Toyota Priusi i ri më i mirë në të gjitha aspektet

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Toyota do ta prezantojë në Frankfurt, gjeneratën e re të Prius- njërit nga hibridet e para dhe më të popullarizuara në botë.

Në fokus te gjenerata e re e Prius, janë përmirësimet e shumta, përkatësisht përsosmëria e teknologjisë hibride.

Njoftohet se kompania japoneze ka shpenzuar shumë para dhe mund për përmirësimin e sistemit efikas hibrid të Prius-it, kështu që thuajse 90% të elementeve të këtij sistemi janë të ridizajnuara, ndërsa principi bazë i punës mbetet i njëjtë.

Tani, motori ka vëllim më të madh, fuqi pak më të madhe dhe shpenzim më të vogël. Në fakt motori benzinë 1.5 L, është rritur në 1.8 L, ndërsa fuqia maksimale arrin nga 78 deri në 99 KF.

Shpejtësia maksimale është rritur nga 170 në 180 Km/h, ndërsa shpenzimet janë zvogëluar nga 4.3 L/100 km në 3.9 L/100 km.

Veç tjerash ky motor plotëson edhe normat “Euro 5” dhe së shpejti pritet t’i plotësojë edhe ato “Euro 6” për gazrat që lëshon.
*telegrafi*
 
Back
Top