Titujt e diplomave qe leshojne te gjitha shkollat e larta ne Shqiperi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Plot 200 tituj diplomash shpërndahen çdo vit nga universitetet publike në vend. Pas përfundimit të shkollës, secili prej studentëve ka mundur të sigurojë një diplomë e cila shpesh ngjan e ndryshme me emërtimin e degës, por që përpos kësaj përfaqëson të gjitha vitet e studimit dhe përcakton drejtimin apo sektorin në të cilin do të punësohesh. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar me ligj se degët që lëshojnë diploma të njëjta duhet të kenë të paktën 70% të planit mësimor të ngjashëm. Gazeta "Tirana Observer" boton të gjitha titujt e studimeve për 12 universitetet publike, duke nisur nga universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, Politeknik, i Durrësit, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës etj. Përveç kësaj, të gjitha universitetet shtetërore lëshojnë edhe tituj të ciklit të dytë, të tretë dhe të katërt të studimeve. Këto përfaqësojnë studimet pasuniversitare, masterat, specializimet, doktoraturat etj. Nga ana tjetër çdo vit një komision i posaçëm pranë Ministrisë së Arsimit kontrollon procedurat e lëshimit të titujve akademikë nga universitetet shqiptare. Po kështu, Komisioni për Vlerësimin e Titujve Akademik realizon njohjen zyrtare nga shteti shqiptar të diplomave dhe titujve të tjerë pasuniversitar të lëshuar nga institucionet arsimore të shteteve të tjera.

Titujt pasuniversitar

Titujt e diplomave dhe certifikatave që lëshojnë shkollat e larta, pas miratimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë: Diplomë Universitare, me kohëzgjatje të studimeve të paktën tre vjet, diploma Master, pas marrjes së diplomës universitare. Kjo diplomë të jepet kur studenti ka fituar 120 pikë krediti dhe mbron një mikrotezë. Diploma "Doktor i Shkencave" me kohëzgjatje 3-5 vjet, diplomë Mësuesie, 1 vit pas marrjes së diplomës universitare, diplomë universitare për specialitete me kohëzgjatje të studimeve 5-6 vjet (Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Veterinari, Arkitekturë). Të barasvlershme me titujt e studimit të universiteteve private janë edhe të gjithë ata tituj diplomash që merren nga universitete private në mbarë vendin, por që janë licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe që funksionojnë në bazë të Kartës së Bolonjës.

12 universitetet publike në vend

1-Universiteti i Tiranës
2-Universiteti Politeknik
3-Universiteti Bujqësor
4-Universiteti i Durrësit
5-Universiteti i Elbasanit
6-Universiteti i Gjirokastrës
7-Universiteti i Korçës
8-Universiteti i Vlorës
9-Universiteti i Shkodrës
10-Akademia e Arteve
11-Akademia e Sportit "Vojo Kushi"
12-Akademia Ushtarake "Skendërbej"

Në Kukës dhe Sarandë, degë ekonomike

Dy degë të reja ekonomike, përkatësisht Administrim Biznesi dhe Turizëm janë hapur që prej vitit të shkuar në qytetet e Kukësit dhe atë të Sarandës. Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe propozim të Ministrisë së Arsimit, të gjithë kandidatët nga mbarë vendi mund të konkurrojnë përmes provimeve me zgjedhje për një nga këto dy degë universitare. Edhe pse nuk ka universitete në këto dy qytete, mësimi zhvillohet në godina të veçanta dhe diploma përveç titullit përkatës do të ketë edhe qytetin ku është kryer.

Titujt e diplomave që lëshojne shkollat e larta

1. UNIVERSITETI I TIRANثS

FAKULTETI I I SHKENCAVE SOCIALE
* Psikolog klinicist
* Psikolog shkollor dhe organizimi
* Punonjës social
* Filozof - sociolog me drejtim filozofi
* Filozof - sociolog me drejtim sociologji
* Filozof - sociolog me drejtim mësuesi
* Specialist i shkencave poltike

