Tradhetia:

Titulli: Tradhetia Bashkshortore ?

Po nuk kemi pse te paragjykojm jo ashtu jo keshtu. kjo eshte fare lete, nese te tradhton ndahesh dhe ske gje me te , nuk eshte ndarja e let fare hiq , le te flasin ata ose ato se e ken provu ? njoh un un njerz ketu se kan kalu ne shko nga merzija e ndarjes ,por asesi te falet tradhtia.
 
Pe: Tradhetia ne cift

Pavarësisht kësaj, personat që tradhtojnë nuk mund të kategorizohen si; imoralë, të dobët, egoistë, mëkatarë, të pandjeshëm, të gabuar apo të këqij siç shpesh "akuzohen", por ndoshta më shumë si njerëz të cilët kanë nevojë të ndihmohen për të gjetur shkakun e një zgjedhjeje të tillë dhe udhën që të çon drejt një lidhjeje të shëndetshme dhe të stabilizuar.

Tradhetia te te ndihmoje te gjesh stabilizim dhe te ndihmoje per te formuar nje lidhje te shendetshme?...Eshte si ajo fjala : Po shkoj me persona te tjere qe te shoh diferencen...Pse ne kurriz te tjetrit gjenden keta gjera?...Marrezira...

Per mua njerezit qe tradhetojne,jane njerez qe sdine akoma ca duan,jane njerez konfuze,me mendime te shperndara dhe skane gjetur akoma vetveten...Ata nuk kane nje stabilitet emocional...
 
Pe: Tradhetia ne cift


Edhe per mua: njerezit qe tradhetojn njeher, nuk iu besoj me...

Por, mos ti futim te gjith nje vend...

Ka njerez edhe qe pendohen dhe permiresohen...

Atyre duhet falur gabimin pastaj...


 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tradhetia Bashkshortore ?

Kur po ndegjoj fjale per ket akt kriminal ' se su bo kiameti qe vrahen njerzit ' ajo eshte privatesi e dikujt' neve nuk duhet te na interesoj apo qfare na intereson qfare ben kojshia ne shtepi te vete etj Eshte per tu habitur me keto mendime te verberuara.
Po ju qitne veten ne pozit te atij qe ka vdek si shkak e nje krimi te tille. Mendo me ate menjden tende nese bej une tradheti ndaj burrit tim apo gruas time ' vdekja po me kapka ' e tere bota po ndegjojka per vepren time te turpshme ' femja ime po mbetka jetim 'po shkatrrojka familja ime. Une po u bejsha shembull i te keqes dhe si fund jeta ime po shkaterrojke ne pafundesi. Ky eshte prej atyre shembujve qe provon dikush te bej nje akt krimnal te kesaj natyre . Mendoni rrethe kesaj me shume !!!
Kurse si ka mundesi qe sistemet tona demokratike ' qaq prefekte qe jane qe ia rregullojn jeten qytetarve te tyre nete gjith fushta 'qe nje akt te till kriminal qe te mos e parasheh ne ligjet e veta . A nuk eshte kjo per tu qudit! si shkak i kesaj vepre njerzti vrahen -zhduken 'shkaterrohen familjet e si rezultat i gjithe kesaj shoqeri ne nje te ardhme jo te largt do te shkaterrohet ne tersi.
Kur te lexojsh ne literaturat e drjetimit juridik ' ke me gjete aty fjale me ofenduese per ato shtete si Arabia Saaudite qe e rregullon kete qeshtje ne te drejen e vete -E drejta e Sheriatit.
Ne te drejten e sheriatit -(Isalme) tradhetia bashkshortore konsiderohet prej akteve me te renda penale qe mund te bej njeriu. Une si jurist kur i qes ne peshoj demet e trdhetis bashkshortore ne njeren anen ' kurse sistemin sekularist qe se figuron fare kete akt kriminal. Mendoj se shume lehet qenka te gjendet e verteta rrethe kesaj qeshtje. Dhe mendoj qe neve na lodhen me emisone televizive me literatura shpifesve te keqinformuara per relitetein e fese islame dhe sistemit te saj gjitheperfshir qe ka per shoqerin.
Menodoj qe nje shoqeri e cila nuk ka sistem qe i rregullon te gjitha fushat e jetes - ajo shoqeri ne nje te aferme 'jo te larget do te shkaterrohet. Tek ne si me rregullu tradhetin bashkshortoreme ligje ' kur Kryeministrat tane shkojn ne motele ne pike te dites 'ku KryeministrAt akuzohen per mardhenise seksuale me prostituta te mitura!Jo ket anjerz ligje per shoqerin nuk rrgullojn se nuk i konvenon atyre.
Ne nese i kemi familjet e shendosha do ta kemi edhe shtetin e fort.
Si shkak i prishjes se familjes i kemi edhe pasojat si-ne SHtetet tona konsumussit me te medhej te drogave jane femijet -vllezreit tane ne shkollat fillore dhe te mesme! shtepit publike ke ne qdo lagje! Prijesit udhheqesit tane me miliona para vjedhin ' i bejn te veta parat e popullit 'pa kurrfare pergjegjesi! Varferia rritet ne skajmeri ' semundjet e ndryshme si Sida 'gorroneja e te ndryshsme e prek qdo njeri ' shkurorzimet shumfishohen qdo vite etj.Te gjitha belat apo te kqiat kan me ardhe prej prishjes se familjes! nese ju mendoni se ajo eshte vetem nje kenaqesi e vogel - shfryerje epshi ' por demi i saj eshte shkaterri total i shoqeris . Kete do ta kuptoni edhe vete !
Ligji ka nevoj si per ne funde te rregullohet 'por se pari ne duhet te ja rregullojm kryet pushtesave tane !
E nese mendoni qe ligji ska fuqi ne parandalimin e ketij akti krimianal ' shkoni ne ate vende te botes qe eshte i rregulluar ky ligje e vertetoni vete a ben dobi ai ligje.
 
