Tmerr, 22-vjeçarja shtatzënë: “Më copëtoi buzët me dhëmbët e tij dhe filloi t’i përty

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Tmerr ka shkaktuar në Las Vegas një burrë, i cili kafshonte dhe copëtonte buzët e femrave me të cilat lidhej. Roberto Flores ka shndërruar me këtë mënyrë të paktën dy femra dhe tashmë është shpallur në kërkim nga policia amerikane.

Këtë histori rrëqethëse e zbuloi një 22-vjeçare, e cila ra viktimë e tij.

“Ishte një tip mjaft tërheqës. Simpatik dhe me shumë humor. Besova se mund të ishte njeriu i jetës sime”, tha Viktorja Silva për rrjetin amerikan ABC. Kjo vajzë fatkeqe, tashmë nuk ka më buzë dhe është e detyruar të qarkullojë me maskë, me qëllim që të mbulojë shenjat e tmerrshme që i kanë mbetur nga kafshimi shtazor i ish-të dashurit të saj.

Pas disa muajsh lidhje, ata filluan të bashkëjetonin. Atëherë Flores shfaqi fytyrën e tij të vërtetë. E kyçte të dashurën në shtëpi dhe nuk e lejonte të shkonte askund vetëm.

Kur Silva mbeti shtatzënë, vendosi ta braktiste të dashurin e saj. Kjo e çmendi atë akoma më keq. Iu vërsul dhe filloi ta kafshonte në fytyrë. I preu n jë pjesë të buzës së sipërme, i kafshoi buzën e poshtme, si dhe i shkaktoi plagë serioze në hundë. Jo vetëm kaq, por Silva thotë se Flores e hëngri copën e buzës, të cilën ia preu me dhëmbë!

Me fytyrën mbushur gjak, vajza arriti t’i shpëtonte dhe kërkoi ndihmën e policisë. Pas hetimeve të bëra, shefat e policisë arritën në konkluzionin se Flores kishte sulmuar edhe një femër tjetër me këtë mënyrë shtazore.

Pikërisht në vitin 2008 ai i kishte shkaktuar plagë të tmerrshme në fytyrë bashkëshortes së tij. Deri më tani, ai vazhdon t’i fshihet policisë, ndërkohë që fotografia e tij është botuar kudo. Policia kërkon të paralajmërojë të gjithë, me qëllim që derisa të bëhet i mundur arrestimi i tij, të mos ketë viktima të tjera. /albobserver.com/

article-2137971-12DD7197000005DC-622_634x340-300x160.jpg
Roberto-Flores.jpg
 
Titulli: Tmerr, 22-vjeçarja shtatzënë: “Më copëtoi buzët me dhëmbët e tij dhe filloi

wtf what a weirdo..
 
Pe: Tmerr, 22-vjeçarja shtatzënë: “Më copëtoi buzët me dhëmbët e tij dhe filloi t’i p

po pra po ,,,duhet te kemi kujdes kur na thone : ta hanksha buzen.

E bejne me te vertet .
 
  • Haha
Reactions: NGU
Pe: Tmerr, 22-vjeçarja shtatzënë: “Më copëtoi buzët me dhëmbët e tij dhe filloi t’i p

ahhaahahha endrra po kur te thon te hengsha zemren vrapo e dashur vrapo looool hahhhahh (shaka) pra ky eshte nje njeri me probleme psikologjike per mendimin tim ...
 
Pe: Tmerr, 22-vjeçarja shtatzënë: “Më copëtoi buzët me dhëmbët e tij dhe filloi t’i p

Un ju premtoj se sjam si ky :p
 
Pe: Tmerr, 22-vjeçarja shtatzënë: “Më copëtoi buzët me dhëmbët e tij dhe filloi t’i p

Ca horri qe qeka ky...ku ja pa simpatine ktij kjo!
 
Titulli: Tmerr, 22-vjeçarja shtatzënë: “Më copëtoi buzët me dhëmbët e tij dhe filloi

Kanibal me brire...mire qe nuk e paska ngrene te teren...Cka nuk ka mbi kete dhe!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top