Topi: Më 8 maj duhet të marrë fund eksperimentimi me zgjedhjet

eGo0sTyle

System Engineer
topi3.jpg


Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një takimi me vëzhguesit vendorë, është shprehur se politika shqiptare duhet të tregojë pjekuri dhe maturi në zgjedhjet e 8 majit. Sipas presidentit, tashmë ka ardhur koha që të marrin fund eksperimentet që bëhen me zgjedhjet në Shqipëri.
“Secila palë ka peshën, rolin dhe pritësitë e veta dhe në 8 maj duhet të testojë aftësinë e secilit për të respektuar ligjin. 8 maji është rasti për të ritheksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve që të tregojmë që ato janë provë e seriozitetit në angazhimet tona në proceset integruese” theksoi Topi.
Gjatë fjalës së tij, presidenti ka dënuar edhe incidentet e ndodhura gjatë fushatës elektorale, duke thënë se ato duhet të shmangen.
“Duket se një pjesë e kandidatëve i shikojnë zgjedhjet si një test force për militantët. Mungesa e debateve për projektet dhe alternativat, problemet e kufirit mes forcave politike, janë tregues që palët politike kanë një këndvështrim të kundërt nga publiku për rolin e zgjedhjeve. 8 maji nuk është garë midis simboleve, flamujve apo militantëve, por një garë që kandidatët të jetësojnë sistemin konkurues demokratik dhe modele qeverisjeje në Shqipëri”, ka thënë presidenti gjatë fjalës së tij.
 
Back
Top