Topalli: Rama te pranoje rezultatin ne çdo bashki e komuna

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
TIRANE- Kryetarja e Parlamentit, njëkohësisht nënkryetar e PD-së Jozefina Topalli në një prononcim për shtyp sot pasdite i bëri thirrje publike kundërshtarit politik të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Ftoj Ramën të deklarohet se do të njohë rezultatin në cdo bashki e komunë. Kjo do të ishte një nga suprizat më të mëdha”- tha Topalli duke I kërkuar numëruesve të zbatojnë ligjin “sic kanë bërë deri më tani”

“Jemi të vendosur të presim me qetësi rezultatet e shpallura nga KZAZ të qeverisjes vendore dhe çertifikimin e KQZ. “- nënvizoi Topalli në deklaratën për shtyp të bërë sot pasdite nga selia blu. Ajo shtoi gjithashtu se “Në rrafsh kombëtar koalicioni Aleanca për Qytetarin” qështë kryesore.
Topalli i konsideroi numëruesit si heronjtë e ditës” tek të cilët “Shqipëria i ka sytë” .Duke iu referuar votimit të djeshëm, nënkryetarja e PD-së tha se procesi ishte i rregullt dhe “Ka të gjitha garancitë të përmbyllet me sukses”.
(s.g/balkanWeb)
 

Attachments

  • 43041_1.jpg
    43041_1.jpg
    19.9 KB · Shikime: 19

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top