Tironcit, Tirona, ene ca llafe (dashuri dhe urrejtje) qe thuhen knej anej per ta!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nga Ylli Demneri

I dashur mik,
Nuk dua të bëj apologjinë e dialektit tiranas, sepse edhe unë, ashtu si ti, mendoj se nuk është më i bukuri, por e kam parë atë më tepër si një shenjë rezistence.
Gjatë periudhës së diktaturës, në momente të caktuara dhe për subjekte të caktuara, vija re që disa qytetarë tiranas e rëndonin të folurën e tyre për ta diferencuar nga e folura zyrtare që ishte e mbushur me fraza të thata politike. Kur këto fraza dilnin nga goja e tyre, por tashmë të veshura me dialektin tiranas, merrnin një ngjyrim qesharak. Frazat e Marksit apo Enverit e humbisnin seriozitetin.
Në përgjithësi, mendësia komuniste, bashkë me frazeologjinë e saj, ka qenë si mish i huaj në mendësinë dhe frazologjinë e tiranasve. Lidhja e tyre me komunistët u bë vetëm gjatë Luftës për çlirim. Me vendosjen e diktaturës, ajo mbeti sipërfaqësore, u pa më tepër si një domosdoshmëri për të mbijetuar. Me dhjetra familje tiranasish, që gjatë Luftës dhanë një ndihmë të jashtëzakonshme, më vonë u tërhoqën krejt nga politika, duke ushtruar profesionet e tyre. Sigurisht që mes tyre ka patur edhe përjashtime. Mund të përmendja edhe emra kriminelësh, por nuk është vendi.
Këtë shpërfytyrim e shpreh shumë bukur Sefer Daja:

Kur e hudh farën e keqe,
Ene del naj shejton me bisht,
S’ka qelbsinë mo të keqe,
Se nji tironc kamunist.

Ajo që më ka pëlqyer në humorin e tiranasve është tallja me veten. Kjo u jep atyre lirinë për t’u tallur me të tjerët dhe gjithmonë duke luajtur rolin e shejtan-budallait. Të atij që nuk kupton mirë, jo për fajin e tjetrit, por për fajin e tij. Dhe sa më i theksuar të jetë ky rol, aq më i hidhur bëhet edhe helmi.
Në dhomën e miqve, apo Odën e madhe, siç e quanim ne, sa herë kam qeshur me historitë që tregonin pleqtë e plakat që vinin për të pirë kafe me gjyshen. Nuk ishin vetëm situatat dhe personazhet që më kalonin para syve, por edhe fjalët e frazat që i ndërtonin ato.
Kurrë nuk e kisha menduar që tani, pas kaq vitesh, i ndodhur në vend të huaj, shprehjet dhe humori i atyre pleqve e plakave tiranase do të kishte qenë i regjistruar në mendjen time si në një hard disc.
Në ato muhabete plakash kalonin të gjithë; që nga diktatori, të cilit nuk i përmendej kurrë emri (por që me një të luajtur të syrit kuptohej se për cilin bëhej fjalë), e deri te historitë mes nuseve e vjehrrave.
Ishin këto histori gojore plot humor, por herë-herë edhe dramatike, që në fëmijërinë time zëvendësonin televizorin.
273716033_1380412509095956_272188101667584306_n.jpg 273700168_1380326115771262_7042683313527032289_n.jpg

