Tmerrojnë burrat kosovarë: Gratë e meritojnë dajakun

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2018-06-01-14-35-29-1.jpg

Burrat në Kosovë ende mendojnë që gratë duhet ta durojnë dajakun. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se gratë nuk kanë nevojë për seks sa kanë burrat, ndërsa pjesa tjetër nuk pajtohen që të kenë një shok homoseksual.
Këto janë disa nga gjetjet e një hulumtimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka matur qëndrimet e burrave lidhur me barazinë gjinore në Kosovë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve në këtë hulumtim kanë pohuar se gratë nuk duhet të heshtin karshi dhunës. 67.9 për qind e burrave mendojnë se gratë duhet të raportojnë për rrahje, madje edhe nëse është fjala që të mbajnë familjen e bashkuar, shkruan GazetaFokus.

Rreth 40 për qind e burrave janë përgjigjur se pajtohen që gratë e meritojnë me raste të rrihen. Por, sipas tyre, këtë ato duhet ta bëjnë vetëm kur është e nevojshme që të mbajnë familjen e bashkuar.

Rezultatet e dala nga ky hulumtim janë edhe më shqetësuese. Kosovarët nuk pyesin për seksin, ata vetëm e bëjnë.

Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se gratë nuk e kanë të nevojshëm seksin sa e kanë burrat. E madje sipas disa burrave duhet t'u vijë turp nëse nuk janë në gjendje të kenë ereksion gjatë marrëdhënies seksuale,.

Në fakt kështu janë shprehur 24.4 për qind të burrave pjesëmarrës në hulumtimin e OSBE-së, ndërkaq 30.4 për qind pajtohen pjesërisht.

Një gjë tjetër interesante nga ky hulumtim është se ndërrimi i pelenave, larja e fëmijëve dhe ushqyerja e fëmijëve janë përgjegjësi e gruas.

Kështu kanë pohuar rreth 70 për qind e të anketuarve.

E sipas tyre, roli më i rëndësishëm i gruas është të kujdeset për shtëpinë dhe të gatuajë për familjen. Rreth 70 për qind e burrave u përgjigjen ngjashëm.

Po ashtu, burrat kosovarë në shumicë kanë thënë se ata asnjëherë nuk do të pranojnë që një homoseksual ta kenë shok. 55.1 për qind pajtohen plotësisht mbi këtë fakt, ndërkaq 17 për qind pajtohen pjesërisht.
Express
 
Eh ceshtje mentaliteti,Shqiperia do doj pune te kaloj tranzitin social.
Se me cfare te drejten tjetri vendos dore,dhe ushtron dhune mbi nje tjeter qenie njerzore,une sdi?!
 
Po m'vjen marre qysh s'po na vjen marre:esp::esp:
 
Një problem gjithmonë ka një zgjidhje. Pse të qash tërë jetën?

Po në anën tjetër budallenjtë i kam kuptuar gjithmonë, po këto mjeranet,
assesi: që kur e dijnë se kris dajaku pse goja s'iu ndalet? Pse me vjet durojnë
dajakun? ....etj., etj...

Nga përvoja, vet e di rastin, kur miqtë (vëllezërit e gruas) e kanë bërr "llom"
dhëndrin për spital, kurse gruaja budallicë prap kthehet tek burri i dashur.

Me të vërtetë s'kam përgjigje në shumë pyetje......

Kurse, rasti më
 
Edhe ne u shkruajme letra burrave. Po ku ka letra ti bej njerez keta burra qe dhunojne psikologjikisht dhe fizikisht gruan valle? Me shpirt mallkoj: Ju thafshun te dyja duart dikujt te vendos doren mbi 1 femer.

Sa per fenomenin se si grate durojne,Cte bejne te shkretat? Mir ato qe kan 1 pune e te ardhura por ato pa shkolle pa pune ?
 
Epo po qe se nuk kane gje tjeter per tu dhene le ti japin Dajak pra...:P
U ka hyre aq thelle ne tru feja sa e krahasojne gruan me nje kafshe... Po edhe per kafshet tani ne bote ka liri dhe organizata qe luftojne fort dhunen ndaj kafsheve... po me grate e kosovareve si do zgjidhet se ska kush tu dale ne krah kunder ketij fenomeni abuzues....
 
