Topi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm

Ado

FISEBILIL-LAH
Krijimi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, është zhvillim shumë i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit dhe zgjidhja më e drejtë dhe më e qëndrueshme, faktor stabiliteti, paqeje, begatie për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, ka deklaruar presidenti shqiptar, Bamir Topi gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin e Iranit në Tiranë, Alibeman Eghbali Zarach.

Topi shprehu bindjen se ky realitet është i pakthyeshëm dhe njohja e saj ndërkombëtare e pandalshme duke besuar se edhe shtete të tjera të OKB-së do ta njohin Republikën e Kosovës si një kontribut real i tyre për paqen dhe sigurinë në Ballkan, për sigurinë evropiane, duke respektuar kështu edhe vullnetin e ligjshëm të popullit të saj.

Gjatë takimit me Zarach, Topi pohoi se marrëdhëniet dypalëshe do të ndjekin dhe do t’u përshtaten fushave dhe interesave reciproke të dy vendeve. “Ato duhet t’u shërbejnë zhvillimeve të brendshme për të cilat vendet tona kanë nevojë dhe sfidave rajonale e globale me dëshirën e sinqertë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe një botë në paqe dhe në harmoni’, ka potencuar Topi.

“Shqipëria”, - theksoi Presidenti i Republikës, - “si një vend anëtar i ardhshëm i NATO-s dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian ka qenë dhe do të jetë në një linjë me qëndrimet e aleatëve të saj euroatlantikë për raportet dypalëshe, rajonale dhe globale”. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top