Tmerri në Kavajë/Asnjë nga 7 të plagosurit, as viktima nuk ka lidhje me ngjarjen, ishin kalimtarë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tmerri në Kavajë/Asnjë nga 7 të plagosurit, as viktima nuk ka lidhje me ngjarjen, ishin kalimtarë
Një përplasje me armë zjarri mes bandave ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në Kavajë. Raportohet se një person ka humbur jetën nga shkëmbimi i zjarrit dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i shtati është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.




killed.png

Shtatë persona janë plagosur me armë zjarri nga shkëmbimi i zjarrit sot në mes të ditës në Kavajë.


Gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i shtati është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.

Nga informacionet e para mësohet se shtatë të plagosurit, ashtu si viktima nuk kishin lidhje me ngjarjen, pasi ishin kalimtarë të rastit.


G.SHQIP
 
Breshëri plumbash për 4 minuta/ Pas grushteve nxjerrin armët, ja si nisi sherri në Kavajë (Foto)

Tronditet Kavaja nga lufta mes bandave në mes të ditës, duke lënë një kalimtar të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.


Nga informacionet paraprake, raportohet se në hyrje të qytetit të Kavajës, te stacioni hekurudhor, dy grupe kriminale janë përplasur me armë zjarri, ndërsa nga breshëria e plumbave që kanë vërshuar i vdekur ka mbetur një person, rreth 50-vjeç, që është identifikuar si Ramazan Hasalliu, që nuk kishte lidhje me ngjarjen, pasi ishte duke blerë bukë.

Mësohet se përplasja ka nisur në një lokal, ku pas një sherri verbal mes dy grupeve, konflikti ka degjeneruar në grushte. Shkaku i sherrit ka qenë një ofendim ndaj njërit prej vëllezërve Hyka.

Më pas, ata kanë dalë nga lokali dhe kanë nxjerrë armët. Për 4 minuta breshëria e plumbave ka tronditur qytetin, duke shkaktuar viktima të pafajshme.





50320752_2123692737668899_8529405012307083264_n.jpg


41171271_1939720482732793_984787708360523776_n.jpg

21032636_1505335012838011_2215240148624674630_n.jpg

18033401_1372208159484031_1796801021191706074_n.jpg

14100300_1133475003357349_2722606516829565042_n.jpg

g.shqip
 

Attachments

  • 50320752_2123692737668899_8529405012307083264_n.jpg
    50320752_2123692737668899_8529405012307083264_n.jpg
    51.6 KB · Shikime: 0
  • 14100300_1133475003357349_2722606516829565042_n.jpg
    14100300_1133475003357349_2722606516829565042_n.jpg
    117.1 KB · Shikime: 0
  • 18033401_1372208159484031_1796801021191706074_n.jpg
    18033401_1372208159484031_1796801021191706074_n.jpg
    97.9 KB · Shikime: 0
  • 21032636_1505335012838011_2215240148624674630_n.jpg
    21032636_1505335012838011_2215240148624674630_n.jpg
    92.1 KB · Shikime: 0
  • 41171271_1939720482732793_984787708360523776_n.jpg
    41171271_1939720482732793_984787708360523776_n.jpg
    110.3 KB · Shikime: 0
  • 50320752_2123692737668899_8529405012307083264_n.jpg
    50320752_2123692737668899_8529405012307083264_n.jpg
    51.6 KB · Shikime: 0
  • 14100300_1133475003357349_2722606516829565042_n.jpg
    14100300_1133475003357349_2722606516829565042_n.jpg
    117.1 KB · Shikime: 0
  • 18033401_1372208159484031_1796801021191706074_n.jpg
    18033401_1372208159484031_1796801021191706074_n.jpg
    97.9 KB · Shikime: 0
  • 21032636_1505335012838011_2215240148624674630_n.jpg
    21032636_1505335012838011_2215240148624674630_n.jpg
    92.1 KB · Shikime: 0
  • 41171271_1939720482732793_984787708360523776_n.jpg
    41171271_1939720482732793_984787708360523776_n.jpg
    110.3 KB · Shikime: 0
Kur te shkojne ne burg do ta shohin sa trima jan ,qe atyre atje do u duken si zocka keta trimat e armeve.