Edhe ne u shkruajme letra burrave. Po ku ka letra ti bej njerez keta burra qe dhunojne psikologjikisht dhe fizikisht gruan valle? Me shpirt mallkoj: Ju thafshun te dyja duart dikujt te vendos doren mbi 1 femer.

Sa per fenomenin se si grate durojne,Cte bejne te shkretat? Mir ato qe kan 1 pune e te ardhura por ato pa shkolle pa pune ?

Soul, edhe nuk pajtohem me dhunën, por sinqerisht e them se kam parë vetë
gra që vetë u kruhet, e thirrin dajakun. Po kur njeriu e din çfarë e pret, pse more
nuk mbledh mend. E kupton çfarë dua të them? - I ke dy opsione: në të majtë
edhe në të djathë. E ti kur e din s ee djathta sjell dajakun, prap i kundërvihesh.
Kur e din se burrin e ke budallë, bëja moj qejfin, sepse kalon ma mirë.
Një duhet dijtur se edhe dajaku nuk vjen rastësisht, por i paraprin dikush.
Si thonë me një fjalë: ai ngucakeq. kjo mezi pret, dhe ja belaja....

Po, edhe ujkun njeriu me marrë me t'mirë e zbut, e leje më njeriun.
 
Cilido që arsyeton dhunën psikike ose fizike ndaj femrës, e ka gabim deri në fund. I bie, arsyetim për dhunën ndaj nënës, motrës, gruas, vajzës.
 
Cilido që arsyeton dhunën psikike ose fizike ndaj femrës, e ka gabim deri në fund. I bie, arsyetim për dhunën ndaj nënës, motrës, gruas, vajzës.

S'ështe puna tek arësyetimi, por tek zgjidhja.

Ndale ti dhunën, po munde!
ثshtë lehtë me filozofu.
 
Haha, cilën dhunë?

Po de, cilën dhunë. اdo formë e dhunës nuk ka as më të voglin arsyetim. Si mund të tregohesh i dhunshëm ndaj një femre, e cila është krijesë e barabartë me mashkullin. Kush i jep të drejtë dikujt, ndaj dikujt tjetër?
 
Ore Veton. Të jesh vetëm solidar me ta nuk mjafton. Por kërkohet zgjidhja, çfarë dhe si të veprohet në këto raste.
Pra, nëse në këtë temë ne dalim vetëm me pajtohem apo spajtohem, asgje skemi bërë.
Gratë e mjera vazhdojnë të rrahen, s'të pëlqeu ty , mu e të tjerëve.

Kurse ti në fakt e the "kush e arësyeton dhunën ......", pra ti po merresh me të tjerët ne vend se me aktorët,
mu me ata që ushtrojnë.

Nejse,nëse ne këtu në rrijmë edhe diskutojmë "është mirë, s'është mirë ....", askund nuk arrijmë
dhe situata nuk ndryshon as 1%, nëse nuk ndërmerret diçka konkretisht.
 
Dhe si të e luftojmë këtë fenomen?
 
Dhe si të e luftojmë këtë fenomen?

Nëse ke lexuar, më lartë unë dhash disa mendime
Zgjidhja tek ne është kur nuk ka shi, edhe breshëri është i mirë.

Njerëzit duhet vepruar, sipas "vendit edhe kuvendi".
Këtu në perëndim është lehtë: ndahesh, shteti të ndihmon të gjejsh
së pari një strehim (ekzistojnë strehimore për gra të rrezikuara),
një punë dhe më së pari ka këshilltore, ndërsa tek ne pothuajse
s'ke asgjë: si thonë, je në dorën tënde dhe të Zotit, bëhu e mençur
dhe vepro si do ta kalosh situatën më lehtë, që t'i ikësh dajakut.

Dhe çfarë thash më lartë, mu kjo nuk veprohet në këto situata.
Ato, në vend se t'i ikin rrezikut, shkojnë me krye murit.
 
Mendoj se tema flet, nëse gratë e meritojnë apo jo dajakun. Unë besoj, i bindur në mënyrë të plotë se askush nuk meriton dhunë. Ti si mendon?
 
Mendoj se tema flet, nëse gratë e meritojnë apo jo dajakun. Unë besoj, i bindur në mënyrë të plotë se askush nuk meriton dhunë. Ti si mendon?

Ore Veton, shumë njerëz meritojnë edhe të vriten, a t'i vrasim, çfarë mendon?