Titulli: Tradhetia Bashkshortore ?

Per aq kohe sa tradhetia eshte dicka qe dikush zgjedh ta beje me vetedije te plote, nuk e mendoj te jete e denuar me ligj. Secili nga ne zgjedh si ti ndertoje marredheniet e tij dhe vazhdimesine e tyre, kshuqe nes tradheton, mjafton te ndahesh me ate person. Imagjino sa do ishte mbushur burgu sot, nese tradhetia do ishte veper e denuar me ligj..:P
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Nje shanc te dyt :P
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Nje femer e tradhetuar?? hmm
Ndoshta do te largohet nga ai person per te mos e kthyer kohen kurre pas, dhe te sillet indiferente para tradhetise..:D
Fundja, meshkuj ka plot..:P lol
 
Pe: Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Nje femer e bukur nuk e ve asnjehere ne dyshim zgjuarsine e saj,nje femer e zgjuar gjithmone e vendos ne dyshim bukurine e saj .Me behet qejfi qe ka femra te zgjuara qe mendojne se mund te kete qene faji i tyre tradhetia e partnerit .Megjithate kot qe i beni vetes pyetje se une deri tani nuk kam pare ndonje mashkull qe mos te tradhetoje as babain tim hahahaha nuk e di per ju vajzat po tradhetia eshte pjese e jetes, dhe mund ti thoni vetes qe thjesht ju tradhetoi sepse me ne fund duhet te nderonte njehere gjelle,sido qe te jete puna do te kethehet perseri tek fasulet, mjaft qe ju tja mbani te ngrohta .Nganjehere duhet te mbyllni edhe syte, nuk kemi c''te bejme meshkuj jemi hahahahaha

Po mashkulli i zgjuar? apo mashkulli e ka trurin brenda brekve .-. se po na habitni tani.
Un nuk e di per te tjerat por spys fare, mund te kem gjith fajet e ksaj bote por neqoftese nuk i mjaftoj ateher tme lej, pse tme tradhtoje? Cfare te drejte ka? Ku e gjeti kurajon tme ofendoj deri ne ate pik? Sidomos kur ska ne mes femije skam meshir as per veten time e jo per nje ************************ qe knej mputh mu dhe andej i fut duart tjetres.
Me falni por kam shum respekt per veten dhe do shkoja kunder natyres time.
 
Titulli: Tradhetia ne cift

Nuk e kam falur dhe s'do ta fal Kurre Tradhetine, eshte vesi me i poshter qe mund te egzistoje ,
 
Titulli: Tradhetia ne cift

Hemmm, mbase eshte kjo::::

62001154046597963486154.jpg


Ndoshta kjo....
32247119511531422528106.jpg
 
Titulli: Tradhetia ne cift

Ideja se koha e te qendruarit bashke ne cift e kthen kohen ne nje tirani te padurueshme. E vetmja gje qe te vjen nder mend, ne nje gjykim te permbajtur, eshte se jeta ne cift rrezikohet nga konsumi. Secili ka nevoj per hapsiren personale. Ne nje gjykim me liberal, kjo eshte filozofia e ciftit te hapur, Hurbinek.

