Topi:Të tejkalohet ngërçi politik

eGo0sTyle

System Engineer
topi-me-shoket-300x199.jpg

Presidenti i Republikës Topi takoi dje ambasadoren e Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska, vendi i së cilës sapo ka marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Presidenti i Republikës vuri në dukje angazhimin maksimal të shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij për bashkëpunim të plotë me Presidencën polake dhe delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë. “Objektivi ynë është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe europiane dhe ne kemi shpresë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura e të kemi kapërcyer ngërçin e stërzgjatur politik duke rivendosur dialogun funksional institucional e duke respektuar ligjet në fuqi dhe institucionet e pavarura kushtuese”, u shpreh Presidenti Topi. Ambasadorja i parashtroi Presidentit Topi përparësitë e programit të Presidencës së radhës së Bashkimit Europian, ku më kryesoret do të jenë vazhdimësia e procesit të zgjerimit. “Polonia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë të palëkundur vendin tonë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian duke uruar që të Shqipëria të arrijë ta fitojë sa më shpejt statusin e vendit kandidat”, tha ajo.

Panorama.
 
Back
Top