Duar të lidhura me litar, zinxhirë. Të sëmurë që lëvizin nën ritmin e asgjësë. Boshllëk, asnjë fjalë. Pak më tutje zinxhirë në këmbë, një kyç në dorë dhe pëshpëritje që nuk i drejtohen askujt.
Nuk është burg apo institucion dënimi, por Qendra e Zhvillimit në Shkodër. Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar disa pamje shokuese me atë se çfarë ndodh në këtë qendër.
Pamjet flasin për një situatë dramatike të trajtimit të pacientëve që ndodhen aty, ku shumë prej tyre lidhen me zinxhirë në kyçet e këmbëve, të duarve apo për karrige, duke krijuar një pamje vërtetë të frikshme. Por për çudi pranë tyre nuk ka asnjë punonjëse apo infermiere.
(m.k/BalkanWeb)