Sa here debatojme ne keso tema eshte e quditshme se si mundohemi t'i minimizojme gjerat duke terhequr paralele nga me te quditshmet.
Ne duhet te kuptojme nje gje se kur flasim per dhunen ndaj femres ne radhe te pare duhet ta kuptojme se cfare realisht eshte dhuna ose ose cfare kupton me dhune nje shoqeri, nje kulture apo nje rreth shoqeror. Krahasimet munde te behen ne mes te rretheve me kulture, tradite dhe nivel te njejte dhe jo te behen krahasime me shoqeri qe se kan asnje gje te perbashket.
Pra te krahasosh dhunen ndaj femres ne mes te nje shoqerie ku dhune konsiderohet edhe ngacmimet ne rruge, nje e shtyre, nje e peshtyre, me vendet ku kjo gje eshte tejet normale dhe as qe konsiderohet dhune eshte gje banale. Pra te terheqesh paralelel mes vendeve qe me asigje nuk krahasohen me duken ide jo e qelluar. Pra definimi per dhunen ndryshon nga vendi ne vend, nga kultura ne kulture, nga menyra e trajtimit gjyqesor, nga menyra e definimit shoqeror dhe nga shume faktor direkt dhe indirekt te cilet na sjellin tek te kuptuarit ku ne nje shoqeri dhune quhet fyerja deri te nje shoqeri tjeter ku dhune nuk numerohet as dajaku, e hove hove as vrasja.
Pra dhuna ne shoqerine tone nuk munde te krahasohet me dhunen ne vendet e zhvilluara. Ne munde ta krahasojme dhunen tone me vendet rajonale apo se paku me zhvillim te perafert. Ne ne vendin tone nje mori ngjarjesh rreth femres nuk e konsiderojme fare dhune. Vonesat e zgjidhjes se ceshtjes ne gjykate ne nuk e marrim si dhune, vonesat ne realizimin e alimentacionit ne nuk i konsiderojme si dhune, mos lejimin e vizites se femijeve ne nuk e konsiderojme dhune dhe shume e shume gjera tjera.
Une them se situata ka tejkaluar permasat e shqetesimit. Brenda ketyre dy viteve 10 femra te vrara tregon se me nuk behet fjale per dhune por per nje lufte te paskrupullt. Befasia me e madhe per mua ne kete mes eshte se 30 % e parlamentit te vendit tone eshte ngja gjinia femrore dhe heshtja e tyre ndaj ketyre rasteve eshte me shume vrastare se sa vet dhuna.