më tolerant se kurdoherë më parë.
Një gjë të tillë na tregojnë rezultatet e hulumtimit, se 65,86 për qind të bashkëshortëve (prej tyre 70,70 për qind të meshkujve dhe 83,17 për qind të femrave të martuara), deklarojnë se ‘varësisht prej situatës, tradhtia e njërit prej bashkëshortëve duhet të kuptohet dhe të arsyetohet’.
Se ‘tradhtia’ në martesë është dukuri normale, prandaj edhe nuk duhet kuptuar tragjike’, theksojnë 63,11 për qind të bashkëshortëve dhe 71,16 për qind të bashkëshorteve.
Mendimet e respondentëve dëshmojnë, që 54.82 për qind të bashkëshorteve dhe 48,50 për qind të bashkëshortëve, tradhtojnë ose i kanë tradhtuar bashkëshortët e tyre në jetën martesore.
Në shumtën e rasteve, arsye më e shpeshtë e tradhtisë në jetën bashkëshortore është motivacioni i frikës për të pranuar jetën bashkëshortore me stilin e njëjtë të jetës.
Burimi: Telegrafi
 
Pe: ‘Tradhtia’ në martesë, kureshtare edhe për shqiptarët..

Ky hulumtim nga nje psikoanalist shqiptare...ncncncn

Do e ket bere sontazhin vetem ne Tirane me duket.

Se sa per pjesen tjeter te shqiperise ,jam dakort qe gruaja toleron dhe me shume se aq.

Sa per burrin me vjen nder mend"fisheku ne paj".
 
Pe: ‘Tradhtia’ në martesë, kureshtare edhe për shqiptarët..

Pak a shume besoj se jane ne te njejtin nivel,tradhetia ka qene gjithmone nuk erdhi me renien e komunizmit ne thonjeza..;) ( meqe kolegu me siper tha per zonen )

Nese behet monotone lidhja normale eshte qe te tentoje , por ka edhe njerez qe jane te martuar dhe ju pelqen thjesht te flertojne ,dhe jo te tradhtojne me tere kuptimin e fjales.

 
Pe: ‘Tradhtia’ në martesë, kureshtare edhe për shqiptarët..

Komplet kundrra... nese ke deshir te besh qef dhe te sperimentosh mos u marto.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top