Mu kujtu nje barcalete:

1992, Marku me Prendin duke udhetu me Alitalian.

Vjen stjuardesa dhe i pyet nese duan dicka per te pire.

Sapo largohet stjuardesa Marku pyet Prendin.

C'ka ishte ajo Prend?

Femen ish o Mark, femen!

Po pse s'po thu o Prend qe ne kekena martu me Burra!!!!
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Hakmarrje dhe vetem hakmarrje!


vertettt? :P

Personalisht paqe ( me shpirtin tim ) dhe qetesi ....

Ps... po meshkujt ne k'te rast c'fare kerkojne ? :S
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Hakmarrje mendoj une ...
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Pse ka vend per te bere kerkesa me??Une per vete as kohen per shpjegim sdo ja lija,per 24 sek do ikja:)Sme interesojne rrethanat,sme intereson situate si u zhvillua tradhetia,me provokoi,me ngacmoi,isha I pire etj etj justifikimet e zakonshme te meshkujve,mua me intereson perfundimi e rezultati...Dhe KURRE sdo ja lija vetes fajin per cfare ka ndodhur apo pse ka tradhetuar...
Vazhdoj te jem e mendimit tradhetia eshte me GJAK jo me SHKAK:)
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Kur e tradheton i dashuri do hakmarrje duket demagogji te mendojme te kunderten ..
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Kur e tradheton i dashuri do hakmarrje duket demagogji te mendojme te kunderten ..


Pse demagogji?Po u hakemorre behesh njesoj si ai,ska diferencim mes jush atehere:)...Hakemarrja qe djeg me shume ne kete rast,eshte qetesia(pa bere as skena histerike),indiferentizmi(te behet sikur ste beri peshtypje ajo qe u be) dhe futja e fetyres,emrit e atij personi ne listen e harreses:)...Ka me lezet se keshtu?:DSe besoj...
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Varet rrethanat e tradhtis,,dhe situatat e lidhjes..
-Ka tradhti ne nje lidhje dashurie,,jane dhe tradhtit ne lidhjen e marteses,,ose familjes
Tani tradhtia njelloj vret shpirterisht tek te dyja situatat..kur kemi ndjenja te verteta dashurie..
Ama tek situata e pare kur je ne nje lidhje te lire dashurie,,as qe merr mundimin ta pyesesh tjetren/in, se pse...?
I jep duart,,i thua me te mira e jeta vazhdon,,,(nuk eshte fundi i botes,,as nuk duhet te ulesh veten po pseee,,po siiii..etj etj..absulutisht ,tjetri per deri sa e ka bere i gjest e tille,,dicka e ka shtyre ose karakteri tij/saj i dobet,,ose mungesa ndjenjes,,ose osee,,pak rendesi ka..)ktu ske pse ndalosh te analizosh i thua ciao ade ja.
_ka tradhti ne familje,,pra kur ke femij,,je i/e martuar..Ketu ndryshojn gjerat,,sepse familja eshte dicka e shejt,e perderisa ti ke bere martes me ate njeri,,e ke vlersuar me shume se vetveten tende,diten qe ke martuar dhe kemi vendosur te ndajme endrrat e shpirtit me njeri-tjetrin.
E jeta eshte e gjate,,e familja ka segmente te ndryshme emocionesh,situatash,rlativiteti,,ngjarjesh,,negative e pozitive,,(sepse dhe koha ka stinet e saj..)pa le me jeta ne falilje,,ku pergjegjsia,,siqeriteti dhe perkushtimi duhet te jete gjithmon mbi egoizmin personal,,dhe te ndjehet ne shpirt dashuria dhe vuajtja e tjetrit pjestar,duhet nje kujdes reciprok,,dhe gjate gjithe kohes per-njeri-tjetrin,,
Gjithesesi,,tham qe ka dhe tundime,,faktor te jashtem e te brenshem social e shoqeror,,qe ndikojn ne nje lidhje.
Shkurt tek situata e dyte,,po te ndodhte,,sigurisht do ulesha do analizoja situaten,,se,cfare e ka shtyre ne nje veprim te tille,,pstaj do analizoja situaten dhe mardhenjen tone,,ne cfare gjendje eshte pavarsisht kesaj ngjarje te rend,,dhe do munohesha me krejt llogjiken,,shpirtitn te gjeja nje forme shpetimi,,falje,,dhe rinovimi te kesaj plage,,sepse familja eshte mbi mua,,sepse njerez jemi gabojm,,,sepse une dua Babin e femeijve,,pran tyre,,ti puthe ne megjes,,dreke.darke,,te lozi me ta e tu rrembjej buzqeshjet e tyre,,(ka nje rast kur s"len vend te merresh me analizime,,kur tradhtia eshte e shtrir ne kohe,dhe partneri eshte i/e dashuruar me lidhjen jashtmartesore)ne kete rast fatkeqsisht,,s"ke pse mundohesh,,thjesht mundou te largohesh pa hapur shume plag,,dhe kur ka femij ne mes duhet domozdoshmerisht per hir te femijve te ruash mardhenje (respekt)te mira me partnerin,,sepse eshte Baba i femijve te tu.
E si perfundim cfare kerkon nje femer e tadhtuar..ne konteksin e pergjithshem,,si duhet asgje tjeter per mendimin tim,pervec kohes qe te marri veten,,dhe besimit dhe vlersimi ndaj vetes se saj..
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Pse demagogji?Po u hakemorre behesh njesoj si ai,ska diferencim mes jush atehere:)...Hakemarrja qe djeg me shume ne kete rast,eshte qetesia(pa bere as skena histerike),indiferentizmi(te behet sikur ste beri peshtypje ajo qe u be) dhe futja e fetyres,emrit e atij personi ne listen e harreses:)...Ka me lezet se keshtu?:DSe besoj...