FAKULTETI I GJUHEVE Tث HUAJA
* Mësues i gjuhës angleze në shkollën e mesme
* Mësues i gjuhës frënge në shkollën e mesme
* Mësues i gjuhës italiane në shkollën e mesme
* Mësues i gjuhës gjermane në shkollën e mesme
* Specialist i anglistikës dhe i amerikanistikës
* Përkthyes - interpretues i gjuhës angleze
* Specialist i gjuhës dhe kulturës frënge
* Përkthyes - interpretues i gjuhës frënge
* Përkthyes - interpretues i gjuhës italiane
* Përkthyes - interpretues i gjuhës gjermane
* Specialist i gjuhës greke
* Specialist i gjuhës turke
* Specialist i gjuhës ruse dhe një gjuhe tjetër sllave

FAKULTETI I DREJTثSISث* Jurist

FAKULTETI I MJEKثSISث * Mjek i përgjithshëm
* Stomatolog

FAKULTETI I HISTORISث DHE I FILO LOGJISث

* Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë për shkollat e mesme
* Mësues i historisë për shkollat e e mesme
* Mësues i gjeografisë në shkollat e mesme
* Specialist i historisë
* Specialist i gjeografisë
* Gazetar

FAKULTETI I SHKENCAVE Tث NATYRثS

* Mësues i matematikës në shkollat e mesme
* Matematikan
* Mësues i fizikës në shkollën e mesme
* Fizikan
* Mësues i biologjisë dhe i kimisë në shkollën e mesme
* Biolog
* Kimist i përgjithshëm
* Kimist industrial
* Kimist ushqimor
* Farmacist
* Informatikan

FAKULTETI I EKONOMISث

* Financier kontabilist
* Administrim - biznes
* Ekonomiks
* Informatikë ekonomike

FAKULTETI I INFERMIERISث

* Infermier i përgjithshëm
* Mami infermier

2. UNIVERSITETI POLITEKNIK

FAKULTETI I INXHINJERISث MAKANIKE

* Inxhinier mekanik
* Inxhinjer metalurg e materialesh
* Inxhinjer tekstilesh

FAKULTETI I INXHINJERISث Sث NDثRITMIT

* Inxhinjer ndërtimi
* Inxhinjer hidroteknik
* Inxhinjer gjeodet
* Arkitekt
* Inxhinjer mjedisi
* Diplomë e nivelit jouniversitar (Diplomë teledidaktike e edukimit në distancë)

FAKULTETI I INXHINJERISث ELEKTRIKE

* Inxhinjer elektrik
* Inxhinjer elektronik

FAKULTETI I GJEOLOGJISث DHE I MINERAVE

* Inxhinjer gjeolog
* Inxhinjer i burimeve minerare
* Inxhinjer i burimeve të energjisë
* Inxhinjer gjeofizike

3. UNIVERSITETI I SHKODRثS

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE

* Mësues i matematikës
* Mësues i fizikës
* Mësues i biologjisë dhe i kimisë
* Infernier i përgjithshëm
* Mësues i informatikës

FAKULTETI EKONOMIK

* Drejtues biznesi
* Financë kontabilitet
* Specialist marketingu dhe turizmi

FAKULTETI I GJUHثVE Tث HUAJA

* Mësues dhe specialist i gjuhës angleze
* Mësues dhe specialist i gjuhës gjermane
* Mësues dhe specialist i gjuhës italiane

FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQثRORE

* Mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë
* Mësues i historisë dhe i gjoegrafisë

FAKULTETI I DREJTثSISث

* Jurist

FAKULTETI I MثSUESISث

* Mësues për klasat 1- 4 të shkollës tetëvjeçare
* Mësues për ciklin parashkollor

4. UNIVERSITETI I VLORثS

FAKULTETI I TREGثTISث

* Menaxher turizmi
* Menaxher biznesi
* Jurist

FAKULTETI I INFERMERISث

* Infermier i përgjithshëm

FAKULTETI I MARINثS

* Inxhinjer naval
* Navigator për anije civile të të gjitha tipeve
* Navigator për peshkim detar

DEPARTAMENTI I GJUHثVE Tث HUAJA

* Mësues dhe përkthyes i gjuhës angleze
* Mësues për klasat 1-4 të shkollës tetëvjeçare
* Mësues i matematike - fizikës për shkollat tetëvjeçare
* Teknologji informacion
* Pedagogji e specializuar

5. UNIVERSITETI BUJQثSOR I TIRANثS

FAKULTETI I BUJQثSISث

* Inxhinjer agrar
* Teknolog ushqimor
* Inxhinjer i agro-mjedisit
* Teknolog agroushqimor

