Toka në pikën e “vlimit”

Toka në pikën e “vlimit”

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Qe prej vitit 1880, muaji korrik që lamë pas ka thyer rekordin si muaji më i nxehtë në histori. Sipas të dhënave të fundit të NASA-s secili nga 9 muajt e fundit të këtij viti, ka thyer rekordin përkatës krahasuar me temperaturat e viteve më parë.

Të njëjtat të dhëna si NASA, i ka publikuar edhe qendra oqeanografike dhe atmosferike. NASA, e cila analizon të dhënat e temperaturës së sipërfaqes ujore dhe asaj tokësore, thotë se muaji korrik ishte 0.84 gradë celsius mbi mesataren e të gjitha temperaturave që ka shënuar vitet e mëparshme.

Kjo situatë klimaterike është shkaktuar nga kombinimi i ngrohjes globale dhe nga efekti “El Nino”. Edhe pse ky i fundit ka përfunduar ciklin e tij të plotë, efektet negative atmosferike ndihen ende.

“El Nino” kulmon në fund të vitit kalendarik, por anomalitë e shkaktuara prej tij kanë dhënë pasojat e para.

Meteorologët besojnë se kombinimi i tij me ngrohjen globale ka shkaktuar disa nga përmbytjet më të rënda në 50 vitet e fundit në Europë, Argjentinë, Brazil si edhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parisi dhe jugu i Gjermanisë përjetuan përmbytjet më të rënda këtë vit, ndërsa së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luiziana u përfshi në përmbytjet e cilësuara si historike.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top