Ta thuash me fjale eshte me kolllaj se ta jetosh gloom kur me tradheton dikush ja punoj veq mos mujsha hiq ,vetem pres pak sa te qetesohen gjakrat se hakmarrja o vakt i mire kur servohet i ftohte
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Ta thuash me fjale eshte me kolllaj se ta jetosh gloom kur me tradheton dikush ja punoj veq mos mujsha hiq ,vetem pres pak sa te qetesohen gjakrat se hakmarrja o vakt i mire kur servohet i ftohte

e c'fare fiton......
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

ndjenjen e lehtesimit nuk eshte si 1-0 sikurse 1-1 rezultati
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

aha, puna eshte te mundohesh ti rregullosh gabimet sa me lehte jo ti keqesosh ato, gjithsesi varet nga lidhja them une,
Personalisht nqs eshte lidhje qe s'don / s'ja vlen ta rishikosh, s'do me interesonte asnje shpjegim.. thjeshte do largohesha ne heshtje... ne qetesine time,
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Kuptohet qe do largohesha po me ate qe do te ja ngulja briret hahhahahah se ska lezet te jete triumfator ai qe tradheton
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Kuptohet qe do largohesha po me ate qe do te ja ngulja briret hahhahahah se ska lezet te jete triumfator ai qe tradheton

E ca do fitoje ne kete menyre?
Do shkatroje edhe me keq jeten tende, mos them te perfundoje e ne burg per nje njeri qe sja vlen....

Kur dikush te tradheton, vazhdo rrugen me koken perpara, pa shikuar me mbrapa.

Nuk zgjidh asgje me hakmarje.
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

ne burg keqkuptove sdo vrisja askend do tradhetoja me te njejten monedhe edhe do ika te festoja fitoren e 7 qershorit
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Femra e mencur mendoj qe do ta falte , por me kusht qe mos te bej me ate veper .
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Femra e mencur mendoj qe do ta falte , por me kusht qe mos te bej me ate veper .
Po mashkulli ishte i MENCUR kur e tradhetoj?!
Cjane keto kushte "e bere dhe njehere te lash?"

Ti si mashkull, a do e falje nje femer te te tradhetonte, nqs ajo te thoshte/ te premtonte/ betohej qe sdo ndodhi me?!

Mua sme duket asnje mencuri te falesh nje tradheti. Kush tradheton njehere, e ben dhe heren tjeter...
Nqs nuk mund te kesh baze e besim tek partneri, hiqi vizen e vazhdo jeten perpara....
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Eshte e mundur te falesh nje tradhti. sigurisht qe eshte e mundur ta falesh, por cka smund te falet eshte mohimi i tradhtis....pra kur ul dinjitetin tend duke ber nje sy qorr e nje vesh shurdh. kur tradhtia pasi dihet falet ne heshtje, sepse qe ne keto momente nuk ke cfare te kerkosh me Ti si femer as tek vetja dhe as tek partneri yt.


