Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekber”

LeVoyageur

Once upon a time...
Vlorë, 17 gusht 2016, NOA.al - Minuta të frikshme në Vlorë teksa një person u sulej njerëzve të pafajshëm në rrugët e qytetit dhe i dhunonte e disa prej tyre tentoi t’i marrë peng duke i rrëmbyer me mjetin e tij, nën thirrjet “Allahu Akbar” (Zoti është i Madh), etj. Ngjarja ka ndodhur në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje dhe konfirmimin që i dha sot, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Autor i dyshuar i ngjarjes që terrorizoi Vlorën, banorët e saj dhe shumë pushues e turistë, është Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë, Kosovë. Për motive ende të paqarta, Dijari ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të mbajë peng duke rrëmbyer me mjetin e tij 'Audi' me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. Këto veprime, Dijari i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do t’ju vras të gjithëve”. “Nisur nga veprimet e kryera, informacionet e dhëna nga qytetarë dhe reagimi në kohë rekord i strukturave të policisë u lokalizua dhe u neutralizua autori i dyshuar i këtyre akteve duke bërë kështu parandalimin e disa ngjarjeve të rënda kriminale me pasoja dhe impakt në publik”, - tha zyrtarisht Policia e Vlorës. Ajo detajoi se kapja dhe arrestimi i terroristit të dyshuar u bë në qytetin e Vlorës nga strukturat e Drejtorisë së Antiterrorit në bashkëpunim me policinë lokale. Dijar Xhema nuk e ka ndalur klimën e pasigurisë që mbolli në qytet sepse si gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Policia tha se gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Zyrtarisht autoritetet nuk kanë informacion që Dijar Xhema të vuajë nga ndonjë sëmundje mendore. Në këto rrethana, policia thotë se për të riun nga Mitrovica, Dijar Xhema ka dyshime të bazuara dhe arsyeshme, se me veprimet e tij ka konsumuar elementët e veprave penale: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikeve”. Sakaq, burime zyrtare nga Policia e Kosovës i thanë agjencisë NOA.al se “ky person paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit”. Pas prangosjes, i riu gjendet në paraburgim dhe do të hetohet nga një ekip special i Prokurorisë për Krimet e Rënda e cila mësohet se do të bashkëpunojë me autoritetet në Kosovë.
Noa.al
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

duhet ta luftojme terrorzimi
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Nuk e besoj te kete qene Kosovar, por nje shqip-foles.

Nuk bejne te tilla veprime Kosovaret!

Apo i bejne ?!?

hajduti
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

I bejne te cmendurit hajdut apo si bejne ?
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Sbesoj se ka qen Kosovar,nuk jan aq te lig sa ne :(
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

I bejne te cmendurit hajdut apo si bejne ?

Se pse e kisha pershtypjen se je nga ata qe merren me nuska ti.

Rrofsh sidoqofte, tani ndihem me mire.

hajduti
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

kosvari-620x341.jpg
Po kshu te merrka me qafe ama :P
 
Attachments

  • kosvari-620x341.jpg
    kosvari-620x341.jpg
    41.8 KB · Shikime: 0
  • kosvari-620x341.jpg
    kosvari-620x341.jpg
    41.8 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Nuk i ben askush qe eshte normal....perdorimi i lendeve narkotike te nxjerr jashte normes....andaj del me vend shprehja -mos pi mall boj palester
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Nuk e besoj te kete qene Kosovar, por nje shqip-foles.

Nuk bejne te tilla veprime Kosovaret!

Apo i bejne ?!?

hajduti

Sa provokues ky koment? Habitem si morri dhe like! Si mund te vihet ne pikepyetje Kosovari pse nje kriminel vret apo pret? Si mund ti bej like une dikujt i cili pasi degjon qe shqiptari dhunoi/preu ngren pyetjen: A i bejne shqiptaret keto? Po njerez te lig ka kudo ne bote! Neser pasneser dhe njeriu juaj mund te bej te paberen! Zoti na ruajte mendte e zemren thuaj!
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Rast i paprecedente dhe shume i rrezikshem.Per nje gje jam i sigurt, te paret qe do e denojne do jene myslimanet e Shqiperise.
Ky ka pas fat qe ka rene ne duart e policise pata se ta zhdepnin ne dru vlonjatet :-)
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Ta fusin burg se su ba nami.
Te kishte qene aq trim do kishte ik per Siri ahhahahahahah.