Unë për vete merrem më shumë me zgjidhjen.
A meritojnë apo s'meritojnë, nuk është me rëndësi, është
mendim personal, por se nuk duhet ushtruar dhuna
ajo është me rëndësi.
Pra, si thash, pak punë është apo na pelqen, apo s'na pëlqen,
mendimet tona nuk ia ndryshojnë situatën grave dhe femrave në
përgjithësi.

Unë për vete merrem më shumë me atë se çfarë duhet apo nuk duhet
bërë, se sa a meriton apo nuk meriton.
 
Varesisht nga niveli i arsimimit mbi jeten nga njerezit mund te kemi edhe raportet ndermjet tyre ndermjet vete .Edhe pse une mendoj qe shoqeria kosovare eshte larg emanicipimit sidomos ne vendet rurale . Duhet pune dhe angazhim i te gjitha institucioneve te shtetit qe dhuna ndaj gruas te nderprehet njehere e pergjithmone . Jemi ne shek.21 dhe nuk mendoj qe dhuna eshte zgjidhja e veteme per ta edukuar njeriun sic mendojne disa njerez .
 
Nje burr qe godet nje grua eshte frikacak!

me fjale te kenaqim ne xhanem. (spo te referohem ty por ne pergjithesi)
Po nje burre qe shan nje grua ca eshte o Kaon aman na thuaj? :)

@ Ricky nuk pajtohem serish me ty. Trupi i njeriut eshte e shenjte si dhe vete jeta. Une zgjidhje shoh vetem denoncimin dhe ndarjen. Nje njeri qe te rreh te siguroj qe e ben dhe per gjerat me te vogla. Ai qe rreh e beson se e ka ate te drejte. nuk ka lidhje me gruan hic. Nuk mund ta 8magjinoj dot cfare jete mund te behet me dajak dhe me fmi perreth.
 
Redaktimi i fundit:
me jale te kenaqim ne xhanem. Po nke burre qe shan nje grua ca eshte o Kaon aman na thuaj? :)

@ Ricky nuk pajtohem serish me ty. Trupi i njeriut eshte e shenjte si dhe vete jeta. Une zgjidhje shoh vetem denoncimin dhe ndarjen. Nje njeri qe te rreh te siguroj qe e ben dhe per gjerat me te vogla. Ai qe rreh e beson se e ka ate te drejte. nuk ka lidhje me gruan hic. Nuk mund ta 8magjinoj dot cfare jete mund te behet me dajak dhe me fmi perreth.

E pse nuk pajtohesh me mua? Unë nuk thash se është mirë ta rrahësh gruan.
Ne krejt e dijmë dhe kuptojmë shenjtërinë, nuk ka nevojë per detaje të më tepërta,
por problemi qëndron se si njeriu duhet të sillet dhe veprojë në situata të këtilla.
Një mos harro, se tek ne nuk funksionon asgjë: komplet e ke Zero. Ankohu dhe bërtit,
e kerce përpjetë sa të duash se s'te vjen në ndihmë askush. Bile edhe të afërmit e tu
hezitojnë t'i hyjnë "bung-jave" për ty. Sa për ndarjen, edhe unë shoh si zgjidhje , kuptohet
në paç ku të shkosh dhe si të jetosh....
Sikur të jetoje në perëndim, është pakez më ndryshe, por në Shqipëri e Kosovë,
ede ndarja është e vështirë, nga se s'ke nga çka të jetosh. Kjo është e mundur
vetëm në një shtet ku funksionon ligji, kurse tek ne s'ke asgjë.
Mund ta denoncosh, vijnë policia, ia japin atij një dajak, por mandej, vazhdon
prap kënga e vjetër: pështyj përpjetë, të bjen në fytyrë!
 
E di. e di qe ne shqiperi nuk funksiono asgje. madje madje ai polici qe ti mund ta therrasesh me te mbrojte gruan e vet ne shtepi e ben telef me dajak. Shqiptaret keta jane fatkeqesisht.
Sa per grate i bie me mbyll gojen prej frike. Ama ke plot qe asgje nuk bejne e vetem pse i ka hedh sh kripe gjelle han dajak. Nejse me se kjo pune ska fund. Une me shpirt e them serish keta njerez u shofshin.

Shpresoj fort qe vajzat te edukohen e tbehen zonja tvetes. Vec me arsim do zhduket ky mjerim i trojeve tona.
po tken shkollim e 1 pune me jetuat ska bij nene ti preke se i ndan brenda nate.
 
