Todenhofer: Pse nuk gjykohen Bush dhe Balir?

Kresha

A pretty face can never trick me
Shkrimtari gjerman Jurgen Todenhofer me anë të një letre u drejtua prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Lusi Moreno Ocampos, prej të cilit kërkoi sqarim pse nuk dënohen Bushi dhe Blairi në këtë Gjykatë.


Jurgen Todenhofer, ish paralmentar gjerman dhe aktualisht menaxher medial në Gjermani, në një letër drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkoi sqarim se pse Gjykata nuk tregon qëndrim të njëjtë edhe kundër kriminelëve të luftës në Irka, siç u veprua me rastin e aktakuzës së ngritur kundër Kryetarit të Sudanit, Omer el Beshirit, për gjenocid dhe krime lufte.

Ja edhe letra e autorit

"I nderura Moreno Ocampo

Si pasojë e ndërkombëtarizimit të çështjes së mbrojtjes së drejtave të njeriut, unë e përshëndes dhe e çmoj shumë vendimin tuaj lidhur me aktakuzën drejtuar Kryetarin e Sudanit Omer el Beshir. Assesi nuk duhet të mbeten të padënuar krimet e kryera kundër njerëzimit. Ashtu siç e keni cekur edhe ju, nuk do të parandaloj procedurat juridike edhe nëse kriminelët janë të strehuar në petkun e shtetit ku jetojnë. Kur zbulohen numër i mjaftueshëm i provova edhe kundër tyre mund te ngiten padi penale.

Por, si një gjykatës i vjetër, unë do ju pyes një pyetje. A thua pse nuk tregoni qëndrim të njëjtë kundër krimeve të kryera në Irak? Unë e gjen në veten time të drejtën të ju pyes për këtë, pra pse nuk tregoni qëndrim të njëjtë edhe kundër Presidentit të SHBA ve George Bush dhe Ish Premierit anglez Tony Blairit.

Ashtu siç e ka cekur edhe ish Sekretari i OKB së Kofi Anan lufta në Irak është" ilegale" dhe është në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare. اdo njëri e din se kjo luftë nuk ka qenë për qëllime mbrojtëse. Për këtë luftë nuk kemi as një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB së. Dua të potencoj se në një vendim të marrë nga një Gjykatë në Gjermani lufta në Irak është shpallur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas një studimi të bërë nga një institut i pavarur amerikano-irakian, për shkak të kësaj lufte të "pandershme" deri në vitin 2006 kanë vdekur 600 mijë civil irakian dhe shumica e tyre u vranë nga ushtria amerikane. Po ashtu duke u mbështetur në një studim të bërë nga "ORB" deri në vitin 2008 janë më shumë se 1 milion civil të vdekur në Irak, sipas të dhënave të ngjashme afro 1 milion njerëz janë plagosur dhe 5 milion njerëz janë detyruar të zhvendosen. Unë mendoj se vrasësit e këtyre njerëzve nuk duhet të mbesin të padënuar.

A është Gjykata Ndërkombëtare Penale një gjykatë botërore me parime globale apo një gjykatë evropiane i cili ushtron veprimtari vetëm kundër jo evropianëve? Pra, a është kjo një gjykatë e cila është me të fortit kundër të dobëtëve, pra një gjykatë e të fortëve? A duhet të pyetni këto pyetje ju vetës tuaj? Deri më tani, është për tu brengur se në këtë gjykatë janë gjykuar vetëm politikanët e shteteve të dobëta.

Mund të jetë pretekst se nuk mund të paditen udhëheqësit e SHBA së , ngase ky shtet nuk e njeh kompetencës e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por ju nuk mund të ngritin padi as kundër Kryetarit të Sudanit, ngase edhe ky shtet nuk e njeh kompetencën e kësaj Gjykate.

Parmit të cilët janë përcaktuara në Gjykatën e Nurmbergut parashohin se mosgjykimi i një lufte të padrejtë dhe arsyetimi i saj paraqet krim ndërkombëtar. Arsyetimin e luftës së padrejtë, si krim lufte që e dallon nga krimet tjera lufte, paraqet tubimin e gjitha terroreve të luftës.

Kolegu ynë i vjetër, prokurori amerikan Robert Jackson ishte shprehur kështu " Ashtu siç ne i trajtojmë dëshmitarët, edhe nesër historia do të na trajtojë njëjtë neve... krimet e luftës nuk vlejnë vetëm për palët humbëse të luftës.

Një grua muslimane para pak kohë më pyeti kështu. Një kryetar shteti nga Evropa sa civil ka drejtë të vret? Nderi njerëzor dhe drejtësia, këto dy parime globale të cilët i posedoni ju, i nderuar prokuror, si do të ndikonin në përgjigjen tuaj të kësaj pyetjeje? Nëse ju mundeni të përgjigjeni në pyetjen se pse nuk gjykohen Bushi dhe Baliri, dijen se nga ana ime do të përmendeni gjithnjë me falënderim."

Me nderime
Jurgen Todenhofer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top