Tjetër viktimë në "autostradën e vdekjes

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur dje pasdite në rrugën Fushë Krujë-Lezhë, e njohur tashmë si "autostrada e vdekjes". Një makinë tip fuoristrada është përplasur me një veturë "Mercedes Benz" dhe për pasojë ka gjetur vdekjen njëri nga shoferët, ndërsa është plagosur rëndë tjetri. Shërbimet e policisë rrugore në Drejtorinë e Policisë së Lezhës njoftuan se dje, rreth orës 17:00, për shkak të përplasjes së dy mjeteve ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Pal Totrri, banor i Rrethit të Kurbinit. Ai drejtonte mjetin tip fuoristrada me targë LA 3545 A. Ndërkohë, shtetasi Tonin Lala, drejtues i veturës "Mercedes Benz", me targë LA 7606 A, gjithashtu banor i Kurbinit, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë për në spital, në gjendje kritike. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Rrahu i Pashës dhe sipas ekspertëve shkak kryesor ishte shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve.

Gazeta Shqip
 
Back
Top