Le te jete kjo teme per dekime mbi Tironen. :D
 
Redaktimi i fundit:
Nga Ervina Toptani

U bëfsh miliona vite Tironë e t'u ktheftë lavdia si një herë e një kohë
💙

Tirona osht dashni!
Kur jam n'ate midèn time t'zemrës, fol gjuhën e shpirtit, ate t'omlën, t'bukrën, dialektin e nonës e t'babgjyshit.
Nuk kam për të reshtur kurrë së dashuri në çdo qelizë vendin më të bukur të botës, aty ku linda 5 kg e 900 gramë, një mbrëmje të freskët nëntori, n'Tironën e mijëra dashnive. Nuk besoj se do kisha dasht me lind kund tjetër se vetëm aty do mundej zemra me u mbrujt me këtë lloj ndjenje e amalgami t'butë mes luleborëve e caracëve, mes nonave gojëmjalta e njerëzve më të bukur t'botës.
Tirona është jetë, një lloj jete që buron pareshtur pavarësisht dhimbjes e vuajtjes qē pa rrugëve të saj të shtruara me kalldrëm e me këngë zemre. Ndër dekada janë përpjekur me ia zbeh nurin ose me e "hishu" me xhingla të kota sipas mendësisë së atyre që hipën e zbritën, por lavdia mbeti, gjithsesi, nuk mundën me ia shkulë, se besa boll janë mundu e ende po mundohen fort.
Ata që i dhanë madhështi janë arterie që nuk vdesin kurrë në trupin e saj, me plagë sot, sikur dje, kur ia vranë e sakatuan djemtë e gocat ma të mira. Ia kanë gjetur venën kryesore ku i kanë injektuar nje shiringë të stërmadhe prej dekadash dhe prej aty i marrin gjak pareshtur. E fryjnë me ajër si t'ua ketë ënda, e shesin gjakun e saj e majmen me të horrat. E dhunuan si ua desh qejfi, shqiptarë ishin të gjithë por nuk e dinin sa shpirt të butë ke ti Nonë e madhe, nuk e dinin ndoshta se nga dëshira me u bë pjesë e jotja i hoqën vetes copa të mëdha nga dinjiteti i shqiptarit, i qytetarit. U shëmtuan ata, Ti prapë mbete e bukura e dheut, siç Zoti të ka fal. S'kanë lënë pëllëmbë pa shitur e pa vjedhur nga trupi yt po ti prapë qëndron e nuk ke hap ende një gropë të stërmadhe në barkun tënd për t'i varrosur brenda saj horrat, të gjithë pa përjashtim, ata që të dhunuan, të shitën, të shëmtuan, të lanë pa identitet e histori. Janë shumë ata, e ne jemi pak Tironë. Ne jemi pak e dashur Nonë!
Jemi pak por nuk kemi vdekur të gjithë, ke bij ende që vuajnë për ty, me ty. Pavarësisht se zëri yt, i imi dhe i të gjithëve ne bashkë është i pamjaftueshëm për t'u dëgjuar sot, janë mijëra rrahje e vibrime zemrash që nuk reshtin së dhëni nga vetja për ty Tironë, çdo ditë. Ka disa lloj dashnish në jetë për të cilat nuk ekziston asnjë kompromis, e Ti je njëra prej atyre të paktave.
Tironë, ti je lule, ma e bukura e kopshtit t'Shqipërisë, se unë kështu të shoh, si dritë që nuk shuhet sado larg të të kem. Ti je kujtimet e mia të kahershme, je mam, bab, shoqëria, miqësia, e shkuara e dhimbshme, e ardhmja e begatë dashte Zoti, je dinjiteti, copa e Flamurit të zemrës që ia ngjita n'shpirt vogëlushëve të mi qysh se lindën, siç të ngjiten ty n'mu Tironë, e sot derdhesh në dejet e mia n'formë gjaku, n'formë jete që nuk resht.
Të du, të du kaq fort sa m'dhemb, por dashnia asht ma e fortë se dhimbja, ma e fortë se largësia, ma e fortë se gjithçka që na detyruan me jetu. Ti ke hise n'shpirtin tim se pa ty nuk e njoh veten, nuk njoh as fëmijët e mi, nuk njoh as Shqipërinë, pa ty s'ka përtej....
Të du Tironë, sa kot mundohem me kërku me e shpreh me fjalë. Ti je Fjala, Ti je Mama....
p.s. ...ka raste kur me fol me veten është e pamjaftueshme. Në këto raste preferoj me e nda mallin e dhimbjen me të tjerë si unë.

p.s. Ervinen e lexoj perhere, dhe s'kam pa tironse me te permalluar per vendin e vet sa ajo.
 
