Toleranca..!

Çfarë është Toleranca?
tolerance.jpg
Duke parafrazuar ndoshta fjalinë më të famshme të shqiptuar ndonjëherë për tolerancën: unë nuk e miratoj atë që thua, por do të mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për ta thënë atë,
(Volter)
Toleranca mund të përkufizohet si një "qëndrim teorik dhe praktik i atyre që, në çështjet i fesë, politikës, etikës, shkencës, artit, letërsisë, respekton bindjet e të tjerëve, edhe nëse janë thellësisht të ndryshme nga ato të cilave tjetri i përmbahet dhe nuk pengon shprehjen e tyre praktike.

Sot 16 nëntor, dita ndërkombëtare për tolerancën.

Që t'u ingranoj pak në argumentin e temës:

Çfarë keni të patolerueshme në jetën tuaj..🤔

Dhe, çfarë toleroni edhe pse nuk ju pëlqen aspak.🤔
 
Urime festen e toleraces atehre Lauri e te gjithe kush ja di kuptimin kesaj fjale nuk po cek kush e ve ne funksion apo jo.😁

Ja nise ti vête Lauri cfare toleron Edhe Pse nuk do doje ? 🫣
 
Toleroj çdo llojë shprehje, mendimi, sygjerim, besimi, kulturore, ide politike e shoqërore.

Nuk toleroj (bëhet fjalë për gjëra përsonale e direkte ndaj meje) fërkimin direkt, imponimin, gënjeshtrën e mashtrimin.
Kam tendenza të kundërt.... t'i përballojë.🤷
 
Toleranca eshte nje term qe vjen dhe formohet nga shume binom te tjere per krah.
Shpesh toleranca eshte ne perpjestim te drejte me dijen.
Eshte ne perpjestim te zhdrejte me injorancen.
Toleranca eshte nje fjale, por qe ne vetvete eshte pema e jetes.
Te tolerosh me llogjike.
Te tolerosh se duhet te ndihmosh ate qe gabon dhe ti japesh nje shanc ,nje mundesi.
Te tolerosh sepse dhe duhet te te tolerojne.
Toleranca ne baze te respektit per veten dhe per tjetrin.
Por nuk mund te tolerosh dike qe tolerancen tende e merr per dobesi dhe abuzon.
Nuk mund te tolerosh dike i/e cila kupton tolerancen tende dhe mbjell ligesine apo padrejtesin mbi ty.
Atehere ka dy lloj tolerancash , ate te shendetshmen dhe te duhuren.
Dhe ate qe eshte e demshme nese toleron.
Si per veten qe mund te dte demtoje, si per tjetrin qe ne mbeshtetje te tolerances tende e ben rruge te abuzoje.
 
Shumë..dhe tepër. Sidomos me mua sherrin e forumit 🙈🤷
Tema thotë të flasësh ti ne je.
Po c'te them une?! Njeriu per veten e tij perhere te mirat pranon o Laur :)

Gjthss, per aq sa e njoh veten e kategorizoj tek njerezit me tolerance te thekte ne disa aspekte. Madje madje, une shkoj nje shkalle me tej, duke u perpjekur qe te mirekuptoj dhe arsyen pse XY tha apo veproi dicka, dhe t'a justifikoj ate per mire. E para kjo.

E dyta, duhet kuptuar ama dhe qe per budalla nuk me ben dot njeri. Dhe kur shoh kshu hipokrizi sy per sy, nuk t'a pertoj fort me e thene. :D
 
Mos flisni keq për soul si admin se ju vrava 🙃
Kur nuk më fshin postimet mua, fiton çmim Nobel për tolerancë 😇🤷
 
Cilesohet si nje njeri qe ta don te miren dhe ti fshin postimet jo te duhura te tuat. 😁
Duhet fol pak keq per personalitetin tend se ste bjene mire vetem fjalet e mira.
Per fshirjet une te kam falenderu ti e dine🙂
 
Top