Totozani: Jetimët që mbushin 18 vjeç dhe dalin nga jetimoret, përdoren për ...

“Kemi dyshime të forta dhe po investigojmë, se femrat jetime që detyrohen të lënë Jetimoret, për shkak se mbushin 18 vjeç, përfundojnë prostituta, ndërsa djemtë, përfshihen në trafiqe droge”. Kjo është deklarata e fortë që ka dhënë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Avokati i Popullit Igli Totozani.

I ftuar për të diskutuar mbi ngjarjen në jetimoren e Shkodrës, Totozani theksoi se në bazë të ligjit aktual, çdo jetim që mbush 18 vjeç, del përballë “një oqeani”. Sipas tij, ai përfiton një asistencë fare të vogël nga shteti dhe nuk ka të siguruar as shtëpi dhe as gjë tjetër.

Për këtë shkak, sipas Avokatit të Popullit, duhet riparë i gjithë sistemi i trajtimit të kësaj shtrese, pasi sistemi aktual është i vjetruar dhe i vë ata në rrezik.

Ndërsa për ngjarjen e ndodhur në Jetimoren e Shkodrës, Totozani theksoi se inspektorët e këtij institucioni mbetën të shokuar nga deklarimet e fëmijëve. Për Totozanin, i takon prokurorisë dhe organeve të drejtësëisë, të gjejnë edhe autorët e vërtetë të përdhunimit dhe abuzimit.

Por Avokati i Popullit zbuloi se fëmijët kanë patur presion nga punonjësit, për të mos treguar shumë për ngjarjen tek organet e drejtësisë. “Ekziston frika se mund të ketë edhe disa raste të tjera të ngjashme”- ka vënë gjithashtu në dukje Igli Totozani.

Në opinionin e tij, gjithçka ka ndodhur vjen edhe për shkak se këto qendra janë të mbyllura për publikun, nuk frekuentohen as nga mediat, ndaj janë të prirura të prodhojnë dukuri negative.

Si zgjidhje të situatës, Totozani propozon mbylljen e këtyre qendrave dhe vënien në funksion ose të shtëpive-familje, ose të adoptimit, ose rikthimin e fëmijëve tek familjet biologjike, sigurisht nën kujdesin e shtuar të shtetit. Avokati i Popullit bën thirrje edhe për tu sqaruar dualiteti mes Pushtetit qendror dhe atij lokal për menaxhimin e këtyre qendrave, si edhe për zhvillimin e konkurseve për drejtuesit e tyre.

(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Totozani: Jetimët që mbushin 18 vjeç dhe dalin nga jetimoret, përdoren për .

Thuajse fati pakëz ishte mizor ndaj tyre?!?!
Mjer njerëzit e ligji që nuk janë nën lëkurën e tyre!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top