Nga Xhabir Tabaku
Tirana nuk asht qytet si e shef syni i nji te jashtmi. Jo vec i te jashtmit joshqiptar por edhe i te jashtmit shqiptar. Tirana asht qytet tjetersoj. Nuk ka nevoje me qene metropolitan modern a historik per me qene locke. Locke e ka ba Zoti Tiranen. E a din kush tjeter? Tironsit. Ata burra e gra qe kan prite qindra mijera shqiptare te tjere nga gjithandej, me zemer e zotnillek. Me buke e buzeqeshje. Pa i perule e pa i fyer. Por tue i tolerue me u thirre tironca mbas dy javesh banim ne te. Edhe mue me ka ba me u ndi ne shpi per do vjet. Fill mbas Shkodres te kam ne zemer Tirane. Pernjihere me Shkodren, nese don ti. Locka e shqiptarit je ti.
 
Stafi ju lutem kush te mundet t'a ndryshoje pak titullin e temes:

Tirona, Tironcit ene ca llafe (dashuri dhe urrejtje) qe thuhen knej anej per ta!

Nderkohe tag zemrat e Tirones: @ZHIGO @Soulmind lool Dhe kush tjeter eshte tirons te ngreje doren se kam harruar tani nga jeni. :D
 
Cdo kush e dashuron vendlindjen e ti.
Dhe keshtu duhet te jete.
Une kam lindur ne nje fshate ne alpet shqiptare,per mua vend me te bukur bota ska.
Peng i shpirtit,drite e endrrave feminore,ku ne cdo deshire shpirti prehet atje.
Pjesa e pare e shkrimit me dritheroj,me futi ne kujtimet e para kur erdhem ne Tirane aso kohe,lagjia ime kishte shumucen Tirons me te cilet akoma e sot normalisht i kemi komshinj, mund te them me bindje jane njerez bujare,te dashur te dhimbshem e me nje dialekt te embel sic kane shpirtin.
Mu duk sikur degjova,Nen Reten,duke fol,ashtu e thirrnim. :))
Tani metropolet jane zhurmues,te lodhshem,nuk flejne kurre,por ama jane zemra dhe promotri i zhvillimit te nje vendi.Keshtu qe Tiransit,le te jene krenare per kete.Ju takon!
 
Cdo kush e dashuron vendlindjen e ti.
Dhe keshtu duhet te jete.
Une kam lindur ne nje fshate ne alpet shqiptare,per mua vend me te bukur bota ska.
Peng i shpirtit,drite e endrrave feminore,ku ne cdo deshire shpirti prehet atje.
Pjesa e pare e shkrimit me dritheroj,me futi ne kujtimet e para kur erdhem ne Tirane aso kohe,lagjia ime kishte shumucen Tirons me te cilet akoma e sot normalisht i kemi komshinj, mund te them me bindje jane njerez bujare,te dashur te dhimbshem e me nje dialekt te embel sic kane shpirtin.
Mu duk sikur degjova,Nen Reten,duke fol,ashtu e thirrnim. :))
Tani metropolet jane zhurmues,te lodhshem,nuk flejne kurre,por ama jane zemra dhe promotri i zhvillimit te nje vendi.Keshtu qe Tiransit,le te jene krenare per kete.Ju takon!

Ua Nevi, si padashje me preke vertet me kete qe ke shkruar!🥰
 
Nga Teona Bushati:

Tirana asht locke! Shume prej nesh ketu jena shkollu, ketu kena fillu pune per her t’pare, ketu kena lind femijet e po i rrisim, ketu kena ble shpite, Shtepi e dyte na asht ba Tirona! Te drejten me thane kur kam kene ma e re , m’vite gjithmone pak inat pse Shkodra nuk vazhdoi me kene kryeqender. “Asht e vetmja qe e meriton”, -i thoshe miqve, me vetlla t’ngrysme ne diskutim! . Por tash, mbasi s’asht Shkodra, shume mire qe asht Tirona! , Qytet asokohe i vogel , i amel, me shtepi qerpiqi, me njerez te dashtun, me kulture komunikimi, qe t’perkdhelin me fjale e me gaz ne sy! Tirona u ba si toka e premtume dhe e zbulume, si Amerika per shqiptaret, qyteti i mundesive te medha ! E si mos me e dashte Tironen e njerzit e saj bujar! ♥️
 
Nga Teona Bushati:

