Top 10 deputetët që bën “kërdi” me meditje

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Top 10 deputetët që bën “kërdi” me meditje


ekuiliber1978-300x166.jpg


Me apo pa meritë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe stafi tjetër nga dita e mërkurë kanë përfunduar sesionin pranveror të punës dhe kanë shkuar në pushimet e verës.

Veç pagave dhe shtesave të majme, janë edhe mësditjet e mira që deputetët kanë përfituar në udhëtimet zyrtare jashtë vendit ato që do t’ua trashin kuletën për një pushim luksoz në gushtin e nxehtë të këtij viti, shkruan Kosova sot.

Në raportin e shpenzimeve të Kuvenditr të Kosovës për 6- mujorin këtij viti, për udhëtimet e deputetëve jashtë vendit, është kalkuluar një faturë prej gjithsej 179 711 53 euro. Në këtë kosto bëjnë pjesë shpenzimet për udhëtime në shumën prej 88 151, 69, mëditjet për udhëtime në shumën prej 70 599, 32, akomodime gjatë udhëtimit jashtë vendit në shumën prej 15 259, 95 dhe disa shpenzime tjera të pakategorizuara në shumën prej 15 259, 85 euro.

Listës së top-deputetëve përfitues i prin deputetja e PDK-së, Hasime Krasniqi, e cila ka zotuar më 26 qershor 4 810, 50 euro për udhëtim në Gjermani dhe janë paguar 535, 50 euro. Deputeti Bahri Thaçi nga LDK, i cili për udhëtimin në Turqi, më 5 prill, ka zoruar 1 730,00 dhe janë paguar 244, 80 euro. I njëjti deputet për një udhëtim zyrtar në Shqipëri ka zotuar edhe 1 316 euro më 23 maj. Nga kjo shumë janë paguar 250 euro.

Deputetja Valbona Dibra, nga PDK, ka zotuar për një udhëim zyrtar në Shqipëri më datën 21 qershor 1 254, 00 euro dhe janë paguar 313, 50 euro. Në emër të Aferdita Shaqiri- Berisha fugurojnë si të zotuara më 23 maj, për udhëtimin në Shqipëri, mjetë në shumën prej 1 191, 30 euro dhe janë paguar 250 euro. Donika Kada- Bujupi më 21 mars, ka pasur në dispozicion për udhëtimin në Sllovaki 1 166, 40 euro, kurse figurojnë të paguara 129 euro. Shuma prej 1 1 47 euro ka qenë në dispozicion të Sadri Ferati për udhëtim në Gjermani më 20 shkurt, kurse figurojnë të paguara 229, 50 euro, me 1 209 euro në dispozicion.

Më 13 qershor ka shkuar në Londër edhe Ali Sadriu nga LDK, nga të cilat ka shpenzuar sipas raportit, 403, 20 euro, për Zenun Pajazitin janë vënë në dispozicion më 21 qershor, për udhëtimin në Letoni, 1 254, 00 euro dhe janë paguar 366,00.

Mëditje të mira ka marrë edhe një ekip, i cili ka udhëtuar për në Kuvajt me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi. Nga 450, 00 euro të pastra janë paguar në emër të mëditjeve për vizitën në Kuvajt në emër të Jakup Krasniqit, Glauk Konjufcës, Sabri Hamitit e Nait Hasanit. Po aq është paguar edhe shoqëruesi nga BIK-u, Xhabir Hamiti. /ek/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top