FAKULTETI I MJEKثSISث VETERINARE

* Mjek vterinar

FAKULTETI I SHKENCAVE PYJORE

* Inxhinjer përpunim druri
* Inxhinjer pyjesh

6. UNIVERSITETI I KORاثS

FAKULTETI I BUJQثSISث

* Inxhinjer agronom

FAKULTETI I MثSUESISث

* Mësues për klasat I- IV të shkollës tetëvjeçare
* Mësues për ciklin para shkollor
* Mësues i gjuhës angleze
* Filozofi - sociologji

FAKULTETI EKONOMIK

* Menaxher i biznesit
* Menaxher marketingu
* Menaxher turizmi
* Financë - kontabilitet

DEGA INFERMIERI

* Infermier i përgjithshëm


7. UNIVERSITETI I GJIROKASTRثS


FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQثRORE

* Mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë
* Mësues i historisë dhe i gjeografisë
* Mësues i gjuhës angleze
* Mësues i gjuhës dhe i letërsisë greke
* Ekonomist financier kontabilist
* Ekonomist për administrim publik

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE

* Mësues i matematikës dhe i fizikës me drejtim matematik
* Mësues i matematikës dhe i fizikës
* Mësues i biologjisë dhe i kimisë
* Infermier i lartë

FAKULTETI I SHKENCAVE Tث EDUKIMIT

* Mësues për klasat 1 - 4 të shkollës tetëvjeçare
* Edukatorë për arsimin parashkollor
* Mësues i gjuhës italiane

8. AKADEMIA E ARTEVE

FAKULTETI I MUZIKثS

* Muzikolog
* Kompozitor
* Pianist
* Violinist
* Violist
* Violoncelist
* Kontrabasist
* Kitarist
* Perkusion
* Flautist
* Klarinetist
* Oboist
* Kornist
* Trombist
* Trombonist
* Bas tubist
* Këngëtarë
* Dirizhor
* Fagotist

FAKULTETI I ARTIT SKENIK

* Aktor
* Regjizor
* Skenograf kostumograf
* Koreograf

FAKULTETI I ARTEVE FIGURATIVE

* Piktor
* Skulptor
* Grafist
* Tekstil
* Qeramist

9. UNIVERSITETI I ELBASANIT

FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQثRORE

* Mësues për lendët gjuhë letersi
* Mësues për lëndët histori gjeografi
* Mësues i historisë gjeografisë dhe edukatës qytetare për shkollat tetëvjeçare

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE

* Mësues për lëndët matematikë - fizikë
* Mësues për lëndët e biologjisë dhe të kimisë
* Specialist në administrim biznes
* Mësues i matematikës ,fizikës dhe informatikës
* Financë kontabilitet

FAKULTETI I CIKLIT Tث ULثT

* Mësues për klasat e 1-4 të shkollës tetëvjeçare
* Mësues për ciklin parashkollor

FAKULTETI I GJUHثVE Tث HUAJA

* Mësues i gjuhës frënge për shkollën tetëvjeçare
* Mësues i gjuhës gjermane
* Mësues i gjuhës angleze
* Mësues i gjuhës italiane

10. AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK E SPORTIV

MثSUES I EDUKIMIT FIZIK I PROFILIZUAR Nث:

* Atletikë
* Gjimnastikë
* Volejboll
* Basketboll

11. UNIVERSITETI I DURRESIT

* Mësues i gjuhës angleze në shkollën e mesme

Mësues për klasat I- IV të shkollës tetëvjeçare

* Administrim - biznes
* Specialist Turizëm
* Asistent Ligjor
* Asistent Administrativ
* Ndihmes Infermier
* Ndihmes dentist
* Specialist. Rrjetash Kopjuterike
* Menaxher Ndërtimi
* Menaxher Transporti
* Teknolog Automobilash

12. UNIVERSITETI USHTARAK "SKENDERBEJ"

* Ushtarak-oficer
* Civil-ekonomist
* Inxhinjer elektronik


T.O.
 
diploma me te cilat merr e fshi ate..... se ste vlejne per ne asnje vend te botes vec shqiperise. po dalin gjithe shqiptaret me diploma universiteti, pa se ku do punojne keta qe dalin se vret kaplloqen njeri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top