Tmerri në sytë e nënës emigrante,i shtypi autobusi foshnjën

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ngjarje e tmerrshme ndodhi pasdite në Greqi me protagoniste një nënë shqiptare dhe fëmijën e saj.Nëna fatkeqe kishte marrë foshnjën e saj 5 muajshe dhe doli shëtitje.

Në një rrugë tentoi të zbresë trotuarin.Në ato momente rrota e karrocës u bllokua.Fëmija ishte i palidhur sipas dëshmitarëve të ngjarjes me pasojë të bjerë nga karroca.Në të njëjtën kohë po kalonte një urban qyteti dhe mori fëmijën nën rrortat e tij.

Nëna shqiptare bërtiti me të madhe dhe autobusi ndaloi ,mirpo ishte tepër vonë.Edhe pse fëmija u çua me të shpejtë në spitalin më të afërt nuk mundi të rezistojë.

Policia e Pireut është duke hetuar ngjarjen pasi ka disa pamje të errta e gjithë historia.

Disa pyetje që lindin janë:

Guxoi nëna emigrante të kalojë rrugën edhe pse pa autobusin?

Shoferi nuk pa tentimin e këmbësorit që do kalonte?

Shoferi nuk mundi të reagonte?

Si mundi të bjerë fëmija nën rrotët e autobusit?

Ngjarja ndodhi rreth orës 17.00 në lagjen Egaleo në kryqëzimin Iera Odo me Papathanasiu.
albnow​
 
Titulli: Tmerri në sytë e nënës emigrante,i shtypi autobusi foshnjën

mu rrenqeth mishi....
ky per mu eshte film horror...
iku nje engjell :'(
 
Titulli: Tmerri në sytë e nënës emigrante,i shtypi autobusi foshnjën

oh my god. c'a tmerri. te shohesh foshnjen ne kete menyre. wow. e tmerrshme !!

---------- Post added at 13:29 ---------- Previous post was at 13:16 ----------

se po me vjen dhe shume cudi,

si arriti qe i ra foshnja nga karroca njehere? Nje foshnje 5 muajshe sapo ka filluar te qendroj ulur dhe akoma nuk e ka fituar balancen komplet. Domosdoshmerisht duhet te lidhet nese pozicioni do jete ulur ne karroce. E nese ka qene shtrire prape eshte e pamundur te bjeri ashtu. E kjo mama e pakujdesshme nuk e kontrolloi rrugen njehere para se te kalonte ? E ky shoferi i autobuzit kaq shpejt dreqin ishte ? Shume rast enigmatik. Po fajtore eshte mamaja,kryesorja. Sidomos kur del me babies, duhet te besh shuuuuume kujdes. Shume e dhimbshme kjo histori. :(
 
Titulli: Tmerri në sytë e nënës emigrante,i shtypi autobusi foshnjën

Sa keq po me vjen ,shume gjynah
 
Titulli: Tmerri në sytë e nënës emigrante,i shtypi autobusi foshnjën

Gjynaf...i shkreti femije ka pare llatar:(
 
Titulli: Tmerri në sytë e nënës emigrante,i shtypi autobusi foshnjën

eshte veret tmerr por dhe kjo nene si e le vajzen 5 muajshe pa lidhure dhe si do qe te kaloje rrugen ku ti teke asaj akoma su mesua si te kalosh nga njera ane e rruges ne tjeter dhe aqe me keqe kur ke dhe femije qe eshte pergjegjesi e dyfishte
 
Titulli: Tmerri në sytë e nënës emigrante,i shtypi autobusi foshnjën

ca tmerri,e shkreta nene:(:( humbi foshnjen ne menyre teper tragjike:(:(
 
Back
Top