Topi e Berisha urojne Kosoven

elbruna

Anëtar i Respektuar
Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha kane pershendetur homologet kosovare me rastin e pervjetorit te dyte te pavaresise.

Ne mesazhin e tij, pervec urimit, presidenti Topi ka shprehur edhe angazhimin e Shqiperise per te ndihmuar Kosoven.

“Kjo dite e gezueshme per Kosoven dhe gjithe shqiptaret, me jep rastin te rikonfirmoj vullnetin maksimal per vazhdimesine dhe forcimin e lidhjeve te forta dhe qendrueshme, shumeplaneshe, qe ekzistojne midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqiperia do te vazhdoje angazhimin e saj ne mbeshtetje te njohjes se metejshme nderkombetare te Republikes se Kosoves dhe realizimit te aspirates euroatlantike”, eshte shprehur Topi.

Edhe kryeministri Berisha, ne mesazhin e tij ka shprehur bindjen se marredheniet mes dy shteteve do te vijojne intensifikimin.

“Jemi plotesisht te vendosur e te angazhuar qe marredheniet e shkelqyera dypaleshe, qe ekzistojne ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves te njohin zhvillime te reja pozitive, duke u pasuruar e zhvilluar me tej”, ka deklaruar Berisha.

TCH
 
Titulli: Topi e Berisha urojne Kosoven

Flm shume per Shtetin Shqiptare qe i ka ra mend me pru dy vjetorin e Pavarsies se kosoves.
me shume respket nga Qendrimi.Bossi.........!!
 
Back
Top