Topi-Tatarzinska: Në BE, pas ngërçit e reformave

eGo0sTyle

System Engineer
topi+amb-polake-300x200.jpg

TIRANث- Presidenti, Bamir Topi ka përsëritur objektin themelor të vendit për marrjen e statusit dhe integrimin në BE, pas plotësimit të reformave, tejkalimit të ngërcit politik dhe rinisjes së dialogut mes palëve.
Deklarata është bërë sot gjatë takimit që kreu i shtetit zhvilloi me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska, vendi i së cilës sapo ka marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui.
“Objektivi ynë është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane dhe ne kemi shpresë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura e të kemi kapërcyer ngërçin e stërzgjatur politik duke rivendosur dialogun funksional institucional e duke respektuar ligjet në fuqi dhe institucionet e pavarura kushtuese” – u shpreh Presidenti Topi.
Ambasadorja ka përsëritur angazhimin e Polonisë për mbshtetjen e Shqipërisë në rrugën integruese.
“Polonia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë të palëkundur vendin tonë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke uruar që të Shqipëria të arrijë ta fitojë sa më shpejt statusin e vendit kandidat.”- tha ajo.
Gjatë takimit, ambasadorja i parashtroi Presidentit Topi përparësitë e programit të presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, ku më kryesoret do të jenë vazhdimësia e procesit të zgjerimit, si dhe mbështetja dhe ndihmesa ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në gjirin e familjes evropiane.

Panorama
 
Back
Top