Topi-Arvizu: Mbyllje të zgjedhjeve dhe dialog

eGo0sTyle

System Engineer
topi-arvizu-300x200.jpg

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, theksuan gjatë një takimi, nevojën e përmbylljes së shpejtë të pocesit zgjedhor dhe rivendosje dialogut politik.
Ndër të tjera, Topi dhe Arvizu theksuan rëndësinë e kapërcimit të ngërçit të stërzgjatur politik nëpërmjet rivendosjes së dialogut politik ndër-institucional e respektimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese në shërbim të interesave madhore të vendit dhe aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar.
Topi dhe Arvizu u takuan sot në rezidencën private të ambasadorit amerikan. Presidenti, njofton zyra për shtyp, i dorëzoi përfaqësuesit të vendit më mik dhe aleatit të ngushtë të Shqipërisë, mesazhin drejtuar homologut të tij, Presidentit Barak Obama, me rastin e përvjetorit të 235-të Pavarësisë së SHBA-ve, duke i shprehur njëkohësisht ambasadorit amerikan urimet më të përzemërta edhe në emër të mbarë popullit shqiptar për këtë ngjarje historike.


Panorama.
 
Back
Top