Ka edhe gruaja pjesen e saj te fajit qe nuk i edukon sic duhet femijet djem..nje djale i edukuar sic duhet nga nje nene e mire nuk ka kurre aftesine te. Jete i dhunshem.
 
Po m'vjen marre qysh s'po na vjen marre ?

Nuk kan kaluar dy muaj kur TV tona bane publike ankesat e vajzave tona, studente, per shantazhet dhe ngacmimet qe kan nga profesoret qe paguhen me taksat tona ?

Brenda ketij muaji kater vajza tona, tri prej tyre nxenese bejne vetvrasje duke hipur maje banesave e duke u hedhur nga to dhe e tera kjo nga shantazhet dhe nga mos dalja zot nga askush ??

E parlamentaret tane qe paguhen me taksat tona shumicen e kohes veq regjistrohen sa per meditje e nuk punojne e deputetet femra qe perbejne 30% e Parlamentit jane aty sa per dukje ??

Ministri i Arsimit perkunder gjithe kesaj e perkunder se testet e matures dolen sheshit eshte fshehur diku ??

Kryeministri asht tu marre me thurje e do gardhiqeve e Presedniki kerrsh do mu ba naper dynja tu munu me binde Serbine qysh mu pajtu ??

E ne prinderve s'na ka met tjeter veq mej kru dhembet tuj pi makiato e me u lut: Do zoti viktima e radhes Nuk eshte vajza ime??

Zot bekoji e ruaji vajzat tona ?? se ne prinderit kemi vdek per se gjalli ?
 
Ka edhe gruaja pjesen e saj te fajit qe nuk i edukon sic duhet femijet djem..nje djale i edukuar sic duhet nga nje nene e mire nuk ka kurre aftesine te. Jete i dhunshem.

Aman o Abis. C'ti mesoj nena shkrete 1 djali te cilin baba e merr me rraf nenen te dy sebashku? A e mban mend 1 lajm ktu ne fv para shume kohesh ku babe e djale rrihnin nenen? Femija meson nga veprat e prindit me shume se sa nga fjalet.
 
Ka edhe gruaja pjesen e saj te fajit qe nuk i edukon sic duhet femijet djem..nje djale i edukuar sic duhet nga nje nene e mire nuk ka kurre aftesine te. Jete i dhunshem.

Ke shume te drejte.... por ka edhe nga ato femra qe nuk rrijne/jetojne dot pa nje mashkull te tille , abuzues/masakrues .

Pra ne momentin qe ti e pranon packa arsyeve te ndryshme, dhe nuk ben sakrifica per tu larguar... eshte e kote me i hudhur fajin nje robi ( nuk po them mashkull/burre ne k'te rast ) qe mund te kete prb te thella psikologjike. Ne nje fare menyre ne k'te rast ti bashkepunon me te.
 
Redaktimi i fundit:
E di. e di qe ne shqiperi nuk funksiono asgje. madje madje ai polici qe ti mund ta therrasesh me te mbrojte gruan e vet ne shtepi e ben telef me dajak. Shqiptaret keta jane fatkeqesisht.
Sa per grate i bie me mbyll gojen prej frike. Ama ke plot qe asgje nuk bejne e vetem pse i ka hedh sh kripe gjelle han dajak. Nejse me se kjo pune ska fund. Une me shpirt e them serish keta njerez u shofshin.

Shpresoj fort qe vajzat te edukohen e tbehen zonja tvetes. Vec me arsim do zhduket ky mjerim i trojeve tona.
po tken shkollim e 1 pune me jetuat ska bij nene ti preke se i ndan brenda nate.

Deshiron te dukesh sikur shpreh ngushellim,e serish vjen me termin shqiptaret,shqiptaret.

Ishin ata qe ti adhuron si popull e kulture qe e lane me ate plage qe s'merr dot veten vendi,ajo mbeturine kulture ku ti e quan civilizim,qe pleq martojne femij,ku gruaja mbulohet me copa pelhure si majmuna,e mjekercjept livadhisin sa me nje xhami ne nje tjeter,ku 98% e materialeve anekend botes me shume qe dhunohen grate vijn nga ato vende qe ju i keni bash vellezer,nga ato kultura.

Tregon madje e plaget se nga vjen.
Nqs do donin perendimin haxhiqamilat ,s'do ekzistonte ky fenomen ne kete shkalle.

Suphanallah.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top