Tobli: Pashë vdekjen dy herë me sy

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
f.0405135953955_m.jpg


Vjollca Tobli, arkëtare e CEZ-it, ka marrë tre plumba nga Viktor Gushi, njërin prej të cilëve e ka ende në trup. Në emisionin 'Me Zemër të hapur’ në TV NEWS24 Vjollca, nëna e tre fëmijëve rikujton 2 ngjarjet që shënjuan jetën e saj. Përballja e saj me Viktor Gushin për herë të parë ishte më 28 maj të vitit 2010.

“Më 22 maj 2010 ora 15:05 minuta në sportelin tek Shkolla e Baletit ku paguhen dritat, vjen një burrë dhe nxori pistoletën. Kishte një bluzë ushtarake, një kapele bojë bezhë të ulur. Dhe më tha paratë. Unë i thashë të keqen nëna hiqe pistoletën ta hap nëna derën. Afër arkës kam tavolinën përballë popullit dhe karrigen tek dera. Kur shkova tek dera thashë data 28 maj, dhe mendova se arka ka lekë të madh se të gjithë paguajnë dritat. Afër kisha celularin, kur po priste jashtë derës i rashë 129. I thashë alo policia jam arkëtarja e Shkollës së Baletit, kam një vrasës me pistoletë”, rrëfen Vjollca, transmeton BalkanWeb.

Arkëtarja kujton se policia erdhi shumë shpejt, ndërkohë që rrëfen frikën teksa Gushi i mbante të drejtuar armën, që sipas saj ishte e vërtetë dhe jo false.“Djali kishte lëkurën e zezë, pak mjekër, pavarësisht se hëngra tre plumba e mbaj mend historinë. Shumë gjëra ndodhën në moment, por pistoletën e kuptova se ishte fikse, edhe pse policia më tha mos ishte false”,- tregon Vjollca.

Vjollca kujton se më 7 korrik 2011 u përball sërish me Viktor Gushin, teksa përshkruan tronditjen e saj kur u përball me agresorin dhe e kuptoi se ishte i njëjti person. “E njëjta fytyrë, i njëjti person, mua më shkoi mendja të fëmijët, e pashë vdekjen ballë për ballë. I kam nxjerrë dorën dhe thashë mos. Kjo ka qenë hakmarrje sepse nuk qe rastësi. Kur lëviza më ka plas hemorragjia. Më ka ndihmuar një burrë dhe më dha forcë, nga shkallët ka dale edhe një zonjë më duket se është një mjeke. Me kanë vendosur në makinë të policisë”, rrëfen Vjollca, ndërsa thekson se para se të shtrohej në spital i tha policisë se e ka plagosur i njëjti person.

E detyruar të kalojë jetën me një plumb në shtyllën kurrizore, Vjollca rrëfen përjetimin e saj teksa mediat kishin mbushur edicionet e tyre kryesore me arrestimin e personit që kishte mbajtur frymën pezull gjithë opinionit publik dhe kishte angazhuar forcat e rendit për kapjen e tij.

“Përjetimi nisi nga lajmet. Po shihja lajmet pasi më janë bërë fiksim pas plagosjes dhe në momentin që e dha ishte një ndjesi e fortë. Isha me burrin dhe u ngrita dhe thashë bobo ky e ka vrarë. U bazova tek modeli si hy ai, si vret, u bazova tek modeli i gjuajtjes, se ai të gjuan drejt, ndoshta dhe parandjenja. Lajmi më dha një djersë të ftohë dhe mu ndalua fryma. Që kur u vra arkëtarja, përjetoja çdo gjë”, shpreh përjetimin e saj Vjollca, teksa mediat transmetonin momentin e vrasjes së arkëtares së NGB Bank, Eleonora Kaloçi dhe më pas arrestimin e Viktor Gushit.

Vjollca tregon se i ka kërkuar policisë që të përballet vetë me Viktor Gushin, për arsye që të lërë jashtë kësaj historie të hidhur familjarët dhe fëmijët e saj, ndërkohë që e përlotur kujton momentin kur u përball pas plagosjes me djalin e saj 29-vjeçar, i cili kishte bërë tatuazh në dorë dhe në shpatull plumbat e nënës.

Vjollca tregon se tashmë ndihet e qetë, pasi personi që e ka plagosur është i njëjti person (Viktor Gushi) që një javë më parë u vu në pranga nga policia.

Telegrafi
 
Titulli: Tobli: Pashë vdekjen dy herë me sy

Se kuptoj si policia e ka lene te lire ne gjithe keto vite.Ai u ka dhen gjurmet ,kta nuk kane reaguar.Duhej te vriste 2 apo 3 pastaj te kapej .
 
Titulli: Tobli: Pashë vdekjen dy herë me sy

Se kuptoj si policia e ka lene te lire ne gjithe keto vite.Ai u ka dhen gjurmet ,kta nuk kane reaguar.Duhej te vriste 2 apo 3 pastaj te kapej .

Ajo qe esht per te ardhur keq esht se ai u rikthente prap per te grabitur per her te 2-t ne te njejtin vend, prap policia si gjithmon me menefregizem ne maximum....

Kur u vra arketarja, u plagos roja, media e sulmoi ashper Shtetin, edhe kur desh ta kapte e kapi. Mungesa e telekamerave (ne funksionim) e ben me te leht kryerjen e grabitjeve ose vrasjeve.
 
Back
Top