Presidenti i Republikës Bamir Topi ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që të votojnë masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për drejtuesit e ardhshëm lokalë.
"Unë u bëj apel qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime. Sot është një ditë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të japin verdiktin për dinjitetin dhe prestigjin e tyre", tha Topi.
Kreu i vendit shprehu besimin për një proces zgjedhor të qetë dhe të ndershëm.
top chanel