Tirana asht locke! Shume prej nesh ketu jena shkollu, ketu kena fillu pune per her t’pare, ketu kena lind femijet e po i rrisim, ketu kena ble shpite, Shtepi e dyte na asht ba Tirona! Te drejten me thane kur kam kene ma e re , m’vite gjithmone pak inat pse Shkodra nuk vazhdoi me kene kryeqender. “Asht e vetmja qe e meriton”, -i thoshe miqve, me vetlla t’ngrysme ne diskutim! . Por tash, mbasi s’asht Shkodra, shume mire qe asht Tirona! , Qytet asokohe i vogel , i amel, me shtepi qerpiqi, me njerez te dashtun, me kulture komunikimi, qe t’perkdhelin me fjale e me gaz ne sy! Tirona u ba si toka e premtume dhe e zbulume, si Amerika per shqiptaret, qyteti i mundesive te medha ! E si mos me e dashte Tironen e njerzit e saj bujar! ♥️
Eh masi nuk eshte Shkodra pra lol
 
Se ina tironas mer tate 🤣
Phaaa si mduket vetja kur flas letrarshe 🤦‍♂️
Tironcit nuk flasin letrarshe. Kane dialektin e tyre.
 
Ne cilen kategori futet gjuha e tironasve?
Ne dialektin e Tiranes. E folur nga ata qe rriten ne tirane. 😄
Ben pjese ne te folmen e gegerishtes jugperendimore.
 
Dheeee une jom tironce😍
Lind joo, por qe kam jetu me vite dhe kam gjysmen e zemres atje☺️
 
PSE DUHET ME FOL M’DIALEKT?

Dialekti osht rronja e gjithsekujt. Prej aty merr kuptim egzistenca cilitdo pri nesh. Me fol m’dialekt nuk osht mrapametje, si trumpetisht jon përpjek me na ul vleftat. Me fol m’dialekt osht me u ni rehat m’shpi tate. Aty ke foleja qe u ka nërtu brez mas brezi pri të parve. Me i llaf të nihesh lirshëm duke fol m’dialektin tat. N’qoftse do me qen vetvetja mun ta bosh kyt gjo vetëm duke fol n’gjuh t’nonës. Do me i thon gjalpit tlyn si i ka pas thon nona jote? Thuje ne mos e vrit menien se x apo y do menojn se qeke komplet jasht serie. Kur je në gjinin familjar e shoqnor duhet me fol n’at dialekt të omël, sepse osht nër tiparet e vetme puth na ka met akoma.

Shum gjona t’qytetit ton jon shkatrru… n’nji rrug pa kthim! Mo s’pakut le të rujm dialektin. Kur nigjoj dy tironas midis tyne qe nuk preferojn me fol m’dialekt, osht isoj sikur nigjoj dy shqiptar qe kon ardh s’ka nji vit mes t’Amerikës, dhe nuk preferojn me fol shqip por, onglisht. Me fol m’dialekt osht të bosh rezistenc për me mrojt trashigimin kultnore t’nji komuniteti qe i kon zbarku mija e mija persona dhe nji qyteti qe sot i kalon nji milion banor. Vetëm duke e fol dialektin munena me shiju krejt nuancat e jetës dhe vetëm duke e rujt kët pjes të idenditetit ton do munena me jetu të qet shpirtnisht me veten. A menoni se Roma do kishte lezetin qe ka n’qoftse venalit s’do ta folshin mo at dialektin e tyne roman? Njisoj, ene Shkodra s’do t’kish lezet pa at dialektin shkodron. Pranej ene Tirona kurr s’ka me qen Tiron n’qoftse ne s’e folim bukur e pastër dialektin ton t’pasun.
Le t’i rujm krejt kto vlefta qe me mun të modh i kemi trashigu dhe i kemi pru t’gjalla gjer sot.
13939519_1728116204071720_6455969934891615433_n.jpg

Nga Marsida T. Najdeni
Burimi: Tirona/fb
 
Redaktimi i fundit:
Cke ti se gjirokastrite je jo tironse 🤣

Pastaj un thash letrarshe n'pergjithsi se un tiroshe sdi 😊
dhe thuhet tironc , se tu ngriten kta tironcit me brekushe e ti plasen pelevreket surratit lool

tirons i themi ne na jugu lool
 
:rolleyes:
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top