Tjetër grabitje me armë, sulmohet argjendari, kapen autorët

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
policia2.jpg

Ka dështuar tentativa e tre grabitësve për të boshatisur një argjendari në kryeqytet. Tre persona me maska dhe të armatosur janë lëshuar në një argjendari ne sheshin “`Avni Rustemi”, ku pasi kanë marë një sasi ari dhe argjendi, kanë goditur më pas me qytën e pistoletës pronarin, raporton Ora News.

Por fati nuk ka qenë në anën e grabitësve, pasi ka qene shpejtesia e deshmitareve ne vendin e ngjarjes qe kanë njoftuar policine dhe nderhyrja ne kohe e saj qe beri te mundur kapjen e dy autoreve. Policia e komisariatit numrit 1 të kryeqytetit ka vënë në pranga 2 prej tyre, ndërsa është shpallur në kërkim i treti. Uniformat blu gjatë ndalimit kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e mallit dhe të armëve që disponoheshin nga grabitësit. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të tretë.

TemA
 
Back
Top