Ngushellime familjes per te ndjerin qe iku pa lidhje.
 
Masakra në Kavajë, policia: Arrestuam 5 persona dhe zbardhëm krimin.


vlcsnap-3210648-1.jpg

Policia e Kavajës arrestoi sot në flagrancë 5 persona, si dhe shpalli në kërkim një tjetër në lidhje me vrasjen e kalimtarit dhe plagosjen e 5 të tjerëve. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqesë në Kavajë

Arrestimet e sotme me urdhër të Prokurorit

Prokurori që po heton ngjarjen e rëndë ka kërkuar arrestimin në flagrancë për 5 shtetas dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të akuzuar për një sërë veprash të penale. Në pranga ka rënë Marjus Aliaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Nr. 1 Kavajë. Ndaj tij rëndon akuza “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Të njëjtin fat ka pasur edhe A.D., 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavajë, i dënuar më parë. Ndaj tij rëndon akuza “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Gjithashtu policia ka vënë në pranga shtetasin E.H., 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavajë, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”; Q.M., 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavajë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe A. K., 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavajë, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.A., 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Nr. 1 Kavajë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Provat materiale të sekuestruar nga policia

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, të cilat janë përdorur nga autorët e dyshuar, aparate celular, fishekë luftarakë si dhe një sërë provash të tjera, të cilat janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu kaluan Prokurorisë Kavajë për hetime të mëtejshme.

Kronologjia e ngjarjes

Ramazan Hasalli, mesditën e së enjtes, shkoi të blinte bukën si zakonisht në furrën pranë lagjes. Por 50-vjeçari nuk u kthye dot në shtëpi dhe të çonte bukën në familje. Ai u gjet rastësisht në mesin e breshërive të armëve, pas një konflikti që kishin nisur me një grup të rinjsh një natë më parë.

Dy vëllezër, Marjus Alia dhe Denis Alia paraditen e djeshme kanë qenë me makinë dhe kanë filluar të shtënat me armë në këtë drejtim dhe me pas breshëria e plumbave ka vazhduar për rreth 40 apo 50 metra në jug të Kavajës.”

Top Channel ka mësuar, se konflikti ka nisur që mbrëmjen e së mërkurës mes Eraldo Hykës dhe Denis Alisë, për të pasur një përplasje tjetër fizike në qendër të Kavajës mëngjesin e së enjtes. Por, kjo nuk ka mjaftuar për të rinjtë, pasi një orë më vonë morën armët dhe i zbrazën ndaj njëri-tjetrit në lagjen numër 2 të qytetit.

Breshëria e plumbave nuk ka kursyer as njerëzit që ndodheshin aty ku për pasojë kanë mbetur të plagosur, Eraldo Hyka, Rustem Berberi, Sali Mekja, Arben Hajdinin dhe autori i dyshuar Marjus Aliu. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të plagosurit po trajtohen në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sali Mekja dhe Arben Hajdini u plagosen rastësisht. Ata kishin dalë nga lokali aty pranë për të parë se çfarë po ndodhte.

Plumbat e zbrazur me breshëri kapën makinat e parkuara dhe bizneset në zonën e ngjarjes. Marjus Aliu, i plagosur, po mbahet në ruajtje nga policia si autor i dyshuar i ngjarjes, ndërsa vëllai i tij, Denisi, është shpallur në kërkim.

Për këtë ngjarje të rëndë, policia ka shoqëruar disa persona si dhe ka sekuestruar automjetin që përdorën vëllezërit Aliu, si edhe mjetin e palës tjetër.





Top Channel
 

Attachments

  • vlcsnap-3210648-1.jpg
    vlcsnap-3210648-1.jpg
    34.6 KB · Shikime: 0
Back
Top