Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tonifikimi i lëkurës

Tonifikimi i lëkurës

Nëse qumështi pastrues (detergjent) është një prelud i domosdoshëm për një trajtim të mirë kozmetik, tonifikimi është patjetër një përbërës i pazëvendësueshëm.Tonikët janë aleatët më të lashtë të bukurisë femërore: ujërat e distiluar nga petalet e trëndafilit dhe nga lulet e portokallit, përgjatë shekujve të kaluar, u kanë dhënë gjallëri e shkëlqim fytyrave të damave të epokës. Të tonifikosh lëkurën do të thotë të nxisësh dhe riaktivizosh qarkullimin dhe tonin e muskujve. Ky efekt mund të merret me anë të lëngjeve, të quajtur tonikë, që kanë një veprim rifreskues, zbutës, ëmbëltues, pastrues, nxitës, tkurrës, qetësues, rigjallërues dhe antiseptik.
Ka tonikë dhe losione alkoolikë, që përmbajnë doza të ndryshme të alkoolit etilik deri në masën 50%, ose jo alkoolikë; përveç përbërjes së tyre, formula e tyre përbëhet nga lëndë aromatike të holluara dhe në masë shumë të vogël nga ngjyrues. Ka gjithashtu edhe tonikë të përbërë nga ujë i distiluar me aromë trëndafili, kamomili, qoftë me përmbajtje alkoolike, po edhe pa të. Në të gjitha losionet ose ujërat tonike, ka një pjesë uji të ç’mineralizuar ose të distiluar; produktet më të sofistikuara kanë ujë të distiluar dhe aromatik.
foto-kryesoretonifikimi.jpg
Alkooli i përdorur në tonik shërben për ruajtjen e tij, për të ndihmuar shkrirjen dhe përthithjen e përbërësit të aromatizuar; përveç kësaj, shkakton dhe një efekt freskues. Në lëkurat delikate dhe të ndjeshme përdoret një tonik pa alkool, te lëkurat e yndyrshme dhe të papastra një produkt hipoalkoolik dhe ndonjëherë, edhe hiperalkoolik. Pothuajse të gjithë tonikët kanë një reaksion acid mes 4 dhe 6, që shkaktohet nga prania e ekstrakteve bimore ose të ujit në produkt. Mes lëndëve përbërëse të tonikut ka edhe shumë ekstrakte bimësh që kanë një funksion në lëkurën tonë dhe që e bëjnë produktin specifik për një tip dhe jo për një tjetër. Tonikët duhen përdorur në lëkurë të pastruar me kujdes, të përdorur me një shuk pambuku me lëvizje të njëtrajtshme dhe të ngadalta, nga poshtë lart. Pas pastrimit të lëkurës, tonifikimi i saj përbën plotësimin e veprimit të qumështit detergjent. /Telegrafi/
 
Titulli: Tonifikimi i lëkurës

Por kur s'ke mundesira t'i besh keto gjera....?Hahah!Mbaje ate lekure qe ke e si ta ka bere Zoti!
 
Titulli: Tonifikimi i lëkurës

2 kg uje ne dite dhe sa me pak ta ekspozosh fytyren ne djell jan 2 keshilla qe mund ti bej cdo femer:)
 
Titulli: Tonifikimi i lëkurës

Shume faleminderit !Uji vertet ben mire per lekuren sepse e hidraton ate!
 
Titulli: Tonifikimi i lëkurës

Eshte e vertet sa me shume uje te konsumojme aq lekure me te mire do kemi ....

Une tani sapo aplikova nje maske me argjil ne fytyre .....i ben mire :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back