Tmerr në Selanik, 45-vjeçari shqiptar vritet nga djali në mes të rrugës (FOTO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Tmerr në Selanik, 45-vjeçari shqiptar vritet nga djali në mes të rrugës (FOTO)[/h] 2608752.jpg


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 45-vjeçar shqiptar është vrarë pranë një parku lojërash. Mediat greke raportojnë se i dyshuari kryesor për vrasjen është djali i viktimës.

Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Agios Athanasios, ndërsa trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit.

Mediat greke raportojnë se viktima kishte lëndime të shumta në fytyrë. Policia mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe ka mbledhur të dhëna që do të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të autorit të vrasjes.

Pas zbulimit të trupit të pajetë të 45-vjeçarit, oficerët e policisë shoqëruan djalin e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut për ta marrë në pyetje.

Një dëshmitare në këtë rast është një grua e re shqiptare që pretendohet se ka parë atë që ndodhi pranë sheshit të lojërave.


 
U ka ikur truri njezerve
 
Back
Top