Top-axhenda e Diplomacise Shqiptare ''Berisha-ll''

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Pershpejtimi i kërkesës për anëtarësim dhe lëvizja e lirë në krye të axhendës së diplomacisë shqiptare

Basha merr garancinë e BE-së për integrimin

Përshpejtimi i shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë do të kryesojnë axhendën e diplomacisë shqiptare. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme thuhet se përfundimi i procesit zgjedhor, i vlerësuar nga personalitet më të larta europiane dhe amerikane në deklarata publike si më i miri i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, ka sjellë dhe intensifikimin e dinamikës diplomatike në lidhje me integrimin europian të vendit. Ministri Basha ka patur një sërë bisedash telefonike me homologë të tij. Ministri i Jashtëm i Suedisë, vend i cili ka dhe Presidencën e radhës së BE-së, i konfirmoi ministrit Basha se Presidenca suedeze mbështet shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit si dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Kjo bisedë telefonike u bë publike dhe në një konferencë për shtyp të shefit të diplomacisë suedeze me ministrin e Jashtëm të Islandës në Stokholm. Shqyrtimi i shpejtë i kërkesës së Shqipërisë është kërkuar publikisht edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë dhe ish zv/President i Komisionit Europian, Franko Frattini, në një deklaratë publike, bërë në Trieste. Ai kërkoi organizimin e një samiti ku të diskutohet lidhur me kërkesat e vendeve të Ballkanit për t`u bërë pjesë e unionit. Kreu i diplomacisë italiane, i njohur për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e rajonit, propozoi një konferencë të përbashkët me krerët e këtyre vendeve për të diskutuar lidhur me procesin e integrimit të tij në BE. Edhe me Frattinin, ministri Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike ku e ka njohur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të vijuar me vendosmëri në plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm italian rikonfirmoi vullnetin dhe angazhimin e palëkundur të Italisë për përmbushjen në kohë të shpejtë të liberalizimit të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë si dhe të shqyrtimit të kërkesës, siç e vlerësoi ai, tashmë të avancuar të Shqipërisë për kandidim në Bashkimin Europian. Frattini ka vlerësuar progresin e madh të bërë nga Shqipëria dhe ka theksuar se Italia do të vazhdojë të jetë avokate e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa ka shprehur edhe përgëzimet për kryeministrin Berisha për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit. Përfundimi i procesit zgjedhor do të sjellë zhvillime të rëndësishme për Shqipërinë në drejtim të integrimit europian. Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, i ka hapur rrugë shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim që kryeministri i Suedisë, Reinfeld, në një deklarim të tij e ka lidhur pikërisht me përfundimin e procesit zgjedhor.

Shqipëria do të përfitojë liberalizim vizash në fillim të 2010

Bashkimi Europian do të liberalizojë vizat për qytetarët shqiptarë brenda vitit 2010. Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të lartë të BE-së rreth dy javë më parë. Komisioneri për Drejtësi i Bashkimit Europian, Zhak Barrot, tha në një deklaratë për median se ekzekutivi i Bashkimit Europian do të propozojë liberalizimin e vizave për disa prej vendeve të Ballkanit, duke filluar prej fillimit të vitit të ardhshëm. Propozimi duhet të miratohet nga 27 ministrat evropianë të Drejtësisë, ndonëse votimi unanim nuk është i nevojshëm. Komisioneri për Drejtësi i BE-së tha se, në regjimin e ri të vizave do të përfshihen edhe Shqipëria dhe Bosnja, në vitin 2010, kur shprehu besimin se ata do t'i kenë përmbushur të gjitha kriteret e vendosura. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm italian, Franko Frattini, tha se BE do të liberalizojë vizat me Ballkanin Perëndimor. Shefi i diplomacisë italiane i bëri këto komente gjatë një takimi me homologun e tij rumun. Fratini tha se, Italia dhe Rumania ndajnë të njëjtat ide lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke theksuar kështu, mbështetjen për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian. Shqipëria pritet të përfitojë nga lëvizja e lirë tremujorin e parë të vitit 2010. Lufta ndaj krimit dhe dokumentet e rregullta të identifikimit janë dy kushtet thelbësore të BE-së. Komisioni Europian po vëzhgon kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave dhe ka konstatuar se, qeveria shqiptare ka plotësuar shumicën e kritereve. Qeveria shqiptare ka vënë në zbatim 100% të gjitha rekomandimet e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave. Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka vlerësuar si tepër pozitive deklaratën e fundit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në lidhje me procesin e liberalizmit të vizave. Ai vlerësoi se Këshilli ka hedhur një hap madhor drejt përmbylljes së procesit të heqjes së vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përmbushjes së dëshirës të qytetarëve shqiptarë për të lëvizur të lirë dhe pa viza në Europë. Basha theksoi se, ky organ shumë i rëndësishëm i BE-së ka përshëndetur progresin e qartë të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në realizimin e standardeve të përcaktuara në udhërrëfyesit mbi liberalizimin e vizave. Për të gjithë shqiptarët që kanë të afërmit në emigracion, që mezi presin rënien e murit të fundit ndarës me Europën, ky është një lajm i shumëpritur dhe një ëndërr që po bëhet realitet. Deklarata bën të qartë progresin e arritur nga të gjitha vendet dhe bën të qartë se ato vende që kanë plotësuar të gjitha standardet mund të presin në fund të këtij viti liberalizimin e vizave, ndërkohë që plotësimi i këtyre standardeve, përmbushja dhe zbatimi i reformave shikohet si një përparësi për të gjitha vendet e rajonit. Sipas vlerësimit të Komisionit Europian, qeveria shqiptare ka plotësuar shumicën e kushteve të vendosura për liberalizimin e vizave. Megjithatë, Komisioni thekson se mbeten ende disa kritere për t`u përmbushur, për të cilat zyrtarët më të lartë të Komisionit kanë shprehur besimin se do të arrihen brenda vitit 2010.