Me siper nevertiti e ka shpjeguar mire arsyet, shkaqet e tradhtis dhe perse ka femra qe i falin. nuk mund te gjykoj nje njeri qe fal nje tradhti, cka un arrij te gjykoj eshte nje femer qe jeton e vetedijshme me tradhtin. Sdo falja ndjenjen e injorimit te tradhtis. Qe do te thote: Nese un si grua per te qen me kete burre, jetoj ne nje bashkjetese fantazi, nje lidhje hije dhe nje dashuri te rreme, atehere me te drejte mund te gjykohem nga te tjeret. Mendoj se nje femer qe fal tradhtin e mashkullit te saj eshte me shume her femer sesa ai eshte mashkull ;)....e sigurisht dinjiteti i saj nuk eshte mposhtur....perkundrazi kam mendimin se dinjiteti egziston aty :)
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Po mashkulli ishte i MENCUR kur e tradhetoj?!
Cjane keto kushte "e bere dhe njehere te lash?"

Ti si mashkull, a do e falje nje femer te te tradhetonte, nqs ajo te thoshte/ te premtonte/ betohej qe sdo ndodhi me?!

Mua sme duket asnje mencuri te falesh nje tradheti. Kush tradheton njehere, e ben dhe heren tjeter...
Nqs nuk mund te kesh baze e besim tek partneri, hiqi vizen e vazhdo jeten perpara....

Per ate qe mashkulli nuk kishte treguar mencuri , femrat nuk duhet te gaboj sikur mashkulli !
Nese mashkulli premton se nuk do ta bej me , me mire do thosha , qe duhet ja lene edhe nje shans , se sa te merret veprimi perfundimtar . E me e keqeja eshte athere kur ka femije ne nje martese te tille . Se pari duhet menduar per ata , e pastaj per te tjerat .

Per vete nuk mundem as ta paramendoj ate gje ne jeten time , dhe me tej nuk dua ti hy asaj pune fare . Por , mendoj se duhet menduar shume femra pastaj te marr hapin e fundit . Nese e bene prap athere , nuk ka cka te jeton me me ate mashkulle femra . Gjithe here mendoj se duhet te ja lere vetes nje shance te dyte .... Sepse une kam te bej pune ne gjykata dhe gjyqtaret shume po i fajsojn femrat ne kete ceshtje .
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Per ate qe mashkulli nuk kishte treguar mencuri , femrat nuk duhet te gaboj sikur mashkulli !
Nese mashkulli premton se nuk do ta bej me , me mire do thosha , qe duhet ja lene edhe nje shans , se sa te merret veprimi perfundimtar . E me e keqeja eshte athere kur ka femije ne nje martese te tille . Se pari duhet menduar per ata , e pastaj per te tjerat .

Po babaj mendoj gje per ta kur vajti me tjetren? Apo thuaj, mashkull eshte... i lejohet, hajt ta falim...
Femijet perdoren si pretekst ne kete "loje". Nqs i nderuari do e vlersonte familjen e tij, do mendonte dhe ai per femijet perpara se te bente hapin gabim....



Per vete nuk mundem as ta paramendoj ate gje ne jeten time , dhe me tej nuk dua ti hy asaj pune fare . Por , mendoj se duhet menduar shume femra pastaj te marr hapin e fundit . Nese e bene prap athere , nuk ka cka te jeton me me ate mashkulle femra . Gjithe here mendoj se duhet te ja lere vetes nje shance te dyte .... Sepse une kam te bej pune ne gjykata dhe gjyqtaret shume po i fajsojn femrat ne kete ceshtje .
Ti as qe do ta mendosh per vete, ama jep mendje per femrat?!?!!?!
Dmthn ti si mashkull pret MESHIRE nga ana e femres te te fali nje hap shtrember, ama nqs e ben ajo... as qe behet fjala.
 
Titulli: Cfare kerkon nje femer e tradhetuar?

Po babaj mendoj gje per ta kur vajti me tjetren? Apo thuaj, mashkull eshte... i lejohet, hajt ta falim...
Femijet perdoren si pretekst ne kete "loje". Nqs i nderuari do e vlersonte familjen e tij, do mendonte dhe ai per femijet perpara se te bente hapin gabim....
Nuk po e arsyetoj tradhetin se eshte veper e shemtuar , por gjykimi per nje gje te tille mendoj se nuk duhet te jete me standarte te njejta .
Ti as qe do ta mendosh per vete, ama jep mendje per femrat?!?!!?!
Dmthn ti si mashkull pret MESHIRE nga ana e femres te te fali nje hap shtrember, ama nqs e ben ajo... as qe behet fjala.

Une askujt nuk po i jap mendje . Mendoj se ky veprim eshte me i matur kaq ( te mendohet dhe analizohet ne detaje pastaj te merret veprimi me i mire ).
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top