Topi ngushëllon për tragjedinë në Afganistan, Berisha feston me اiljetën e Gretën

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
berisha5.jpg



Dy ushtarët shqiptarë u qëlluan në Afganistan rreth orës 15:00. U qëlluan nga policia lokale, siç po ndodh jo pak herë në Afganistan. Njëri u konfirmua i vdekur. Kryeministri Sali Berisha do ketë qenë ndër të parët që mori lajmin. Por edhe pse e dinte për këtë lajm të rëndë, ai u shfaq në krah të të rinjve demokratë për të shpenzuar miliona lekë në një koncert propagandë për rënien e komunizmit. Deri vonë ai as nuk denjoi të reagonte për këtë ngjarje të rëndë. Në vend të kësaj dëgjonte اiljetën e Gretën duke kënduar para adoleshentëve me paratë e paguara nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Ndërkohë, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë shprehu ngushëllimet për familjarët e paqeruajtësit shqiptar, Kapitenit Feti Vogli, i cili humbi jetën tragjikisht në Kandahar, Afganistan.

‘’Të nderuar familjarë të Kapiten Feti Voglit,

Me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të Kapitenit Vogli si dhe për plagosjen e Nëntetarit Peçi, që të dy ushtarakë shqiptarë të kontigjentit ‘’Eagle 4’’ në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtij heroi të Forcave tona të Armatosura!

Në zemrat dhe kujtesën tonë të përbashkët kombëtare Kapiten Vogli do të mbesë përjetësisht i paharruar për veprën e tij heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit si dhe të inkurajoj e të përgëzoj mbarë Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!’’ – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Burimi:TemA
 
Re: Topi ngushëllon për tragjedinë në Afganistan, Berisha feston me اiljetën e Gretën

Sja din qejfit fare ky :p
gjynah ata qe jane lenduar se per Berishen s'po i behet vone fare
 
Pe: Topi ngushëllon për tragjedinë në Afganistan, Berisha feston me اiljetën e Gretën

Mu kujtua Fatosi kur ndodhi tragjedia me minatoret.. :(
E meriton vete ky popull udheheqesit qe ka..
 
Titulli: Topi ngushëllon për tragjedinë në Afganistan, Berisha feston me اiljetën e G

Se mos i behet shume vone Topit LOL
 
Pe: Re: Topi ngushëllon për tragjedinë në Afganistan, Berisha feston me اiljetën e Gr

Sja din qejfit fare ky :p
gjynah ata qe jane lenduar se per Berishen s'po i behet vone fare

Pse kur eshte bere ndonjehere vone atij.. ti behet sot.. Mjere ata thuj pa ky eshte i mbaruar me kohe..
 
Titulli: Topi ngushëllon për tragjedinë në Afganistan, Berisha feston me اiljetën e G

Njeri me zor si ka cu dihet qe esht pun e veshtir dhe ska siguri.sa per saliun cte them, nga nje ane them po sjam i nivelit te tij , qe te fulliq gojen duke folir per te .
 
Titulli: Topi ngushëllon për tragjedinë në Afganistan, Berisha feston me اiljetën e G

PO Ato Cduan ne Afganistan nuk po e shofin qe perdite po vriten Amerikant atje

Kurse sala e ka ne terezi si intereson njeri vetem don qe ai te jete mire se per tjeret si plas fare.
 
Back
Top