Lëvizja e lirë në BE vetëm me pasaporta biometrike

Pajisja me pasaportat biometrike me të gjitha elementet e lartë të sigurisë, përbën një kusht themelor për liberalizimin e vizave, për të gjithë shtetasit shqiptarë. Qytetarët që nuk do të disponojnë një pasaportë biometrike, nuk do të mund të përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe, për pasojë, nuk do të mund të qarkullojnë pa to në vendet e Bashkimit Europian. Procesi për pajisjen me pasaporta do të zgjasë deri në fund të vitit 2009, nëse do të ecet me të njëjtin ritëm si me atë të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Në momentin kur një qytetar do të paraqesë një pasaportë biometrike, do të ketë një përfaqësim shumë më dinjitoz nga policitë kufitare të çdo vendi europian. Në momentin kur Komisioni Europian të propozojë liberalizimin e vizave me BE, hyrja do të jetë vetëm për ata qytetarë, të cilët disponojnë një pasaportë biometrike. Qytetarët që nuk do ta disponojnë pasaportën biometrike, nuk do të lëvizin dot pa vizë. Pajisja me pasaportën biometrike bëhet në të njëjtën procedurë dhe në të njëjtën zyrë aplikimi me kartat e identitetit. Ministria e Brendshme garanton kapacitete të plota për aplikim, duke i kërkuar të gjithë qytetarëve t'i drejtohen zyrave përkatëse për t'u pajisur me këto dokumente të standardeve të larta. Nëse të gjithë shtetasit shqiptarë do të tregoheshin të vullnetshëm për ta përmbushur këtë standard, brenda një viti shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Europian. Burime nga firma franceze "Sagem", deklarojnë se janë kapacitetet për të prodhuar 20 deri në 30 mijë pasaporta në ditë.

Ministria parashikon pajisjen e mbi 200 mijë shqiptarëve me pasaportat e reja brenda vitit

Pajisja e qytetarëve me dokumentet e reja elektronike, proces jetik për liberalizimin e vizave, po vazhdon me ritme të përshpejtuara falë ardhjes së emigrantëve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjysma e popullsisë, e cila ka kaluar moshën 18 vjeç, është pajisur me kartat e reja te identitetit. Procesi i pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike, po ecën mirë dhe Ministria e Brendshme ka si objektiv të sajin që në fund të këtij viti të pajisë 200 mijë qytetarë me to. Pas nxjerrjes nga përdorimi i çertifikatës me fotografi, radha i vjen pasaportës së vjetër, e cila që nga janari i 2011 nuk do të jetë më e vlefshme për asnjë shtetas. Në ndryshim nga fillimi i këtij procesi, zyrat e aplikimit dhe ato të shpërndarjes nuk do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditëve të javës dhe me orare të zgjatura, por do të punojnë nga e hëna në të premte, që prej orës 8 të mëngjesit deri në orën 16. Pajisja e qytetarëve shqiptarë me dokumente identifikimi të sigurisë së lartë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i qeverisë, e cila ka si synim kryesor edhe faktin se nëpërmjet këtij procesi shpejtohet liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian. Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian kanë shprehur besimin se Shqipëria do të mund të arrijë të plotësojë kushtet për lëvizjen e lirë brenda vitit të ardhshëm. Gjithashtu, karta e identitetit do të jetë dokumenti me të cilin qytetarët do të kenë të lidhur një sërë shërbimesh publike, duke shmangur në këtë mënyrë pajisjen me çertifikata dhe, rrjedhimisht, edhe radhët e gjata në dyert e Gjendjes Civile. Me dixhitalizimin e dokumenteve të identitetit, Shqipëria plotëson të gjitha standardet e IKAOS-ISO apo dhe direktivat e Bashkimit Europian për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, të cilat përbëjnë dokumentet më të mira dhe më të sigurta për nga cilësia dhe standardet që janë prodhuar ose do të prodhohen në Europë. Procesi i dixhitalizimit në dokumentet e identifikimit janë të integruar, të mirëstudiuar edhe nga pikëpamja administrative, organizative. Gjithashtu, ato japin cilësinë dhe sigurinë e premtuar, ndërsa qytetarëve shqiptarë mundësinë që të thjeshtojnë në maksimum verifikimin dhe identifikimin e tyre brenda vendit dhe jashtë tij. Kjo është e mundur, sepse dokumentet e identifikimit janë perceptuar si dokumente me vlerë ndërkombëtare. Standardet janë nga më të mirat dhe të përdorshme nga shtetet dërrmuese të Bashkimit Europian, qoftë nga materiali që mund të rezistojë 10 vjet, qoftë nga elementët e sigurisë për mënyrën e identifikimit viziv të materialit apo dhe të shkeljeve, qoftë nga mënyra e mbajtjes elektronike të të dhënave, pra me çip, me kontakt dhe pa kontakt. Dokumentet biometrike mund t'i rezistojnë faktorëve të tjerë. Fallsifikimi i tyre është i pamundur, pasi pasaporta biometrike është e pajisur me një çip, jo më pak se 72 kilobajt, pa kontakt, që kërkohet në standardet e IKAOS, çka i bën ndërhyrjet në të, të pamundura.
 
Back
Top