Tani serio;
Ajo qe me ben pershtypje eshte ,se ky paska ndjekje penale ,e kur ka qene problematik ne te tilla dosje si;arme ,kercnim etje tj.
Si dreqin policia e Kosoves e ka lene te lire.
Sepse psikopat te tille njehere ta teprojne me dozen e marre,te hedhin vertete ne ere.
 
Si ta mbajne te mbyllur? pse ne cilin vend mbahen te mbyllur?
Ai per ate dosjen eshte denuar , perpara ligjit eshte ok edhe te levizi edhe te bej nje jete sociale.
Eshte tjeter nese ai ka qene perpos kesaj edhe problematik apo me crregullime mendore...kjo eshte totalisht tjeter gje.
Por sdi ta them nese ne kosove kae spitale psiqatrie dhe si trajtohen jeta te semure, apo si ne Shqiperi ....futu sot , merr i serume dhe neser avazin
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

E kaluan dhe uren e mifolit keta

Mire qe komenti im ska gje per like se u be nami ketu :P
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Ah cfare injorance, cfare keqinterpretimi.. Pritni terrorristat edhe ne Shqiperi...Zot na ruaj nga mendjet e liga...
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Sa provokues ky koment? Habitem si morri dhe like! Si mund te vihet ne pikepyetje Kosovari pse nje kriminel vret apo pret? Si mund ti bej like une dikujt i cili pasi degjon qe shqiptari dhunoi/preu ngren pyetjen: A i bejne shqiptaret keto? Po njerez te lig ka kudo ne bote! Neser pasneser dhe njeriu juaj mund te bej te paberen! Zoti na ruajte mendte e zemren thuaj!

Eh, LIKE e kane bere ata qe kane mendim te njejte por me rezerva postojne. Sa i keq eshte ky llajki :p
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Eh, LIKE e kane bere ata qe kane mendim te njejte por me rezerva postojne. Sa i keq eshte ky llajki :p

Jashte teme ti, jashte teme dhe une :-P
Ajo qe thua ti vlen gjithmone besoj......jo vetem kur e thua ti ;-)
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Eshte dashur ta shkrujne ne titujt e gazetave 'terroristi tentoi te terrorizoj vlonjatet ...!''
Njeriu paska qene i semure , nuk e di pse e kane bere teme ne vete . Shqiperia tipa te tille ka plote besoj te droguare te kriminalizuar . Secilit prej tyre tia kushtojne ndoje teme ne gazeta , paramendone si do te ishin gazetat e mbushura !

Dhe ne fund mbas tentimit per ti rrembyer , nuk i rrembeu apo si ke puna !? :robinhud:
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Cfare te shpifure kjo hipokrizia.

Po te mos thosh allahu ekber ( dyshoj fort do ngjallte aq sh indinjate sikur te mos thosh ate)
por meqe e paska thene le te jemi hipokrit duke kerkuar qe liria e shtypit te mos behet aq banale.
Le te jemi bashkarisht te shpifur me mendime te mykyra.
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

Jashte teme ti, jashte teme dhe une :-P
Ajo qe thua ti vlen gjithmone besoj......jo vetem kur e thua ti ;-)

Jasht teme ju, jashte teme dhe une pra :P..

Ne fakt mendoj se duhet te jemi me te matur me cdo fjale apo veprim!(ja them dhe vetes). Per me teper te pastrojme zemrat, pasi goja flet c'mban zemra. Dashje padashje njerezit jane kthyer armiq te njeri tjetrit pa arsye fare!
 
Titulli: Tmerr në Vlorë, i riu nga Kosova rrëmben 3 qytetarë me thirrjen “Allahu Ekbe

I semure?!

Nje loje e cmendur e avokateve shqiptar keto vitet e fundit :peshkim::peshkim:

Ne cdo ngjarje kerkojne te nxjerrin dhunuesin si te cmendur :luft::luft:

20 procedime penale ne Kosove zoteriu :peshkim:
 
Back
Top