Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tradhtarët i kemi këtu...

Tradhtarët i kemi këtu….


Teksa e gjithë bota mburret me historinë e saj, ne shpesh dukemi të kompleksuar për të kujtuar e shpluhurosur gjurmët që vijnë nga shekujt. Aq i dukshëm është ky fakt sa mjafton një udhëtim i thjeshtë në masën dërrmuese të qyteteve tona, për ta kuptuar.


Në Fier, bash në pjesën kryesore qëndron një glob i çuditshëm, kur në fakt Apollonia duhet të ishte një simbolikë e padiskutueshme. Në Durrës më rëndësi i jepet velierës betonizuese sesa madhështisë së Epidamnusit apo Dyrrahut të lashtë.

Nuk ndryshon Shkodra simbol i Gentit dhe pushtetit Ilir, apo Lezha, Lisusi hijerëndë që në sheshin kryesor duhet me çdo kusht të gëzojë vërtetë rrënjët e tij. Kështu, në Ballsh, ku Bylisi nuk mund të harrohet, në Albanopol, në Përsqop, Berat, Gjirokastër, Grazhdan, Enkelanë e me radhë…

Nuk dihet se përse askund në sheshet kryesorë nuk gjen diçka që të lidhet vërtetë me drejtuesit ilirë. Teutën në Durrës mbi godinën historike të bankës e kane ngritur italianët diku në fundvitet ‘20 dhe në fillimin e atyre ‘30. Po ne përse nuk kujtojmë askënd prej tyre?

Sheshi i Tiranës ka hapësirë pafund, por në të vendoset gjithçka përveç një shtatoreje që përkujton rrënjët tona më të lashta.
A është normale që të mburremi vetëm me memoriale apo vepra abstrakte e me simbolika që sigurisht kanë vlerën e tyre, por nuk duhet kurrsesi të mbulojnë identitetin e hershëm të shqiptarëve. Arti është art dhe ai duhet kuptuar, por ne nuk jemi një vend pa të shkuar që çdo gjë duhet ta mbështesë tek veprat e nënkuptuara…


E pra, në Shqipëri veprat e realizuara në dekadën e fundit janë të gjitha të tilla. Ndryshojnë vetëm ato fryt i inisiativave private , por që ndalen këtu.
Përse kjo frikë apo mungesë dëshirë për të treguar historinë?

Nëse në vetë nuk e ringremë përse duhet ta kërkojmë fajin tek fqinjët që na e rrëmbejnë?
ثshtë e kotë të kërkojmë tjetërkund, të klithim apo të mërzitemi kur në fakt tradhtarët, hileqarët, lënësit pas dore, të korruptuarit apo quajini si të doni, i kemi këtu brenda, në shtëpinë tonë. Ky është realiteti edhe pse shumicës nuk na pëlqen, ndërsa këta janë shtetarët që më shumë mendojnë për xhepat e fallsitetet e radhës sesa për vlera të tilla.


Marin Mema
 
Sepse disa parametra shkone paket.
Ne shqiptarve pergjethsisht paketen e kemi te manget.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back